Vendimi për Ish-Ministrin Saimir Tahiri, i ftuar Artan Hoxha

20 Shtator 2019, 14:56

TIRANE-Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se vendimi për dënimin ose jo të Saimir Tahirit sot ndanë një epokë. Ai ishte kritik ndaj prokurorisë kur tha se dosja nuk ka fakte që mund të gozhdojnë ish-ministrin.

"Problemi është që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin, nuk është i lehtë, jo sepse është cështje gjyqësore e jashtëzakonshme, është bërë një vendim i cili pritet me shumë këshëri dhe është bërë i vështirë, sepse duket se sot do të ndahet një epokë.

Duket se do të kalojmë nga pandëshkueshmëria në ndëshkueshmëri dhe kjo është motoja e lëvizjes së opozitës dhe në rast se do të kemi një dënim, nuk ka rëndësi masa, për opozitën do të ishte ndëshkim për shumicën e majtë dhe kryeministrin dhe nëse nuk do të kemi dënim, opozita do të ketë mundësi të sulmojë Ramën.

 Vendimi i sotëm është vetëm shkalla e parë, por ky gjykim bëhet mbi bazën e provave dhe jo mbi bazën e asaj që është bërë dhe aluduar.  Vendimi i sotëm është mbi prova dhe jo mbi cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016. Treshja e gjyqtarëve sot te Krimet e Rënda nuk do të vendosë për cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016, por mbi provat e prokurorisë" tha ai.