• VIDEO

    Lufta në PD me 2 Kuvende, Basha thërret mbledhje 1 javë pas Berishës: Më 18 dhjetor! Ç'punë kanë me Saliun, Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja e Tom Doshi? Po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

    TIRANË- Lulzim Basha duket se ka një zgjidhje  për ta 'shpëtuar'  Sali Berishën nga sikleti ku e ka futur veten me mbledhjen e firmave. Sot kryedemokrati nga mbledhja e Kryesisë ka vendosur që të thërrasë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor, që përkon edhe me themelimin e vetë partisë. Numri një i demokratëve, ka zgjedhur që t'i përgjigjet akuzave të ish-kryeministri në të njëjtën monedhë. Në një kohë kur Sali Berisha e cilëson si "peng të Ramës", Basha hedh akuza të forta duke thënë se Sali Berisha po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, emra që PD-ja i ka sulmuar si të korruptuar e të lidhur me krimin.

    "Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të  jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës. Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër", mësohet të ketë thënë Basha.

  • VIDEO

    ‘Dixhitalizimi i bujqësisë”, Ministrja: Do ngremë treg online për fermerët

    Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë fjalës së saj në Kuvend e vuri theksin te zhvillimi i bujqësisë. Në kuadër të digjitalizimit të bujqësisë, Krifca bëri me dije se do të ngrihet një treg online për fermerët dhe grumbulluesit.

    “400 milion lekë mbështetje për START UP-e për bujqësinë. Sërish për të rinjtë 200 milion lekë për të rinjtë në formën e mbështetjeve të granteve. Krahas fondeve prej 5 milion euro. Do  trajnojmë stafin e arebeve, specifikisht trajnim 1150 gra fermerë do trajnohen. Do ngremë zyrën e eksporteve në ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në shërbim edhe të digjitalizimit të bujqësisë do të ngremë një treg online për fermerët dhe grumbulluesit. Qëllimi rritja e aksesit eficent drejt tregjeve.

    Një aspekt tjetër ka të bëjë me investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit e mbrojtjes nga përmbytja. Duhet të garantojmë prodhimin cilësor vendas, në këtë aspekt përgjegjësia është jo vetëm e ministrisë por edhe e prodhuesve e bizneseve.

    Xhorxh Washington presidenti i parë i SHBA 2 shekuj më parë tha unë nuk njoh asnjë përpjekje në të cilën mund të ofrohen shërbime më te zellshme ndaj një vendi sesa kur përmirësohet bujqësia dhe blegtoria si dhe degët e tjera të punës së fermerit”, tha Krifca.

  • VIDEO

    Ministri i Drejtësisë: Do ngrihet një sistem i ngjashëm me TEAMS për të kontrolluar vizitat në burgje

    Duke prezantuar projektbuxhetin e vitit 2021 për dikasterin e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije se është planifikuar ngritja e një sistemi të ngjashëm me atë të TEAMS, që do të monitorjë vizitat në burgje.

    “Sot këtu në seancë mund të pohoj se vizionet e kësaj qeverie bëhen realitet me këtë buxhet. E tillë është reforma në drejtësi, sot me buxhetin 2022 mbështetja buxhetore shkon në 84 mln euro, ku përfshihen edhe rritje pagat për SPAK dhe BKH. Është viti i tretë që parashikohet rritja e rrogave për punonjësit e policisë së burgjeve. PROJEKTBUXHETI që parashikon rritJe me 98% për agjencinë e rritjes së pronave. Projektbuxheti është për ministrinë e drejtësi 11.78 ,miliardë lek 27 miliardë lek më shumë se pb i viti 202. Duke u nisur siç e kam deklaruar edhe në Komisionin ligjeve, infrastruktura e re në burgun e shugollit do na krijojë mundësinë që burgu i Zaharisië të mbyllet dhe personat të ,marrin ndihmën në një institucion tjetër. Do ngremë një sistem të ngjashëm me sistemin Teams për të kontrolluar vizitat në burgje”, tha Manja.

  • VIDEO

    Kryemadhi: Buxheti 2022 do të shkatërrojë sektorin më të rëndësishëm, bujqësinë! Goditja e tretë për qytetarët, pas tërmetit dhe pandemisë

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se paketa fiskale e propozuar nga qeveria që do të godasë për herë të tre qytetarët. Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se ky buxhet po shkatërron një nga sektorët më të rëndësishëm, siç është bujqësia.

    "Goditja e tretë që i vjen qytetarëve, sot duhet të kishim një paketë që do të përkrahte prodhuesit dhe fermerët, por nuk ndodh kështu, por në këtë paketë ka vetëm kosto. Do godasë prodhimin vendas, u bëj thirrje fermerëve që të unifikohen për të qëndruar dhe për t'u përballur me këtë realitet të hidhur, ne i kemi dëmtuar, por duhet të punojmë shumë më shumë për ta ndryshuar atë se çfarë po ndodh, ky buxhet i përket një kohe shumë të varfër, shkatërron sektorin më të rëndësishëm, ku 52% e shqiptarëve punojnë në bujqësi", tha Kryemadhi.

  • VIDEO

    Manastirliu: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë! Rrisim me 6 % pagat e bluzave të bardha

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Parlament ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2022, tha se qytetarët janë dëshmitarë të ndryshimit si nata me ditën në shëndetësi. Në fjalën e saj Manastiuu tha se është rritur 85% financimi publik për shëndetësinë. Manastirliu tha se do të jetë në fokus pandemia dhe efektet post-Covid-19.

    "Ky buxhet shkon për shtresën në nevojë dhe për të shpejtuar ritmin e transformimit të sektorëve që ndryshimet ende nuk kanë ardhur. Transformimi i sektorit shëndetësor hanë punët që kemi bërë dhe fjalë boshe. Bashkë më rritjen e investimeve ne kemi rritur standardin dhe kjo ka sjellë nevojën e ndërhyrjes cep më cep Shqipërisë.  Do të bëjmë me buxhetin e 2022 do të rrisim 6 % të pagesës së bluzave të bardha që është në vijim të rritjeve që kanë bërë më parë. Buxheti 2022 është mbi 91 mln lekë dhe 63 mln vetëm për shëndetësisë, duke u rritur me 7 mln lekë nga buxheti 2021. 7 mln më shumë për mbrojtjen e jetës së  qytetarëve dhe përballimin e efekteve të COVID dhe vijimin e procesit të vaksinimit. Buxheti 2022 është buxheti më i lartë historik për shëndetësisë, prioriteti ynë që të shërbimet të jenë ë prekshme për shqiptarët", tha Manastirliu.

  • VIDEO

    Akademia e barinjve, Spaho: Nuk po mban më njeri lopë e dele! Në janar do të rritet çmimi i qumështit

    Deputeti i PD, Edmond Spaho nga Kuvendi tha se nuk është problemi tek mungesa e barinjve, por problem është se qytetarët nuk po mbajnë më lopë e dele.  Spaho shprehu shqetësimin, po ashtu për rritjen e çmimit të qumështit pas 1 janarit të vitit 2022.

    Sipas Spahos, grumbulluesve të qumështit u leverdis më mirë ta marrin qumështin nga Serbia, pasi madje u biem më lirë se nga blegtorët shqiptarë.

    ‘Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobanëve. Por problemi i parë nuk është çobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë çmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi.

    320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë.

    Po mirë ky grumbulluesi pse duhet të shkojë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.

    Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.

    Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg

    Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumështit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë. Dhe veç kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend’. -tha Spaho.

  • VIDEO

    Seancë me tensione në Kuvend, Rama-Basha përplasen për buxhetin! Kryeministri: Asnjë sektor i lënë pas dore! Kreu i PD: Po i lë paratë në dorë të klientëve të tu

    Sot në Kuvend diskutimet janë të fokusuara tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

    Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

  • VIDEO

    Rama-Bashës: Kush të beson ty nga këto që ke këtu? Kuvendi ‘shpërthen’ në të qeshura, deputetja i del në mbrojtje

    Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe ironitë në seancë plenare me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Pyetja e tij se kush nga deputetët e tij e beson, shkaktoi të qeshura në sallë, por në mbrojtje i ka dalë Oriola Pampuri, e cila ka replikuar nga vendi.

    Rama: Kujt i besojnë Shqiptarët, ty? Lulzim sa nga këta që ke këtu të besojnë ty, sa, sipas teje, nga ata që ke këtu. Sa janë, që nga radha e parë që po flasim..

    (Kuvendi qesh, ndërhynë Pampuri nga vendi)

    Rama: Po mirë ja një e paske.

    Oriola Pampuri: Po patjetër se më përmend

  • VIDEO

    Lufta brenda PD/ Paloka si pajtues i palëve, përcakton edhe emrat e negociatorëve: Jam gjendur në mes, të zgjidhim konfliktin

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka gjetur një mënyrë se si mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike. Ai propozon negociata.

    "Unë meqë gjendëm në këtë pozicion mes palëve i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njeri-tjetri. Të dyja palët të caktonin nga një person, që mund të ishte Ivi Kaso, dhe për palën tjetër mund të ishte Ervin Minarolli. Mund të ketë edhe të tjerë. Ta çojmë procesin përpara. Kush të dojë të vijë në zyrën time dhe të bëjmë verifikime, me telefon dhe pa telefon si të duan. Ta zgjidhim këtë problem dhe të mos vijojmë kështu. Nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen atëherë i bie që nuk e duan zgjidhjen", tha ai. 

  • VIDEO

    Balla përplaset me Grida Dumën: Sa herë do flasim, hidheni si zhurmues nga vendi

    Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla  ka mbajtur një fjalë për procedurë duke kërkuar që sipas rregullore të gjithë kanë një kohë të caktuar fjale dhe duhet ta respektojnë. Kjo ka sjellë reagimin e deputetes së PD, Grida Dume nga vendi.

    Kjo nuk është pranuar nga Balla e cili ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që të marrë masa se ajo po shkel rregulloren.

    Balla: Ju lutem të gjithë duhet të respektojmë kohën tonë dhe ë mos e tejkalojmë atë.

    (Ndërhynë Grida Dume)

    Balla: Ju lutem po flas për procedurë jo për të replikuar për ju. Nuk ka mundësi të çohet një deputet të flas se ju do hidheni si zhurmues nga vendi. Zonja kryetare të lutem merrni masa, po thyen rregullore

  • VIDEO

    Basha me tone të larta Ramës në Kuvend: Kërko falje për mashtrimet dhe dil nga këtu ku ke hyrë përdhunshëm!

    Kreu i PD Lulzim Basha me tone të larta tha nga foltorja e Kuvendit se jemi në vendin e dytë në botë për nivelin e ryshfetit, teksa i referohet Bankës Botërore. Basha teksa i drejtohej Ramës, i tha se nuk e shpëton dot as zoti, dhe duhet të dalë nga Kuvendi ku ka hyrë përdhunshëm duke kërkuar falje. Ai theksoi se 338 milionë që kanë humbur në arbitrazh, 120 mln euro vetëm për Becchetin. Sakaq, Basha tha se Rama ka bllokuar komisionin hetimor për arbitrzhet. 

    “Të ra goja për inceneratorët, me ata që ndan paratë, ke gënjyer se the do marrin 9 milionë euro, do marrin 18 mln euro. Pse gënjen, nuk di shifrat? E ke vendin në pavionin e Petrelës, thuaj më fal që gënjeva, për shëndetësinë falas, për uljen e taksave, për uljen e çmimit të shportës, del këtu e mashtron prap. Del dhe fyen PD-në, mbeturinë e socialrealizmit. Kërko falje dhe dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm, mos e harro Kenedyn, ka dhe një citim që stë pëlqen ty, por do vijë dita të ta këndojë populli shqiptar. 338 milionë euro që ke humbur në arbitrazh, 120 mln për Becchetin, pse ke bllokuar komisionin hetimor, shqiptarët duhet ta dinë që është në Kushtetuese por s'duhet të ishte. Kur 28 deputetë kërkojnë një komision hetimor, pse e shtyn vazhdimisht. Ti hallet e shqiptarëve nuk i ke pasur në defter, po hallet e oligarkëve. Të duke pllakë gramafoni Banka Botërore dhe BERZH-i. Nuk të shpëton dot zoti, Shqipëria e dytë në botë për nivelin e ryshfetit. Treguesi i korrupsionit 2021, midis Egjiptit dhe Zambias.”-tha Basha.

  • VIDEO

    Kuvendi/ Rama-Bashës: O balonë tabake, hajde këtu nis me gramafonin tënd! Kryedemokrati: Kërko falje, zonjës që ju referove është doktoreshë shkencash

    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Lulzim Basha dhe Edi Ramën në Kuvend, ku kryeministri iu drejtua kryedemokratit me ironi si balonë tabake. Kjo ka sjellë acarimin e opozitës që ka folur e revoltuar nga salla e Kuvendit, pasi tha se me atë epitetet ofendoi Jorida Tabakun, duke iu referuar mbiemrit të saj. Rama e mohoi diçka të tillë , por kjo ka bërë që Basha të ngihet në Foltore dhe i acaruar  t'i drejtohet Ramës që të kërkojë ndjesë për ofendimin që i bëri Tabakut.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv