Zbulohet shtëpia e heroinës në mes të Tiranës,dyshohet se e frekuenton i humburi Maradona

7 Dhjetor 2021, 18:33

Moti i keq dhe errësira nuk na favorizuan që të futeshim brenda ndërtesës ku dyshohet se banon 32-vjeçari nga Gjirokastra, Maradona Ibrahimi, apo të vazhdonim kërkimet tona në atë zonë. Megjithatë stafi ynë vijoi një ditë më pas misionin për të rënë në gjurmët e Maradonës, duke pyetur sa më shumë dëshmitarë nëse kishin informacione për të. Djali që i përkiste komunitetit rom dhe që kishte njohje me Maradonën, deklaroi se kishte 2 muaj pa e parë, duke hedhur dyshime se kishte përfunduar në burg, mirëpo pas informacioneve që morëm në rrugë institucionale, na u tha se personi që ne kërkojmë, pra Maradona Ibrahimi, nuk rezulton të jetë I arrestuar dhe pas hekurave. Dëshmitë për 32-vjeçarin nga Gjirokastra vijuan, ndërsa bazuar në deklaratën e djalit endacak, i cili tha se ai bashkë me miqtë e tij përfshirë këtu edhe Maradonën, konsumojnë lëndë narkotike në ndërtesën dy katëshe, na nxitën të futeshim Brenda saj. Ajo çfarë pamë atje ishte vërtet drithëruese…