• VIDEO

    S'ka datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare, Rama: Ka dështuar BE, jo Shqipëria! Ne ishim gati prej kohësh, të vazhdojmë përpara

    Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik, i pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama foli në fillim për lajmin e marrë dje nga ministrat e Jashtëm të BE-së që nuk arritën në një dakordësim për të përcaktuar një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

  • VIDEO

    Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Të presim raportin përfundimtar për 25 prillin, janë bërë disa përmirësime! Inkurajues bashkëpunimi me partitë dhe KQZ

    Ambasadori i OSBE-ODIHR Vincenzo Del Monaco nga Korça ka deklaruar se OSBE nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit por bën vëzhgim të procesit. Teksa thotë se raporti paraprak tregon disa përmirësime në prces, bëri  thirrje se duhet të presim të dalë raporti përfundimtar. Inkurajuese cilësoi edhe bashkëpunimin me partitë dhe me KQZ përpara zgjedhjeve.

  • VIDEO

    Sot certifikohet 25 prilli! KQZ mbledhje në 12:00, do shpërndahen mandatet e deputetëve në 12 qarqet

    Pas procesit ankimor që përfundoi në Kolegjin Zgjedhor, ditën e sotme pritet që të vuloset rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

  • VIDEO

    Rama në sesionin e 6-të me të rinjtë e 'Gati për Shqipërinë': Numër shumë i lartë aplikimesh! Faleminderit që s'besuat te fjalët 'askush s'ta hap derën'

    Sot është zhvilluar sesioni i gjashtë i një tjetër grupi aplikantësh për nismën "Gati për Shqipërinë". Gjatë takimit online Rama tha se ka një numër aplikantësh shumë më të lartë nga çfarë pritej.

  • VIDEO

    Repolitix/ Harxhi ripyet Bashën:Pse nuk shkon dot në SHBA? Ja c’ndodhi që me djegien e mandateve

    Emisioni Repolitix trajtoi situatën në PD pas debateve për garën për kryetar të kësaj force politike. E ftuar në studio ish-kandidatja për kryetar të PD Edit Harxhi. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi procesin e integrimit pas vendimit të Bullgarisë për të penguar Maqedoninë e Veriut por që penalizon dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave. Të ftuar në studio Teuta Vodo sekretare për marrëdhëniet me Jashtë në PS dhe politologu Altin Gjeta.

  • VIDEO

    Rama prezanton Portalin Kombëtar të Punësimit: Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm portalin kombëtar të punësimit, ndërsa shprehet se kjo është një risi digjitale të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

  • VIDEO

    Harxhi ripyet Bashën pse nuk shkon në SHBA? Unë do takoj Reeker në Tiranë

    Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker do të vizitojë Tiranë më 30 qershor dhe në axhendën e tij ka edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, por nuk dihet nëse ka apo jo me kreun e pozitës Luzlim Basha. Edith Harxhi tha se nëse Reeker nuk do të takonte Bashën kjo do të ishte një sinjal shumë dëmtues për PD-në.

    Haxhi shtoi se edhe vetë do të takohet me Reeker kur të vijë në Tiranë, ndërsa i shtori sërish pyetjen Bashës se pse nuk mund të shkojë dot në SHBA.

    “Basha nuk shkon dot në SHBA. Ishte pasojë e përvojës time diplomatike dhe në 4 vitet e fundit Basha nuk e ka vizituar Washington dhe ka pasur ftesa të drejtpërdrejta, sipas informacioneve që unë kam Basha ka problem. Ai mund të shkojë si turist, por jo si kryetra i PD.  Besoj se Basha do të takohet me  Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe duhet të takohet, nëse kjo nuk ndodh do të ishte dëmtuese për PD-në. Unë vet kam njohje me të dhe do  e takojë”, tha Harxhi.

  • VIDEO

    Harxhi: Nëse PD nuk shkon në parlament në shtator, i vihet dryni përgjithmonë! Flet edhe për marrëdhëniet me Bashën

    Edith Harxhi tha se PD duhet të shkojë patjetër në parlament në shtator dhe ka a bindjen se kjo do të ndodh. Nëse nuk shkon, tha ajo, atëherë PD do i vihet njëherë  e përgjithmonë dryni.

    “Patjetër që do të shkojë në parlament, nëse nuk shkon atëherë PD-së do i vihet dryni njëherë e përgjithmonë”, tha Harxhi.

    Harxhi foli edhe për marrëdhëniet e saj me Bashën duke thënë se nuk është prishur me të, por ka ndalur së foluri me personin që po kedrejton partinë duke e çuar atë në humbje të vazhdueshme.

    “Unë nuk jam prishur me zotin Basha, por kam ndaluari së foluri me të pasi nuk kam çfarë të flas me një person që keqdrejton partinë, nuk kam asgjë ndaj Bashës si individ, por si drejtues humbës i PD-së”, tha Harxhi.

  • VIDEO

    Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!

    Ministrat e jashtëm të BE nuk vendosën një datë për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë herë pengesë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Për Teuta Vodon, sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë e PS, vendimi i sotëm nga ministrat e jashtëm të BE ishte një lajm që pritej. Teuta Vodo e ftuar në ‘Repolitix’ u shpreh se Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha detyrat e saj që i janë kërkuar nga BE.

  • VIDEO

    Shkarkimi nga Kuvendi, Harxhi: Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit, sidomos në marrëdhëniet me SHBA

    Edith Harxhi tha se Ilir Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit në disa raste, sidomos në marrëdhëniet me SHBA. Ajo tha se vendim për ta shkaktuar me këtë parlament presidentin ishte i nxituar, pasi duhej pritur kuvendi i ri që do të ngrihet në shtator.

    “Nuk mendoj se mazhoranca duhej të shkarkonte presidentin me kaq urgjencë, duhet të priste parlamentin e ri në shtator. Mendoj se ne disa qëndrime Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit sidomos në marrëdhëniet me SHBA”, tha Harxhi.

    Lidhur me ftesën e Ramës për bashkëpunim me PD, Harxhi tha se PD duhet të bashkëpunojë në çështje me interes kombëtar.

    “Bashkëpunim në qeverisje nuk besoj, po bashkëpunim për çështje të interesit kombëtar duhet të ndodh. Edhe zgjedhja e presidentit është me interes kombëtar”, tha Harxhi.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD, Harxhi: U bë një masakër e vërtetë me listat! Kam prova që kutitë janë mbushur me vota pro Bashës

    Edith Harxhi tha se në zgjedhjet në PD më 13 qershor ishte bërë një masakër e vërtetë me listat e anëtarësisë, gjë të cilën ajo nuk e priste të ishte kaq e rëndë. Harxhi tha se ka prova se ka pasur shkelje tepër të rënda gjatë zgjedhjeve dhe se kutitë e votimit janë mbushur me vota pro Bashës.

    Harxhi tha se fatkeqësisht PD është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe kjo gjë ka ndodhur gjatë viteve të fundit

    “Ne nuk kishim garë, nuk mund të flasim për garë ku nuk kishte barazi, konkurrencë, nuk kemi pasur as burime financiare e as njerëzore pasi të gjitha këto janë përdorur nga kryetari i partisë. PD është një parti që është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe jo ka ndodhur vitet e fundit. Nuk e dija që ishte një maskër e vërtetë me listën e anëtarëve të PD-së, u është mohuar e drejta mijëra anëtarëve dhe po flitet për më shumë se 30 mijë anëtarë dhe sigurisht unë nuk e  dija këtë. Nëse do e dija do i drejtohesha gjykatës. Kam prova që ka pasur shkelje të mëdha dhe se kutitë janë mbushur me vota pro Bashës. Zoti Shehaj ka më shumë prova për shkeljet por ka zgjedhur të heshtë”, tha Harxhi.

  • VIDEO

    Gjuha dhe historia edhe një here përplas kombet në Ballkan! Pse Bullgaria i vuri veton Maqedonisë se Veriut për negociatat me BE

    Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhen me historinë dhe gjuhën.  Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Mosmarrëveshja midis dy palëve ka të bëjë me çështje kulturore që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe me kombësinë e heroit Goce Delčev.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv