Vettingu në politikë, Braçe: Basha vrau 4 njerëz, kërkon të shmangë drejtësinë e re

6 Shtator 2018, 19:32 | Përditesimi i fundit: 2018-09-10 07:35:21

TIRANE-Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Erjon Braçe deklaroi në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se kryetari i PD, Lulzim Basha me propozimin për vettingun në politikë kërkon të shmangë drejtësinë e re nën mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare. Sipas Braçes, propozimi i Bashës e përjashton drejtësinë e re nga ky proces. Ai tha se kryedemokrati vrau katër njerëz të pafajshëm në bulevard, referuar protestës së 21 janarit të 2011 dhe se ka një akuzë të ngritur që ende nuk është gjykuar, prandaj duhet të largohet nga politika.