• VIDEO

    Kapexhiu nga festa në Presidencë: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga, te ne po hidhet valle!

    Bujar Kapexhiu në aktivitetin kulturor në Presidencë nuk ka lënë pa komentuar atë se çfarë p ndodh në seancën e Kuvendit, ku pritet shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

    “Në një salle të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t'ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t'i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.

  • VIDEO

    Seanca për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezanton raportin: Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën

    Në nisje të seancës së sotme plenare, kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.

    "Komisioni u bazua në faktet dhe rrethanat që u vlerësuan gjatë shqyrtimit të procesit të hetimor. Referuar doktrinës kushtetues, jurisprudencësh se Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të Komisionit të Venecias etj ka rezultuar se Presidenti i Republikës ka bërë një sërë shkeljesh.  Ai ka cenuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit.  Raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 anekse. Për shkak të volumit të madh të raportit, iu është shpërndarë deputetëve, është publikuar dhe në faqen e kuvendit, është bërë dhe një përmbledhje", ka thënë ndër tjera Hyseni.

    •  
  • VIDEO

    Kuvendi voton sot për shkarkimin e tij, Meta pret vendimin me 'këngë e valle' në Presidencë: Ditë e bukur pranverore

    Ndonëse Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, duket se kjo çështje nuk përbën shqetësim për këtë të fundit, ndërsa vijon me axhendën e tij të planifikuar. Meta ka preferuar as të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, por bëhet gati të presë në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.Në kuadër të nismës "Artistët në Presidencë" po zhvillohet një aktivitet kulturor, ku Meta nderon me Tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

    "Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve", ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

  • VIDEO

    Sot pritet shkarkimi i Metës/ Maliqi: Seancë turpi, fjalën e fundit e thotë ‘Kushtetuesja’! Shtatori do vijë me protesta

    Seancën e sotme ku pritet që të shkarkohet presidenti Ilir Meta, deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur seancë turpi. Ai shtoi se do jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do thotë fjalën e fundit për Metën, teksa shtoi se shtatori do të vijë me protesta.

    “Sot është seancë e turpit e këtij parlamenti të kapur, kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, që shpresoj mos ta  ketë kapur Rama, se nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar presidentit, Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave. Shtatori do jetë me protesta, me mosnjohje të zgjedhjeve, por vendi është zhytur në varfëri ekstreme, vjeshta do jetë vjeshta e shqiptarëve”, tha Maliqi.  

  • VIDEO

    Kuvendi i la jashtë/ Gazetarët protestojnë para seancës plenare: Detyra jonë të raportojmë të pa censuruar

    Vendimin e Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancën plenare, gazetarët e konsiderojnë si tentativë për të censuruar punën e tyre.

    Ata kanë dalë sot në një protestë para sallës së seancave plenare. Ata shprehen se ky është një vendim jashtë çdo logjike.  Në një njoftim dje, gazetarët kryesisht të politikës në vend u shprehën se vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cenim i pastër i punës dhe lirisë së medias.

  • VIDEO

    “Shpërthen” beratasi: Erdhën me opinga me tela e u bënë miliarderë e me vila, arrestoni politikanët

    Nuk u përmbajt një zotëri nga Berati që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai “shpërtheu” kundër klasës politike kur tha se nga fshatarë u bënë me vila dhe pasuri e kërkoi arrestimin e zyrtarëve e ish-zyrtarëve.

  • VIDEO

    “Pasuritë e politikanëve tanë vijnë era gjak” telefonuesi këshillon: Të vihet shiriti i verdhë në Lalëz

    Mëngjesin e sotëm u diskutua në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv urdhri i ri ekzekutiv i presidentit amerikan Biden që përfshin edhe Shqipërinë. Ky vendim ka të bëjë me bllokim pasurie për të korruptuarit në Shqipëri ndërsa një telefonues tha se pasuria e politikanëve shqiptar vjen era gjak. Ai e mbylli me një këshillë.

  • VIDEO

    SHBA tjetër goditje Berishës, Joe Biden fut Shqipërinë në urdhrin e ri: Bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar

    Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin edhe Shqipërinë, ku parashikon bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

    Kjo duket si një goditje tjetër për ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij pas shpalljes "Non Grata" pak ditë më parë nga SHBA. Sipas këtij urdhri, Berisha dhe familja e tij rrezikojnë t'u bllokohet pasuria që kanë në SHBA. Por nuk është vetëm Berisha ai që rrezikon nga ky vendin i Biden, pasi të shpallur "Non Grata" nga SHBA janë edhe ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

    Në një letër që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në të do të jetë përfshirë edhe Shqipëria. Në urdhërin ekzekutiv kërkohet Bllokimi i Pronës dhe Pezullimi i Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

    “Në kuadër të situatës në territorin e ish Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, përfshi cenimin e marrëveshjeve të pasluftës si dhe institucioneve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si dhe përhapja e gjerë e korrupsionit ne qeverite dhe institucionet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor dëmton progresin kundrejt qeverisjes efektive dhe demokratike, integrimin e plotë drejt institucioneve transatlantike dhe kësisoj është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 9 qershor 2021 / Urdhri i Biden për të korruptuarit

    Telefonuesit komentojnë urdhrin e presidentit amerikan për bllokim të pasurive për të korruptuarit në Shqipëri e Ballkan

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga urdhri i Biden per sekuestrim pasurie per te korruptuarit ne Shqiperi te si po lobon deshperimisht Berisha ne SHBA e deri tek Greqia dhe Kosova

  • VIDEO

    A do ta shkarkojë Kuvendi presidentin Ilir Meta ? Gara në PD në metrat e fundit…

    Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parën temën e votimit në Parlament të shkarkimit të presidentit Ilir Meta. A do të votojë Kuvendi shkarkimin e kreut të Shtetit ? Në pjesën e dytë u diskutua për garën brenda PD mes 4 kandidatëve. Të ftuar në studio Adriatik Alimadhi, Bislim Ahmetaj, Fabian Topollaj dhe Adriatik Doçi.

  • VIDEO

    Me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike bregdetare, Rama nis ditën dhe uron ‘mirëmëngjes’

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike të qytetit bregdetar.

    Me këngën “Cover me in Sunshine” (më mbulo më rreze dielli), Rama ka publikuar pamje me dron të bypass dhe ka uruar “Mirëmëngjes”.

    Punimet për bajspasin e Vlorës janë drejt përfundimit, ai do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

    Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv