-
VIDEO
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bejko: Berisha grusht shteti brenda PD, kërkon ta kthejë partinë në bunker! Sot përdori gjuhë të frikshme, Basha të ruhet prej tij
Sulmet e ish kryeministrit Sali Berisha sot nga Fieri kundrejt kreut të PD Lulzim Basha, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i ka cilësuar të frikshme. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Bejko deklaroi se Basha duhet të fillojë të ruhet nga Berisha dhe jo vetëm ai, por kushdo që i del kundër.
-
VIDEO
'Foltorja' në Fier, pjesëmarrje e ulët, u bashkohet deputeti Baçi! Berisha-Kimit: Dosje ka, por janë shpifje! Basha u mor peng nga Rama, të lërë mandatin dhe të ikë nga erdhi
Në 'Foltoren' e dytë në Fier, Sali Berishës ju bashkua një numër i vogël qytetarësh. Ai u prit nga kryetari i degës Fier, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka. Ai iu përgjigj ambasadores Yuri Kim se dosje ndaj tij ka në SHBA, por ato janë shpifje, ndërsa tha se Basha është marrë peng nga Rama dhe po shkatërron PD. Berisha kërcënoi kryedemokratin që të dorëzojë mandatin dhe të largohet.
-
VIDEO
Përplasjet me Lelin, drejtuesi socialist në Vlorë përcjell mesazhin e parë: Konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë! Qëndrimi i PS ndaj bashkisë s'do ndryshojë
Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës
-
VIDEO
Berisha pritet me ovacione, Kadilli: Nuk me impresionon, i flet emocionit e jo arsyes! Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall 'non grata'
Për Fatbardh Kadillin, ovacionet në takimet e Sali Berishës nuk janë impresionuese, pasi mitingjet, sipas tij ka ditur që t'i bëjë shumë mirë ish-lideri i PD-së, ndërkohë që shton se këto thirrje s'u shërbejnë aspak demokratëve. Ish-anëtari i kryesisë në PD, thekson se 'Foltorja' që po organizon Berisha, po e bën vetëm që të sigurojë mbjetesën e tij politike pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.
-
VIDEO
Kadilli: Përplasja me Bashës dhe Berishës e panevojshme, po e bëjnë për interesa personale, demokratët po dëmtohen
Nga përplasja e Sali Berishës me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, demokratët po dëmtohen dhe debati politik mes tyre, por bëhet vetëm për interesa personale të secilës palë dhe jo në interes të elektoratit të djathtë. Kështu ka deklaruar në Report Tv, ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili nënvizoi se ky është një derbi nga i cili nuk ka përfitim askush e as më pak demokratët, duke shtuar se ty janë një barrë për PD-në
-
VIDEO
Takimi i Berishës me demokratët në Fier, një tjetër deputet 'braktis' Bashën! Luan Baçi: Jam këtu për PD, partia do dali më e bashkuar nga kjo lëvizje
‘Për një Parti Demokratike më të bashkuar’, ish kryeministri Sali Berisha nis takimin me demokratët në qarkun e Fierit. Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në Tiranë, ku Berisha pret që të bind demokratët për të mbledhur 1500 firmat e tyre për të krijuar një referendum që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
-
VIDEO
Përplasja në PD, Dashamir Shehi për Report Tv: Basha ta kishte zgjidhur me kohë, Berisha ta kuptojë se 'nuk mund të nusërohet 3 herë'! S'ka dramë nëse ikin të dy
TIRANË-"Me PD pa PD, me Berishë pa Berishë, me Lul pa Lul do të ketë gjithmonë opozitë". Ky është thelbi i qëndrimit të një prej personazheve më besnikë të së djathtës shqiptare në këto 30 vite, Dashamir Shehit, për gjithçka po ndodh në PD me përplasjen Basha-Berisha.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Shehi deklaroi se si Basha dhe Berisha, të 2 kanë faj për situatën ku e kanë futur PD-në dhe se asnjë dramë nuk do të kishte nëse do të tërhiqeshin që të 2.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, nënkryetari i PD, Salianji: Basha ishte i detyruar, vendim në interes të demokratëve sepse na le rrugën e hapur me SHBA
Marrëdhëniet e hapura me SHBA-në e 'detyruan' kreun e Partisë Demokratike, që të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar. Kështu ka deklaruar nënkryetari i PD, Ervin Salianji, i cili thotë se pyetja thelbësore që duhet të ngrihet ndërmjet demokratëve është se 'A duhet të mbajë PD marrëdhënie me SHBA apo jo?. Salianji tha se ky vendim i Bashës është në interes të demokratëve dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër
-
VIDEO
Rikthimi i Berishës në krye të PD? Flamur Noka: Në demokraci gjithkush mund të dojë dhe të aspirojë
Përplasjet në PD kanë nisur që pas përjashtimit nga partia të ish-kryeministrit Sali Berisha. I pyetur nëse e shikon si mundësi rikthimin e Berishës në krye të PD, deputeti Flamur Noka nuk e mohoi një gjë të tillë.
-
VIDEO
Noka i bindur: Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet sepse anëtaria ka më shumë fuqi se kryetari
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është i bindur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet sepse sipas tij anëtarësia ka më shumë fuqi se kryetari.
'Ke marrë një vendim kundër shumicës nuk mund të rrish më kryetar i PD-së. Kuvendi do të mblidhet sepse fuqi më shumë se kryetari ka anëtarësia. Kur të mblidhet 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, thuhet se kryetarit është i detyruar që të thërrasë Kuvendin. Ai sot doli kundër bazës. Bazën nuk e ndalon dot askush, nuk mund t'i vësh fre bazës. Një PD më e bashkuar ku pyetet anëtarësia më e shëndetshme më e fortë dhe fituese. Sot PD pas vendimit të Bashës nuk është e bashkuar është e përçarë, nuk është besuese se fiton më dikush aty.'- tha Noka.
-
VIDEO
Noka: Basha harroi masakrën zgjedhore dhe shiti Berishën! Përçau PD në dy pjesë, për të shpëtuar lëkurën e vetë
Deputeti i PD-së Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulizm Bashës pas përjashtimin të Berishës. Ai tha se në një kohë që të gjithë flisnim dhe prisnin aksion ndaj ‘masakrës zgjedhore’, Berisha shiti Berishën dhe i nguli thikë pas shpine. Noka tha se ky vendim e ndau në dysh partinë vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.
-
VIDEO
‘Nuk lejoj kongres anti-Amerikan’, Noka hedh poshtë sqarimin publik të Bashës: Ashtu e tha, fyeu bazën e PD! E turpshme, as Rama si ka konsideruar demokratët si anti-SHBA
Deputeti demokrat Flamur Noka tha në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar sot, Basha fyeu bazën duke i thënë se nuk lejon ‘kongres anti-Amerikan’. Ky term i përdorur ka shkaktuar furtunë te Flamur Noka i cili deklaron se i tha kryedemokratit se kjo shprehje është edhe më e rëndë se vendimi për përjashtimin e Berishës. Noka tha se kjo ishte e turpshme dhe i ka kërkuar sqarim Bashës, por ai ka heshtur si gjithmonë duke ndërruar diskutim.