Alibeaj tregon nëse do garojë për kryetar të PD-së pas 14 majit

5 Maj 2023, 00:22

Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur që të mos japë një përgjigje konkrete nëse do të garojë për kryetar PD-je pas 14 majit. Sipas tij, sfidë më e rëndësishme është ruajtja e Partisë Demokratike dhe e së djathtës.  

“Jam i fokusuar te ruajtja e PD dhe pas fushatës zgjedhore”, tha ai.  

Në këtë kuadër, e konsideron 14 majin, si kohën ku do të përcaktohet më së miri e djathta e Shqipërisë dhe prandaj ka një mesazh për shqiptarët.  

“Shqiptarët e ndershëm, për patriotët, për shqiptarët jashtë shqiptarisë ky është momenti për të krijuar të djathtën, që është moderne, ndaj në këtë sfidë të madhem janë të ftuar të gjithë”, përfundoi Alibeaj në Report Tv.