-
VIDEO
Komisioni i Ligjeve mblidhet për çështjen ‘Beccheti’, Avokatja e Shtetit: Beteja vazhdon në gjykata! Manja: Kujdes, bëhet fjalë për interesat e shtetit
Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj ka deklaruar se çështja ‘Beccheti’ vazhdon në gjykata. Teksa raportoi në Komisionin e Ligjeve, Muçaj shtoi se 98% e kërkesave të Becchetit në Gjykatat Ndërkombëtare janë rrëzuar tërësisht.
-
VIDEO
Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive: Tërheqje nga kërkesa në 'Kushtetuese' për 30 qershorin? S'merremi me fantazira!
Voltana Ademi është shkarkuar nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj është zgjedhur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Zgjedhjet për strukturat drejtuese të kësaj shoqate, u mbajtën pas mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblesë të thirrur nga 1\5 e anëtarëve.
-
VIDEO
Lulzim Basha u kthehet keq Shehajt dhe Harxhit: Rrezikoni të përçani PD-në
-
VIDEO
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv. ministri i Brendshëm: Vijojmë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie!
Nga veriu në jug, në vend ka filluar aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, operacion ky që sipas zv. ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, do të vijojë deri në në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare.
Operacioni 'bregdeti ynë' filloi dje në Velipojë dhe Ksamil, ndërsa në një intervistë në "Report Tv", Lamallari u shpreh se janë prishur deri më tani 15 objekte. Ai shtoi se ka edhe një ndërgjegjësim, pasi disa pronarë tashmë kanë filluar vetë prishjen e objekteve.Dita e djeshme shkoi shumë mirë. Janë prishur dje 6 në Velipojë dhe 9 në Ksamil, operacioni vijon. Ka edhe një ndërgjegjësim të momenteve të fundit pasi u pa vullneti i qartë i qeverisë për të pastruar njëherë e mirë bregdetin dhe kemi persona që po prishin tashmë godinat e tyre. Dje patëm të paktën 4 apo 5 raste në Ksamil ku vetë pronarët, ndërtuesit u angazhuan për të prishur objektet që kishin ndërtuar, e njëjta gjë po konstatohet edhe në Velipojë pasi u njohën me ultimatumin e qeverisë. Puna i përket tashmë strukturave shtetërore, IKMT që po mbështetet edhe nga strukturat e rendit për të shmangur konflikte. Operacioni do zgjasë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare. Kemi dhe raste ku nuk mund të ndërhyhet në prishjen e gjithë objektit pasi katet e para mund të jenë me leje, po ndërhyjmë me metoda të veçanta, me prerje objekti që mos të dëmtohet pjesa tjetër. Këto janë raste sporadike. Duhet të marrë fund epoka e ndërtimeve pa leje. Kjo në fund të ditës është të bërit shtet. Nuk mund të vazhdojmë me këtë epokë të së kaluarës, të shfrytëzimit pa leje e shkeljes flagrante. Ky nuk është një aksion, por një operacion madhor, vetëm këto janë reforma shtetbërëse. Edhe Durrësi ka shumë objekte që janë evidentuar dhe me përfundimin e aksionit në Velipojë e Ksamil, procesi do vijojë paralelisht deri në pikën e takimit nga të dyja anët, për të pastruar çdo ndërtim pa leje", tha ai.
-
VIDEO
Durrsaku ‘zbërthen” sezonin: Resortet e prishën turizmin, s’ka hapësirë publike, unë s’kam ku bëj plazh
Për operacionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri nga Durrësi skanoi gjithë sezonin veror mbi të gjitha në Gjirin e Lalzit dhe me shqetësim tha se nuk ka hapësira publike dhe ai nuk ka ku bën plazh. Resortet e prishën turizmin e mbylli ai mendimin.
-
VIDEO
Zgjedhjet brenda PD-së/ Kadilli: Zgjidhja që unë ofroj për t'i dhënë fund monopolit centralist të kryetarit
TIRANË- Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka prezantuar një nga pikat kryesore të platformës së tij, atë të manifestit Politik.
E gjitha kjo, sipas Kadillit do të sillte garantimin e karrierës politike, me qëllim që t’i jepet fund monopolit të kryetarit, sipas tij po ndodh aktualisht në drejtimin e Lulzim Bashës.
Shumë prej jush më pyesin: çfarë risie sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD?
Përgjigja është vetëm një: “Garantimin e karrierës politike!”
Çdo anëtar mund të krijojë seksionin e vet, prej 5 vetësh apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjësi. Le të bëhemi ne të parët, që e zhbëjmë monopolin centralist të kryetarit, të themelojmë një parti pluraliste, gjithëpërfshirëse, të fortë në territor, ku pushtetin e zotëron anëtari i thjeshtë, pa asnjë kufizim ne kontribut dhe ambicie politike.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, shkruan Kadilli.
Dhe 5 ditë kanë mbetur nga zhvillimi i zgjedhjeve brenda PD-së. Në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha, si edhe Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 8 qershor 2021 / Operacioni për ndërtimet në bregdet
Telefonuesit analizojnë operacionin “bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe zbulojnë përgjegjësit
-
VIDEO
A do të shkarkohet presidenti Ilir Meta? Të ftuar Myslim Murrizi dhe Petro Koçi
Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Berisha 'non grata" behet ceshtje edhe ne Uashington te parodia e "turit te kontestimit" te Lulzim Bashes e deri tek meritat dhe gabimet e Enverit
-
VIDEO
Petro Koçi: Shpallja e Berishës ‘Non Grata’, mesazh për drejtësinë shqiptare
Shpallja e Berishës “Non Grata” nga SHBA, Koçi tha se ishte një mesazh për drejtësinë shqiptare.
“Argumentimi që bën DASH lidhet me korrupsion. Sillet Berisha sikur është ky që ka mbrojtur kosovën nga mundësia e ndryshimit të kufijve. Ishte një lojë politike për të fituar vota në Kosovë. Është një përpjekje e dëshpëruar. Inkurajim për drejtësinë shqiptare shpallja e berishës non grata. Ky qëndirm i prerë ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të politikës është mesazh për drejtësinë”, tha më tej.
-
VIDEO
Petro Koçi: Meta ka përdorur retorikë makabre, përfaqësues i presidencës më të shëmtuar në histori!
Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, në një intervistë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” krahasoi presidentin Ilir Meta me Sali Berishën kur ishte në të njëjtin post. Duke theksuar se është i bindur se Meta duhet të shkarkohet e quajti retorikën e tij makabre.
-
VIDEO
Basha ndan videon nga takimi në Shkodër: Nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi
Ndonëse ka përpara betejën për të fituar zgjedhje brenda partisë kreu i PD Lulzim Basha deklaron se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
Teksa ka publikuar një video nga takimi në Shkodër, Basha, shkruan se “regjimi Rama-Doshi” do të rrëzohet.
“Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi”, shruan Basha.
Basha rithekson se në Shqipëri nuk do të rrëzohet demokracia por sipas tij do të bjerë mazhoranca.