Vrau gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, ish-avokati i Elton Metës tregon si prokurori e gjykatësi e shpëtuan atë nga burgu një vit më parë: Ishte shumë mirë, ata e 'bënë' të sëmurë mendor

13 Shtator 2021, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2021-09-13 17:49:38

Ish-avokati i Elton Metës, Kujtim Cakrani, ka treguar në "Pa Gjurmë" të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor, edhe pse ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Avokati thekson se vendimin e gjykatës për ta shtruar 31-vjeçarin në spital, ata e ankimuan, vendim për të cilin nuk ishin dakord as familjarët e autorit të krimit të rëndë. Por thekson se kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga drejtësia.