Vijon protesta e studentëve, i ftuar pedagogu Adriatik Lapaj

14 Dhjetor 2018, 13:51

Pedagogu Adriatik Lapaj i ka cilësuar kërkesat e studentëve, të cilët po protestojnë prej tetë ditësh para godinës së Ministrisë së Arsimit  tërësisht të drejta dhe të pandikuara që sipas tij,  vetëm e ndihmojnë interesin publik të vendit,pasi sipas tij, sistemi aktual arsimor ka nevojë për një reformim rrënjësor. 

 Ndërsa studentët kanë vazhduar sot ditën e tetë të protestës, duke vazhduar të kërkojnë me vendosmëri plotësimin  e kërkesave të tyre për përgjysmimin e tarifave studimore dhe e kushteve të mësimdhënies, pa pranuar të dialogojnë me Kryeministrin Edi Rama nëse nuk plotësohen 8 prej pikave të vendosura si kusht prej tyre. Duke komentuar situatën e krijuar dhe dinamikën e ditëve të fundit të protestës pedagogut Adriatik Lapaj në emisionin “45-Minuta të gazetarit  Denis Minga, u shpreh  se lëvizja studentore ka ardhur si një nevojë shpirtërore, për të ndryshuar rrënjësisht modelin e funksionimit të sistemit arsimor, për t’i dhënë atij përfundimisht të drejtën e meritokracisë.

    No videos found.