Alibeaj: Berisha nuk iku realisht në 2013! Reagimi ynë atëherë do duhet të ishte më i fortë

4 Maj 2023, 23:57

Enkelejd Alibeaj e ka pranuar që në 2013 Sali Berisha nuk ka ikur nga PD-ja, pasi dha dorëheqjen, por ka qenë gjithmonë aty. E për këtë e pranon se reagimi aso kohe kundër këtij vendimi, nuk ka qenë i duhur.  

“Berisha kur tha në 2013 do iki, do duhet realisht të ikte, sepse kështu bën një njeri burrë shteti. Reagimi do duhet të ishte më i fortë dhe intesiv, por do duhet të kuptojmë diçka që është një proces”, tha ai.