Vettingu në politikë/ Fatmir Mediu në '45 minuta': As unë nuk e di se kush do ta bëjë

18 Shtator 2018, 20:34

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e '45 minuta' ka folur mbi temën më të fundit që po diskutohet nga politika shqiptare ajo e Vettingut në politikë. 

Sipas Mediut, as ai vetë nuk është i qartë se kush do ta bëjë Vettingun dhe po pret që juristët që do të merren me këtë proces do ta iluminojnë.  

Qarkullon në PD se kush do ta bëjë vettingun?

As unë vetë nuk e di. Pres se të më ndriçojnë juristët.

Fatmir Mediu

Më tej Mediu ka folur edhe mbi bashkimin e PDIU në koalicionin opozitar. Sipas tij, afrime të reja janë gjithmonë të mirëpritura por Mediu theksoi se nuk duhet humbur partia PBDNj e Vangjel Dules pasi shumica e çamëve janë pjesë e elektoratit të partisë së tij.

INTERVISTA E PLOTË:

Asnjë hapsirë? Si e mendoni ju?

Është ide e mirë dhe e drejtë. Parlamenti të ketë përfaqësues të qytetarëve dhe jo të krimit. Ka një deformim të Kushetutës. Është deformuar edhe vullneti i qytetarëve. Jo gjithmonë është e mundur me votë kur procesi është i manipuluar. Por vetëm qytetarët mund të bëjmë një spastrim të klasës politike.Basha përmendi disa elementë. Nesër do të hyjmë në një proces Vettingu. Gjithë shqetësimi im është se kush janë stukuarat që do të përcaktojnë që do të kontrollojnë kontaktet e papërshtatshme? Unë se kam të qartë por është diskutuar vetëm nga ana Kushtetuese. Janë disa elementë që duhen parë me realizëm.

Kush do ta bëjë Vettingun? Cilët janë këto institucione? Dhe a duhet ta çojmë në Venecia?

Edhe Venecia ka vlerën e saj. Por të paktën në parim ai do të pranohet. Gjithmonë ngelet për mënyrën e implementimit. E vetmja mënyrë është spastrimi me mbështetje popullore. I largon vetëm populli personat e inkriminuar. Në 2005, 1200 banditë shkuan pas hekurave për të ppasturar korrupsionin. Një realitet korruptim dhe kriminal. Qytetari duhet të kuptojë se ku e ka rolin e vet. Ne si opozitë kemi histori suksesi. Histori pozitive. 2001-2005 ne ndërtuam një raport me ndërkombëtaret për t’u treguar se zgjedhjet u vodhën. Arritëm një nga rezultatet më të mira siç ishin zgjedhjet e 2005.

Qarkullon se kush do ta bëjë vettingun?

As unë vetë nuk e di. Pres se të më ndriçojnë juristët.

Programe të tjera

Shiko të gjitha