Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet

19 Nëntor 2021, 20:05

Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor. Ndërkohë, Tre qytetarë  kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për emisionin 'Pa Gjurmë’ në Report Tv pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër.