-
VIDEO
Rama në Samitin e Demokracisë organizuar nga Biden: Ndihma e SHBA jetike për aspiratën demokratike
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Demokracisë, organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
-
VIDEO
Kuvendi/ Mes debateve, Denar Biba zgjidhet me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet edhe borxhi prej 60 mln euro për përballimin e luftës kundër COVID
Pavarësisht debateve dhe pretendimeve të PD për parregullsi në votim, Denar Biba u zgjodh sot me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Po ashtu Kuvendi miratoi edhe marrjen e 60 mln euro borxh për përballimin e luftës kundër COVID.
-
VIDEO
Votohet në Kuvend, Denar Biba zgjidhet kryetar i Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet edhe borxhi 60 mln euro për pandeminë
Pak ditë pasi mori miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës, ish-kreu i KQZ Denar Biba ka marrë besimin e seancës plenare. Ai mori 72 vota pro dhe zëvendëson në krye të Autoritetit të Konkurrencës Luljana Latifin.
-
VIDEO
Debat në Kuvend/ PD: Votimi për Denar Bibën i pavlefshëm, fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve tanë
Partia Demokratike akuzon strukturat e Kuvendit se kanë organizuar një votim të parregullt për kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.
PD pretendon se fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve të saj, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, siç e thotë rregullorja.
Anëtarët e PD në këtë sekretariat Flutura Açka dhe Saimir Korreshi kanë thënë se firmat e tyre mungojnë, ndaj votimi është i paligjshëm.
-
VIDEO
'Grushti' i madh amerikan në fytyrën e Berishës pas 'non grata-s', Escobar në Tiranë: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington! Mezi presim të vijojmë bashkëpunimin
Një tjetër 'grusht' i madh amerikan në fytyrën e Sali Berishës, për përpjekjet e tij për të rimarrë Partinë Demokratike. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, e ka shprehur qartë mbështetjen ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha.
-
VIDEO
Escobar mbështeti Bashën, Nesturi: Ftesa për në Uashington, konfirmim se SHBA do të punojnë me të! Kongresi i Berishës, thjesht spektakël për të demonstruar forcën
"Simbolizëm i qartë" i konsideroi analisti Plator Nesturi deklaratat e Gabriel Escobar ditën e sotme pas takimit me kryedemokratin, i cili tregoi hapur se për SHBA, pavarësisht përpjekjeve të Berishës, Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend.
-
VIDEO
Takimi me Escobar, Basha: Lufta kundër korrupsionit, kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria! Po planifikoj vizitën për në Uashington
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa foli pas takimit me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se interesi i PD është pikërisht lufta kundër korrupsionit, angazhim i marrë edhe nga aleati strategjik i vendit tonë. Basha mirëpriti ftesën e Escobar për vizitë në Uashington, teksa tha se po e planifikon atë së shpejti.
"Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot përfaqësuesin e lartë të SHBA. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA është dhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë, ajo për të cilën PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se çdo gjë tjetër këto8 vite. Te ligji për SPAK dhe BKH, iniciativa për vetingun e politikanëve, dëshmojnë se PD ka qenë dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit që është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria sot. Betejat e PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohim një rikthim në SHBA në Ballkan dhe Shqipëri të një beteje që e kemi luftuar prej vitesh. Diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit në vend edhe në Rajon. Bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë integritetit territorial të Kosovës. Në këtë qëndrim që paraqita kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të Escobar, Diskutuam edhe për ecjen përpara të drejtësisë, ku kyç është dënimi i politikanëve të korruptuar. Çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve non grata ishin pjesë e diskutimeve ndërsa për vendimet e departamentit të shtetit do të dëgjoni nga vet Escobar. Ftesë për në Uashington e mirëpres dhe padiskutim po planifikoj një vizitë për në Uashington ", tha Basha.
-
VIDEO
Braçe kritika deputetëve: 99% s'respektojnë rregullat anti-COVID, po japim mesazh të gabuar! Pandemia mund ta fusë ekonominë në rrugë pa krye
Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar me kritika të ashpra sot deputetëve në Kuvend, ku tha se po japin shembullin më të gabuar për qytetarët duke mos respektuar as rregullat më elementare anti-COVID. Sipas Braçe janë 99% e deputetëve që nuk respektojnë rregullat, teksa tha se po i përçojnë qytetarëve mesazhin se rreziku i pandemisë ka kaluar. Përkundrazi, Braçe shprehet se pandemia mund ta fusë ekonominë e vendit në rrugë pa krye, duke i kërkuar deputetëve që të bëhen edhe pjesë e fustave sensibilizuese për t'i drejtuar qytetarët që të vaksinohet.
"Pa diskutim që qeveria është këtu për ti kërkuar llogari. Po mirë a shkon sikur ta fillojmë nga vetja njëherë? Çfarë kuptimi ka të flasim e përgjërohemi dhe nga ana tjetër të kërkojmë llogari kur 99% që janë këtu në sallë nuk respektojnë as rregullat më elementare të vendosura për përballimin e pandemisë. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk respektohen rregullat. Nuk shkon që dikush të kapi për krahu deputetë et 'i kërkojë respekto rregullat. Problemi është te shembulli që japim. Çfarë po bëjmë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur?Çfarë kërkojmë ne të zbatohen rregullat në një qendër tregtare kur në këtë sallë askush nuk i zbaton. Çfarë kërkojmë ne që të mbahet maska, kur nga këtu i përcillet mesazhi që nuk ka më asnjë rrezik dhe nuk duhet të mbajmë as maskë as distancim social. Çfarë mesazhi përcjellim ne? I themi njerëzve puthuni e përqafohuni, hyni ku të doni, mos mbani asnjë maskë, asnjë lloj distance se nuk ka rrezik. vaksinat janë falas, nuk mjafton që vetëm njëri këtu nga ne të dali të thotë vaksinohuni, por duhej të ishin bërë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për t'u vaksinuar. Me shifrat e vaksinimit, 47.6%C me dozë të parë dhe 42.7% me dozë të dytë, jemi në mes të hallit. E kuptoni që po i vjen prapë radha ekonomisë? Qytetarët duhet të mendojnë edhe për ekonominë, jo vetë për shëndetin. FMN dje vuri theksin te risku numër një që i vjen kësaj ekonomie, pandemia. Pandemia rrezikon të na fusë në një rrugë pa krye sa i përket ekonomisë. Ça do bëjmë, do sillemi sikur nuk ka asgjë, sikur nuk duhet të respektojë asnjë masë? Duhet ët vijë inspektorati këtu të vendosë gjoba? Çfarë morali do japim ne jashtë kur këtu sfidojmë të gjitha rregullat? Do bëjmë teori? Kjo është sëmundje që mundet me disiplinë, jo në mënyrë fakultative, secili sillet sipas dëshirës së vet", tha Braçe.
-
VIDEO
Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nder të ish-Senatorit amerikan, Bob Dole! Kryeparlamentarja Nikolla: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë
Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në seancën e sotme plenare në nder të ish-Senatorit amerikan Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vlerësoi rolin e tij në mbrojtje të lirisë së kombeve.
"Gjatë gjithë jetës së angazhimit të tij publik, ishte mbrojtës i spikatur i kombeve të rrezikuara. Në këtë këndvështrim një mbrojtës i madh i Kosovës. Në nderim të këtij miku të madh të Shqipërisë ju ftojmë të mbani 1 minutë heshtje", tha Nikolla.
-
VIDEO
Audio e rrallë/ Biseda në studion e një piktori që zbulohet për herë të parë! Rama-Berishës: Bjeruni! Ia kthen ish-kryeministri: Auu, bravo ke të drejtë
Një bisedë e rrallë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është zbuluar mbrëmjen e sotme në 'Opinion', si si ndër të paktat raste dyshja, "armike" të përbetuar, bien dakord.
-
VIDEO
8 Dhjetori, 31 vjet më pas përçan PD, çdo të bëjnë Berisha dhe Basha
Emisioni Repolitix trajtoi 8 dhjetorin, ditën e rinisë por që pas 31 vitesh e gjen PD-në të përçarë. Berisha dhe Basha përkujtuan të ndarë sot 8 dhjetorin. Çfarë do të ndodhë tre ditë më pas në Kuvendin e Sali Berishës. Të ftuar dhjetoristët Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, anëtari aktual i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja dhe gazetari Flogert Muça.
-
VIDEO
Bislim Ahmetaj në ‘Repolitix’: Berisha gaboi që vendosi Bashën në krye të PD! Artur Roshi: Ish-kryeministri komunist, s’ka të drejtë morale për të drejtuar PD-në
31 vite më parë më 8 dhjetor kulmoi lëvizja studentore që çoi në themelimin e partisë së parë opozitare në vend. Dita Kombëtare e Rinisë sot, si asnjëherë më parë, i gjeti demokratët të ndarë, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Kjo ishte edhe tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Të ftuar në studio ishin dy dhjetoristët, Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe gazetari Flogert Muça.