Zgjedhja e presidentit, Spiropali në 'Report Tv': Duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar, Basha nuk ka tiparet për të qenë kreu i shtetit! PD është marrë peng dhe po e çojnë për skrap

28 Mars 2022, 19:54

E mandatuara e Partisë Socialiste për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, Elisa Spiropali, thotë se ai që do të zgjidhet duhet të përfaqësojë frymën e një uniteti dhe të ketë interesin kombëtar dhe qytetar primarin. Kështu deklaroi në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali, ndërsa u pyet edhe lidhur me Lulzim Bashën, ku u shpreh se ai nuk përkon me identikitin e Presidentit që po kërkohet.