-
VIDEO
Vota e diasporës dhe depolitizimi i komisionerëve sfida e 2025! Gjiknuri: Komisionerë apolitikë, baza e Reformës së re Zgjedhore
Vota e diasporës dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore janë 2 sfidat e zgjedhjeve të ardhshme. Gjatë raportimit të kryekomisionerit Celibashi në Komisionin e ligjeve për veprimtarinë e KQZ gjatë 2020, bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se këto 2 çështje janë bazat e një reforme të re elektorale
-
VIDEO
Ekskluzive/ 30 akuzat e rënda të Kuvendit për Ilir Metën: Shantazh ndaj drejtësisë, provokoi incident diplomatik me SHBA, rrezik për sigurinë dhe politikën e jashtme
Zbardhen 30 akuzat kryesore të Kuvendit për Ilir Metën në raportin e shkarkimit, kërcënoi 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe ndërhyri në veprimtarinë e SPAK, tentoi të fuste në krizë marrëdhëniet me SHBA, uzurpoi kompetencat e kryeministrit dhe Kuvendit, shkeli 18 nene të Kushtetutës.
-
VIDEO
Edith Harxhi: Disa seli të PD kanë ende foto të Berishës e Bashës në zyra, ka ikur ajo kohë, privatizimi i partisë nga kryetari ka marrë fund
Teksa deklaron se ende ka seli të PD që mbajnë foton e liderit historik Sali Berisha dhe të kryetarit Lulzim Basha në zyra, kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi është treguar e prerë nga Kavaja, duke thënë se ka ikur ajo kohë kur partia është e privatizuar nga drejtuesi
-
VIDEO
Konjufca në Tiranë: S'mjafton që Kosova dhe Shqipëria të jenë fqinje të mira, por të sillen si një komb! Ruçi: Jemi në anën e duhur të historisë, Serbia po mbron kriminelët
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka nisur vizitën e tij 1 ditore në Tiranë, ku është pritur fillimisht nga homologu i tij, Gramoz Ruçi. Ky i fundit në fjalën e tij të përbashkët për mediat tha se Shqipëria mbështet Kosovës e cila është në anën e duhur të historisë, në ndryshim nga Serbia që po “glorifikon kriminelët e saj”.
-
VIDEO
Integrimi dhe negociatat, Rama niset sot drejt Hungarisë: Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán! Nesër mbërrin në Bullgari, rikthehet për shkarkimin e Metës
Kryeministri Rama është nisur ditën e sotme drejt Budapestit për një vizitë zyrtare dhe do të takohet me liderët e shtetit hungarez.
Nesër Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Bullgari ndërkohë që pritet të kthehet të mërkurën përpara seancës në parlament për shkarkimin e presidentit Meta!
-
VIDEO
Meta në takim me Konjufcën: Me rendësi bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe ecuria e proceseve integruese drejt BE
Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.
Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.
“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, theksoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë.
Me lehtësimin e masave anti-Covid dhe me afrimin e sezonit turistik, Presidenti Meta inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.
-
VIDEO
Basha pas takimit me Konjufcën: Prioritet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare
Pas kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe presidentit Ilir Meta, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit tha se prioritet për të dhe PD-në është vazhdimi i njohjeve të këtij shteti në arenën ndërkombëtare.
“Pata kënaqësinë që të pres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendimet mbi zhvillimin në Kosovë dhe në Shqipëri. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme për kreun e Kuvendit, mbartës i legjitimitetit të qytetarëve të Kosovës.
Biseduam për sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik në Kosovës, të kalimit të pasojave të pandemisë dhe qëndrimin krah për krah me Kosovën, ku për PD dhe për mua mbetet vazhdimi. Për mua ngelet prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut Serbi-Kosovë, mirënjohjen e këtyre shteteve.”, tha Basha.
-
VIDEO
Shkodër, Basha: Shqiptarët nuk kanë shpresë tjetër t’i nxjerrë nga qorr sokaku i 25 prillit përveç PD
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Shkodër theksoi edhe njëherë se nga procesi i zgjedhjeve për kryetar në PD, që do mbahen më 13 qershor, kjo parti do të dalë edhe më e fortë dhe e bashkuar.
Ndonëse nuk mundi të fitojë besimin e shqiptarëve, duke humbur në 3 palë zgjedhje radhazi, sërish për Bashën PD është e vetmja shpresë e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.Shumica dërrmuese e shqiptarëve që e donin ndryshimin me 25 prill edhe ata që u penguan ta votonin me 25 prill. Organizimi i tyre, marrja e tyre me vete, nisja një orë e më parë e betejës për të mposhtur këtë regjim, për të rikthyer legjitimitetin, për të rikthyer demokracinë dhe përmes saj ndryshimin që mund ta sjellim vetëm ne, ky është objektivi im i vetëm, kjo është kërkesa që parashtroj sot para jush. I kemi të gjitha mekanizmat për ta mbajtur ndezur flakën e shpresës për ndryshim në shpirtrat e njerëzve, e kemi gjithë forcën e nevojshme për ta rrëzuar këtë regjim plaçkitësish. Tani gjithçka varet nga ne. Të qëndrojmë të vendosur, të qëndrojmë të bashkuar, e t’i shkojmë betejës deri në fund. Kjo është oferta dhe kërkesa ime. Sikundër dua ta konsiderojmë 13 qershorin një datë të rëndësishme dhe jo një ditë rutine. Pas 25 prillit, ky është testi i parë jo vetëm për anëtarësinë, por edhe shqiptarët, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë të tjerët për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë, forcën tonë", tha Basha.
-
VIDEO
Konjufca: Nuk mjafton të jemi 2 shtete fqinje të mira! Të funksiojmë si 2 vende të një kombi të vetëm
Për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, marrëdhëniet shumë të mira mes dy shteteve si Shqipëria dhe Kosova nuk mjaftojnë pasi këto marrëdhënie duhet të jenë në një nivel tjetër pasi bëhet fjalë për 2 vende të një kombi të vetëm.
"Ne po e vazhdojmë traditën e mirë të shtetit tonë që vizitën e parë të kreut të KUvendit të Kosovës e bën në republikën e Shqipërisë. Ne kemi interesa të njëjta sepse jemi një komb, ndaj unë mendoj se të tillë duhet t'i kemi edhe politikat. Ne diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në disa fusha. Unë mendoj se bashkëpunimi duhet të ngrihet në një nivel tjetër, jo si dy vende fqinje të mira por si dy vende që konstituojnë një komb të vetëm", tha Konjufca.
Duke cekur çështjen e gjyqit të ish-drejtuesve të UÇK në Hagë, Konjufca tha se lufta e shenjtë e shqiptarëve në Kosovë ishte e gjithë kombit ndaj duhet të mbrohetr nga të gjithë.
"Lufta jonë e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e UÇK-së ka qenë edhe e gjithë kombit shqiptar. Prandaj si e tillë duhet të mbrohet nga të gjithë", tha ai.
-
VIDEO
Ruçi pret Konjufcën: Kosova në anën e duhur të historisë, Serbia po glorifikon kriminelët e saj
Në konferencën e përbashkët për mediat, kreu i Kuvendit, Gramor Ruçi ka vënë theksin se Kosova është në anën e duhur të historisë, në ndryshim nga Serbia duke fajësuar këtë të fundit se po “glorifikon kriminelët e luftës”.
“Serbia ka kryer gjenocid, ajo ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftë, ka fshehur kriminel dhe që nuk ka bashkëpunuar me Hagën dhe sot përpiqet që të glorifikojë kriminelët e vet që i ka mbrojtur dhe fshehur. Kosova është në anën e duhur të historisë dhe ka mbështetjen tonë”, tha ndër të tjera Ruçi.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 7 qershor 2021 / A duhet bërë Vettingu në politikë?
Telefonuesit njëzëri kërkojnë që të bëhet vettingu i politikanëve por nuk e besojnë se do ndodhë diçka e tillë
-
VIDEO
“Shpërthen” telefonuesi: Truri po ikën, mjerë ne ku jetojmë, të dënohen politikanët e korruptuar
Me mllef dhe me një inat të brendshëm një zotëri që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se në Shqipëri nuk jetohet më. Truri, ajka e shoqërisë po ikën tha ai dhe çdo gjë duhet të fillojë duke dënuar politikanët e korruptuar.