16 vite nga humbja e Artur Carës nga Elbasani mbërrin dëshmia e parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Asokohe një 9-vjecar, Arturi u zhduk nga tregu i qytetit, ndërsa shiste qese plastike bashkë me të vëllanë e tij më të madh Blerimin. Të dy dolën në punë si çdo ditë dhe lanë takim mesditën e 7 korrikut të vitit 2004, por Arturi nuk u takua me të vëllanë duke humbur çdo gjurmë të tij. Dëshmia që mbërriti pasditen e kësaj të enjte, në ’Pa Gjurmë’ hedh dritë mbi detaje të asaj ditë, kur Artur Cara është kontaktuar nga një burrë i bëshëm me mustaqe, i veshur me uniformë policie. Ky përshkrim vjen nga i pari dëshmitar okular, i cili e njihte Arturin, ndërsa takoheshin bashkë në të njëjtin treg të qytetit të Elbasanit. Ai ka pranuar të flasë për herë të parë rreth asaj dite, ndërsa në dëshminë e tij shton se i njëjti person u kishte kërkuar të dy djemve ta ndihmonin për të ngjitur ushqimet në banesën e tij. Në këtë bisedë telfonike bërë me gazetaren Odeta Dume dëshmitari thotë se ai vetë nuk kishte pranuar, ndërsa Arturi fillimisht kishte hezituar, por pasi burri i panjohur i kishte ofruar shumën prej 10.000 lekësh kishte hypur në makinën tip ’Fuoristradë’. Dëshmitari: A do vish me xhaxhin i tha, t’i çojmë deri tek shtëpia dhe të sjell xhaxhi prapë ? Ishte një person me uniformë policie me makinë tip ’Fuoristradë’, një përson me mustaqe. Ne të dy ishim bashkë dhe nuk ndaheshim nga njëri-tjetri. Na tha të dyve a do vini me xhaxhin t’ju jap nga 10.000 mijë lëkë dhe ju sjell prapë tek markata ? Arturi ngaqë ishte i vogël u gënjye me lekët. Në darkë mora vesh se djali nuk ishte rikthyer më, kur e pashë nëpër lajme që kishte humbur. Odeta Dume: Dhe ku e kishte banesën ai person ? Dëshmitari: Nuk e mbaj mend me thënë të drejtën. Arturi në fillim refuzoi të shkonte, por kur pa 10.000 lekëshin aty u gënjye Odeta Dume: Ju kujtohet çfarë ngjyre ka patur ’Fuoristrada’ ? Dëshmitari: ’Fuoristrada’ ka patur ngjyrë të bardhë, si në ngjyrë qumështi pak a shumë Odeta Dume: Në atë kohë, ju keni qenë i vogël, por mundët ta identifikonit atë person ? Dëshmitari: Atëherë kam qenë i vogël, vetëm kaq mbaj mend, makinën ’Fuoristradë’, uniformën e policisë dhe ishte me mustaqe Odeta Dume: E kishit parë këtë person ditë tjetër tek markata, apo ishte hera e parë që e shihnit ? Dëshmitari: Këtë person ishte hera e parë që e shihja. Se në atë kohë vinin shumë policë që merrnin ushqime dhe ne u shërbenim, ndaj nuk i kushtonim shumë rëndësi. Ai person ka qenë pak i shëndoshë me pak bark, rreth moshës 45-50 vjeç, më shumë jo. Dyshimi i familjarëve mbetet ajo e pistës së rrëmbimit. Me flokë të zeza dhe sy të zinj, me një djegje në faqen e djathtë, një nishan në anën e majtë të shpatullës dhe një tjetër në anën e majtë të vetullës, janë këto shenjat dalluese të Arturit i cili sot është 25 vjeç. As fotot e tij të shpërndara në të gjitha pikat kufitare të vendit, as hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit apo shpallja si i humbur dhe kërkimi nga Interpoli nuk kanë gjurmë. Deri në vitin 2013, dosja e Artur Carës mbeti në hije për policinë, derisa vetë babai i tij Jakupi bëri një deklaratë publike ku shprehte dyshime për pedofilin e sapo arrestuarit Ardian Prrenjasi, se mund të kishte qenë ai personi, që kishte rrëmbyer djalin. Prrenjasi ishte kapur nga policia sepse dyshohej si abuzues seksual dhe vrasësi i një fëmije tjetër. Këto dyshime nuk u arritën të provoheshin sepse Prrenjasi nuk e pranoi të kishte lidhje më zhdukjen e Arturit megjithëse rezultoi se ai njihej me familjen Carja.
Zbardhet dëshmia për 9 vjecarin e zhdukur:Burri me Fuoristradë e hipi në makinë, e gënjeu me ca para
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
