Debaton me nusen e djalit zhduket nga banesa në Lushnje 67-vjeçarja. Rabushe Daja rezulton e humbur që prej 30 janarit të këtij viti. Ajo jetonte sëbashku me mbesën dhe nusen pasi djali kishte ndërruar jetë 20 vite më parë nga një aksident. Në një lidhje me viber nga Italia për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv e bija Merita Daja pohoi se kunata e saj ia kishte mbajtur të fshehur për 6 ditë me radhë humbjen e nënës. Ajo dyshon se diçka e keqe ka ndodhur me 67-vjeçaren, pasi në bisedën e fundit, ajo nuk ndjehej mirë nga ana shëndetësore. Askush nuk din të thotë me siguri sesi ka mundur të largohet nga banesa e moshuara, sepse familjarët nuk kishin marrëdhënie të mira me nusen e shtëpisë. ’Unë dyshoj se nëna është larguar më 29 janar në mbrëmje dhe jo në 30 janar, siç ka pohuar nusja dhe diçka ka ndodhur në atë shtëpi. Kam folur me nënën në telefon të mërkurën e 26 janarit dhe më tha se kishte probleme me dhëmbët dhe sapo kishte pirë një ilaç.Të nesërmen në mëngjes kushëriri e kishte gjetur në kasollen jashtë shtëpisë, ku kishte ndezur një zjarr dhe ngrohej e vetme. Kërkova ta dërgonte në spital, por nuk e kishte bindur dot. Pak ditë më pas mësoj po nga kushëriri që mami kishte 6 e humbur. Ajo jetonte me nusen dhe mbesën, pasi vëllai ka ndërruar 20 vite më parë. Nuk shkonte mirë me nusen e shtëpisë, madje as unë nuk kam kontakt, ndaj nuk e di sesi nëna ime është larguar. Nuk dua të akuzoj njeri, por dikush e din të vërtetën. Nuk e di pse më njoftuan me vonesë. Kur kushëriri kishte shkuar në dhomën e mamit i kishte gjetur të gjitha sendet personale të vendosura me rregull. Unë dyshoj se ka ndodhur diçka’- u shpreh e bija nga Italia Rabushe Daja nga Karbunar e Madhe doli nga banesa herët në mëngjes me dy çanta ne duar, duke u drejtuar në rrugën kryesore. Kjo nuk është hera e parë që 67-vjeçarja lëvizte e vetme nëpër qytet dhe shpesh shkonte në varrezat e qytetit ku prehej djali i saj. E mbetur fillikat, Rabushe Daja prej afro dy vitesh kurohej me sklerozë, ndërsa nuk kishte askënd të kujdesej për të. Në momentin e fundit, kur ajo mësohet të ketë dalë nga shtëpia, ka qenë e veshur me të zeza, ndërsa flokët e thinjura i ka të kapura bisht. Nisur nga këto detaje që u përcollën në studion një numër i madh telefonatash mbërritën live, teefonata të cilat lokalizuar një vendondodhje të mundshme të 67-vjeçares në disa zona të Tiranës. ’Jam e bindur që këtë zonjë e kam sot paradite tek ’Pazari i Ri’ këtu në Tiranë. Dukej e hutuar dhe dikush e pyeti nëse kishte ngrënë diçka, pasi ishte e lodhur dhe e zverdhur në fytyrë’-tha dëshmitarja ’E kam parë dje në lagjjen ’5 Maji’ në Tiranë dhe kam biseduar me zonjën në fjalë. Ajo mbante dy çanta plasmasi në dorë, njërën prej të cilave e kishte me rroba. Flokët i kishte të kapura pas koke dhe ecëm bashkë afro 100 metra. Nga e folura ishte nga Lushnja’,- pohoi një tjetër dëshmitare Të tjerë flisnin për të njëjtën zonjë të ngjashme me Rabushe Dajën e cila është parë dy ditë e fundit në zonën e ’Medresesë’, në rrugën ’Ferid Xhajko’, zona të cilat po verifikohen nga stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ për të mësuar nëse bëhet fjalë për 67-vjeçaren.
Zihet me nusen e djalit,zhduket e moshuara në Lushnje/E bija:S’më treguan për nënën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54
