Po çfarë u shkrua asokohe në vitet 2003-2004 për blerjen e një fëmije shqiptar nga cifti kalabrez me mbiemrin Borrelli, që jetonin në Catanzaro. Mediat italiane si La Republica, por edhe Los Angeles Times që citonin po mediat italiane flisnin për detaje të njëjta mbi këtë histori. Ata blenë një fëmijë tre vjeçar duke i paguar dhjetë milionë lireta të vjetra një bande shqiptare, e cila nga ana e saj e kishte “blerë” nga çiftit shqiptar më shumë fëmijë Kujtim dhe Fatmira Bonjaku, në këmbim të një televizori. Kjo orendi mbërriti vërtetë në famije sikundër e pohon në emisionin Pa Gjurmë edhe një nga vajzat e ciftit shqiptar. Cifti italian në Catanzaro, ranë në pranga ndërsa gruaja u gjurmua pas një tentative arratisjeje bashkë me fëmijën. Mediat italiane bënë me dije se nën hetim ishin përfshirë policë dhe agjentë të shërbimeve në Shqipëri, bashkëpunëtor në trafikimin e fëmijës. Në këtë shkrim që mban datën 27 shtator 2003, shkruhet se Angelo Borelli, 69 vjeç, banues në provincën e Catanzaro, u arrestua atë mëngjes nga policia e Pescara-s, ndërsa gruaja e tij, Iole Rodio, 57 vjeç, tentoi të arratisej me fëmijën por u ndaluan nga policia, jo shumë larg komunës së Catanzaro ku u arrestua bashkëshorti i saj. Sipas aktakuzës, çifti kishte blerë djalin me emrin Oracio në vitin 2000 në Shqipëri, përmes organizatës kriminale të kryesuar nga Besim Metani, i arrestuar më 4 prill të 2003. Fëmija i ishte shitur organizatës, pa e ditur nëna, nga prindi tjetër, në këmbim të një televizori. Pagesa është bërë me një transfertë bankare dhe fëmija është shoqëruar në Itali, nga Durrësi në Bari, nga bashkëshortja e Metanit, Teuta dhe nga vetë Borelli. Më pas, çifti falsifikuan disa dokumente për ta regjistruar fëmijën si fëmijë të tyre. Hetimi i kryer nga policia e Peskarës shkatërroi këtë organizata shqiptare, përgjegjëse për sjelljen e të paktën 67 fëmijëve në Itali. Sipas të dhënave thihet se fëmija do t'i dorëzohej shërbimeve sociale në vitin 2003. Me rastin e Oracios, mediat e huaja në vitin 2003 flisnin për shifra të frikshme mbi trafikimin e fëmijëve shqiptarë në një hark kohor prej 13 vitesh që nga rënia e komunizmit. Rreth 6,000 fëmijë të pashoqëruar ishin larguar nga Shqipëria për në Greqi dhe Itali në rrethana të dyshimta. Pasi dilnin nga kufijtë shqiptarë, shumë prej fëmijëve zhdukeshin në botën e errët të trafikantëve. Askush nuk e di se sa prej tyre kanë rënë viktima të të rriturve, përfshirë tutorët, të cilët i detyrojnë të punojnë pa pagesë. Ndërsa e gjitha kjo ndodhte për shkak të kushteve ekonomike në një vend të varfër si Shqipëria. Të paktën referuar shkrimit që mban datën 11 tetor 2003, në La Republica cifti Italian patën deklaruar se e gjitha kjo ishte bërë për t’i dhuruar lumturinë fëmijës dhe për ta nxjerrë nga varfëria ku jetonte. Madje në atë kohë u bënë jo pak përpjekje që Oracio shqiptar apo Tommmas sikundër u qujat në Itali t’u kthehej prindërve birësues kalabrianë ose në famullinë e Don Edoardo-s në Isola Capo Rizzuto, ku Tommas ishte rritur, deri në moshën 7 vjecare ku kishte ndjekur edhe shkollën. Por që nga ai moment nuk dihet fati i djalit në kërkim të të cilit janë sot dy motrat e toj Ambra dhe Elvira Bonjaku.
Zbulohet skandali për familjën Bonjaku/Fëmija nuk u birësua,u trafikua në Italia
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53

