-
VIDEO
Adriatik Doçi në Repolitix: Ilir Meta mund të japë dorëheqjen për të ruajtur privilegjet, shkarkimi i heq të gjitha përfitimet personale dhe familjare
Kuvendi do të votojë nesër raportin e përgatitur nga Komsioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda ligjore. Gazetari Adriatik Doci tha në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se Meta mund të japë dorëheqjen duke ruajtur privilegjet dhe thekson se shkarkimi i heq të gjitha përfitimet personale.
“Në raportin prej 100 faqesh janë faktuar mbi 30 shkelje rënda të Ilir Metës, disa prej të cilave me natyrë penale. Në raport janë referuar edhe precedentë nga vendet demokratike në Evropë dhe më gjerë, kur Gjykatat Kushtetuese kanë shkarkuar Presidentët për shkelje më të lehta se sa Meta, ku kanë mbështetur parti të caktuara, duke dalë jashtë rolit të përfaqësuesit të unitetit të popullit dhe paanshmërisë. Kështu që edhe Meta është i bindur për shkarkimin. Ka shumë mundësi që në këto rrethana, Meta të japë dorëheqjen si Presidentit para se vendimi i shkarkimit nga Kuvendi të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Pse mund ta ndërmarrë këtë veprim? Duke dhënë dorëheqjen, Meta ruan privilegjet si ish president, për vetë dhe për familjen e tij. Privilegjet janë pasaporta diplomatike, roje, makinë, shoqërues, ruajt nga Garda për 5 vite, shpërblime financiare etj”- tha Doçi.
-
VIDEO
Shkarkimi i presidentit/ Alimadhi në 'Repolitix' zbulon si do të votojë: Nëse del se Meta ka bashkëpunuar me rusët mund të ndryshoj mendje! Doçi: Mund të japë dorëheqjen
Kuvendi do të votojë nesër raportin e përgatitur nga Komsioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda ligjore.
-
VIDEO
Bullgaria pengon integrimin e Maqedonisë, Rama: Problemet mes dy miqve duhet të zgjidhen mes tyre duke dialoguar, nuk jemi këtu për të mbajtur anë
Kryeministri Edi Rama tha se nuk është këtu për të mbajtur anë në lidhje me Bullgarinë apo Maqedoninë e veriut, por tha se dy vendet, dy miqtë e Shqipërisë duhet të ulën të dialogojnë dhe ta zgjidhin këtë çështje me njëra-tjetrën. Rama tha se Shqipëria ndodhet në këtë mes në mënyrë të pavullnetshme, por që ndikon në integrimin e saj në BE.
“Do të thoja po është shumë e rëndësishme për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur dhe jemi të vëtëdijshëm që është një çështje e ndjeshme këtu, por jemi të përfshirë këtu në mënyrë të pavullnetshme pasi të dy vendet po presin vendimin e BE për çeljen formalisht për negociatat e bisedimeve, por siç janë gjërat besoj fort që midis dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të komunikimin dhe dialoguar dhe për ta zgjidhur së bashku. Ka kaq shumë gjëra që bëjnë të dy vendet të afërta për një të ardhëm të përbashkët e pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje dhe besojë fort se mund të tejkalohet. Shqipëria është duke e respektuar këtë , aktualisht po ecim njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut po shtrohet pyetja sa kohë do të kërkohet kjo çështje. Është e qartë që kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe do të respektojmë të dy miqtë që duhet ta zgjidhin këtë. Besoj fort se mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve pasi të gjithë të tjetër mund të ndihmojnë, por nuk besoj se të tjetër mund të zëvendësojnë atë që të dyja palët mund të zgjidhin. Ne nuk jemi këtu për të mbajtur anë, por dialogu mes dy vendeve mund të çojë në një zgjidhje”, tha Rama.
-
VIDEO
Kryeministri Bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE! Duhet të gjejmë rrugën e dialogut me Maqedoninë e Veriut, ndërhyrja e jashtme jo e mirë
Kryeministri i Bullgarisë Stefan Yanev tha se Bullgaria e mvbështet Shqipërinë një integrimin e saj në BE. Sa i përket . Kurse për Maqednoni e Veriut tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu.
"Kam nderin tju informoj për bisedimet që zhvilluam me Ramën, diskutuam marrëdhëneiet dupalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë sik shembull si mundt ë zhvillohen marrëdhëniet. Skemi ccështje të hapura që nevojiten diskutim serioz apo zgjidhje.
Po punojmë zgjidhjet njanë të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendje mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në temë edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.
Të mos mendojmë se bullgaria po bën diccka që po e pengon. Rruga evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërisnë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket maqedonisë së veriut është pikërisht kjo pozitë që bullgaria e mbron. Kjo vërteton se ccështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si bullgaria dhe maqedonia duhet të gjejnë rrugënn e dialogut", tha ai.
-
VIDEO
Pas Hungarisë, Rama vizitë në Bullgari, takim me homologun bullgar
Pas vizitës në Hungari ku mori mbështetjen për integrimin e vendit në BE, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Billgari.
-
VIDEO
'Mos godit kalin, por kundërshtarin', Harxhi 'përplaset' me demokratët në Peqin: Basha të dalë në debat me mua, unë i bie atij që ka hedhur karrocën në gropë 4 herë
Me debate të forta është shoqëruar takimi i kandidates për kryetare të PD Edith Harxhi me strukturat e partisë në Peqin. Duke thënë se situata është e pashpresë në parti ndërsa po fliste edhe për projektet që ka për të ngritur PD, Harxhi është kundërshtuar e ndërprerë vazhdimisht nga të pranishmit.
-
VIDEO
Kadilli në Report Tv: Basha po tregohet diabolik, u ka premtuar anëtarëve se do të jenë kryetar bashkie! Manifesti politik është zgjidhja për të ringritur PD-në
'Manifesti im kërkon të zhbëjë monopolin e kryetarit 'pronar' ky është një nga propozimet e kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadillit në manifestin politik për të ringritur këtë parti dhe thotë se ka gjetur mbështetje nga shumë demokratë në terren. Kadilli thekson në një intervistë për Report Tv se ka mbështetjen morale dhe logjike të demokratëve, pasi analiza e tij thotë të vërtetën mbi faktin dhe ky propozim është e vetmja zgjidhje. Kadilli nënvizon se ringritja e PD këkron një parti më të madhe se kryetari
-
VIDEO
Nora Malaj 'tërhiqet' nga LSI: Misionin tim politik e kam mbyllur! Patronazhistët 'fajtorë' për humbjen më 25 prill! Shkarkimi i Metës? Çdo veprim i Kuvendit është nul
Ish-deputetja e LSI Nora Malaj e cila nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit në një intervistë për Report Tv deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur. Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e "tërhequr" nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues. Pavarësish kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj por nuk u votua
-
VIDEO
Orban: Shqipëria të anëtarësohet në BE menjëherë, pa parakushte të tjera! Rama: Bashkëpunim në shumë fusha, ju na dhatë një Mbretëreshë, ne golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi
Kryeministri Edi Rama dhe ai hungarez Viktor Orbán pas takimit dypalësh në Budapest diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, kryeministri hungarez, Viktor Orbán uroi kryeministrin Rama për fitoren, ndërsa shtoi se dy vendet shënojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit.
“Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë. Vizita e tij është një vlerësim i madh për Hungarinë, duke qenë se është kryeministër që ka fituar tre herë, njëra pas tjetrës, zgjedhjet. Tre zgjidhjeje të njëpasnjëshme është diçka e jashtëzakonshme në politikën europiane, sidomos nëse lufta politike është e fortë dhe në demokraci të gjalla si ajo e Shqipërisë dhe e Hungarisë, lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë. Kështu që dua të të përgëzoj Zoti Kryeministër, për suksesin dhe fitoren tuaj. Çështjet që kemi diskutuar sot, së pari, është bashkëpunimi politik midis dy vendeve. Po i afrohemi 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe duam ta festojmë bukur dhe ta kemi një jubile politik, të rrethuar me kulturë. Ramë dakord që nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme midis dy vendeve”, tha Orban.
“Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur, pa parakushte të tjera”, ishte mesazhi politik që Orban dha gjatë takimit me kryeministrin Rama duke shtuar se Hungaria do të punojë për të bërë maksimumi që kjo të ndodh. Në kuadër të takimit, u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, kulturor, atë në arsim dhe shëndetësi.
“Ajo çfarë është më e rëndësishmja është çështja kryesore që është zgjerimi i Bashkimit Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë. Ne hungarezët ,jo vetëm jemi mbështetës, por jemi mjaft të angazhuar e të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, jo vetëm sepse kjo motivohet nga simpatia jonë, por sepse motivohet dhe nga interesi ynë. Jemi të bindur që pa ofruar mundësi anëtarësimi për këtë pjesë të kontinentit europian, nuk mund të stabilizohemi, qoftë sa i takon ekonomisë, por dhe aspektit politik në atë pjesë. Pra, Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tonë europiane. Më pas u konsultuam dhe negociuam për çështjet ekonomike. Jemi mjaft të lumtur që ishim në gjendje të gjejmë atë projektin kryesor që është banka OTP, që në fakt u mirëprit nga qeveria shqiptare për të nisur veprimtarinë në Shqipëri. Pra, kemi investimin e parë të madh në Shqipëri dhe mësimi që kemi nxjerrë gjatë gjithë këtyre viteve është që projekti kryesor i parë është i rëndësishëm e kur vjen anija e parë, të tjera anije shfaqen në ujë e do të kemi dhe investues të tjerë, të cilët do të jenë të pranishëm në vend. Ky ishte kuadri i takimit. Do të doja të theksoja edhe një herë, që është mesazh politik sot, që Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur, pa parakushte të tjera dhe Hungaria do të bëjë maksimumin”, tha Orban.
Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër vlerësoi bashkëpunimin ndërsa tha se Hungaria ka pasur procese transformues dhe se Shqipëria do të përfitojë nga ky zhvillim dhe modernizim në kuadër të bashkëpunimit në shumë fusha. Ra nuk kurseu as batutat kur tha se marrëdhëniet shqiptaro-hungareze ishin shumë të vjetra, ku Hungaria na dhuroi një mbretëreshë Gerldinën dhe Shqipëria i dhuroi Golashënuesin Uzunin më të mirë të Ferencvárosi-t.
“Ishte jo vetëm kënaqësi, por ishte një nder që të isha mik i Kryeministrit sot dhe të kisha mundësi që të shkëmbeja me të pikëpamje për temat që përmendi Kryeministri. Por, së pari e mbi të gjitha, për t’i kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit, si dhe të integrimit.Në këndvështrimin tonë, Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ku ka përvoja të pabesueshme, mbresëlënëse, transformuese, ku ka shumë për të mësuar. I jam shumë mirënjohës Kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme, për të pasur këtë transferim të dijes, sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në aspektin dypalësh ekonomik, por gjithashtu dhe në atë kulturor dhe në arsim. Atë çka Hungaria ka bërë gjatë viteve të fundit për të përmirësuar arsimin, për të mbështetur të rinjtë e talentet, për të inkurajuar familjet që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë, është frymëzuese. Jam edhe njëherë mirënjohës dhe pres me padurim që të përforcojmë këtë bashkëpunim. Siç e tha Kryeministri, miqësia jonë është e vjetër tashmë, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju kemi dhuruar golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi-t, kështu që ka shumë më tepër për t’u bërë”, tha Rama.
-
VIDEO
Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm të Ballkanit u takuan në konferencën e drejtuar nga Maas! Gjermania: Brenda vitit negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet sot Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.
-
VIDEO
Nesër parlamenti voton për shkarkimin e Metës, Klotilda Bushka: Në analizë, edhe shkresat! Drejtësia të hetojë nëse ka vepër penale! Frrok Çupi: PD, si grup terrorist
Një ditë përpara votimit në parlament ku kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga grupi deputetëve socialistë, anëtarja e komisionit hetimor Klotida Bushka tha se organet e drejtësië duhet të hetojnë nëse presidenti ka kryer vepër penale. Ndërsa për Frok Cupin shkarkimi i Metës është i vonuar.
-
VIDEO
Basha: 25 prilli masakër zgjedhore si kurrë më parë! Dorëzimi para atyre që nuk e pranojnë, mund të mbjellë farën e përçarjes
I pranishëm me një takim me demokratët e degëve 6 e 16 në Tiranë dhe në Shijak, kreu i PD-së, Lulzim Basha i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit si një masakër zgjedhore në përmasa që, sipas tij, nuk është parë në këto 30 vite demokraci.