Vrasja e policit në Kosovë, Çollaku për ‘5 Pyetjet’: Agresion ushtarak, Vuçiç synonte ankesimin e pjesës veriore të Mitrovicës

25 Shtator 2023, 22:42

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë pasi u qëllua nga bandat serbe. Sipas Çollakut, ky ka qenë një agresion ushtarak që kishte si qëllim që të aneksohej me paramilitarë të Beogradit pjesa veriore e Mitrovicës.