Vrau gruan, ish-avokati i Elton Metës: S'ishte i sëmurë, kërkova burg/ Babai mohon dhunën e ushtruar

13 Shtator 2021, 17:42

Bashkim Meta, babai i Elton Metës përcolli live ngushëllimet për familjen e ish-nuses 23-vjecares së ndjerë, por nuk dha asnjë sqarim për ngjarjen e rëndë, duke mohuar dhunën e ushtruar ndaj viktimës nga i biri vrasës. Menjëherë pas deklaratës së babait, të 31-vjecarit Elton Meta ’Pa Gjurmë’ lidhet live me ish-avokatin e tij Kujtim Cakrani. Duke folur për dinamikën e ngjarjes që kur në shtator të vitit 2020, 31-vjeçari, me kallashnikov në duar, shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes duke kërcënuar se do të vriste veten e duke terrorizuar atë dhe familjen, tha se pavarësisht kësaj, ai ia hodhi lehë, duke qëndruar vetëm 6 muaj në spitalin e burgut të Zaharisë. Cakrani shton se ata kërkuan që ai Eltoni të dilte nga spitali i burgut, pasi nuk ishte i sëmurë, duke shtuar se nëse prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, nuk do e shpallën 31-vjecarin të sëmurë mendor, por do ta linin në burg nuk do të kishte ndodhur vrasja. Sot, Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes, sëbashku me vajzën 3-vjecare, por ish-bashkëshorti Elton Meta, ia mori jetën pabesisht mbrëmjen e 10 shtatorit.