Vokshi: Basha të përballet në Kuvend me Berishën! Po ofrohen vende pune për demokratët që mos mbështesin Berishën

12 Nëntor 2021, 19:32

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha sot në ‘Kontrast’ se Sali Berisha e mbështeti Lulzim Bashën në fushatë me qëllim që të fitonte Partia Demokratike. Ajo u shpreh se është dëshmitare që Sali Berisha s’ka pasur rol vendimmarrës në PD dhe se çdo vendim është marrë nga Lulzim Basha dhe strukturat.