Zhduket para një jave,flet vetë e humbura:Gjithçka e sajova për dashurinë

29 Nëntor 2021, 17:56

"La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri në Elbasan", ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend...të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit, 26-vjeçares nga Durrësi, duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete. Aureta e kishte një arsye të fortë, ndihej e braktisur, nuk kishte asnjë mbështetje, dhe Lulzimi, i dashuri i saj, i kishte hapur dyert e shtëpisë, i dha dashurinë që i mungonte, por e braktisi sapo mësoi të vërtetën që Aureta i druhej t'ia thoshte, që ishte në prag divorci dhe nënë e 2 fëmijëve. Në martesën e parë i vdiq burri, në martesën e duroi dhunën për 7 vite, e ndërsa në lidhjen e tretë që kishte krijuar mori fund sepse Lulzim nuk e pranonte ashtu siç është. Sot në studion e Report Tv, në emisionin "Pa Gjurmë", Aureta ka zbuluar historinë e saj të trishtë, të gjithë vështirësitë që ka kaluar e ku duket se jeta nuk është treguar aspak bujare me të.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha