-
VIDEO
Kujtim Gjuzi thirrje Metës/ “Jep dorëheqjen, para se të shkarkohesh”
Kreu i partisë Konsevartore, Kujtim Gjuzi, i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të japë dorëheqjen para se të shkarkojë Kuvendi.
Sipas tij Meta është përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje kjo që ndodhi një javë para zgjedhjeve parlamentare.
-
VIDEO
Balla: Meta nuk përfaqëson më as unitetin e opozitës jo më të kombit! Ish-freshistin tonë e mbrojtën dy ballistë
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare tha se Meta nuk mund të jetë më kreu i shtetit shqiptar.
"Nuk do të hyja në replikë për shumë nga ato që tha. Të jeni i sigurt z. Murrizi se deputetët e PS e kanë mbështetur këtë grup parlamentar, është iniciativë e këtij grupi. Unë shpreh keqardhjen që z. Meta nuk u soll dot si Presidenti Republike, edhe pse unë isha nga ata që e zgjodhën.
Le të më thotë ndonjëri prej jush sot që Ilir Meta përfaqëson unitetin e kombit. Ai prej 25 prillit nuk përfaqëson dot më as unitetin e opozitës. Luli ka hallin e vetëm që të mos shkarkohet Meta që të i shkojë në opozitë.
Është hera e paorë në 30 vite që Kuvendi i Republikës çon deri në fund procesin e shkarkimit të Presidentit të republikës. Unë besoj se legjislatura pasardhëse ta ç'tensionojë klimën politike në Shqipëri dhe të punojmë të gjithë së bashku për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Evropa", tha Balla.
-
VIDEO
Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor me 104 vota pro dhe 7 kundër! Pritet votimi përfundimtar për shkarkimin e Metës
Votohet me 104 pro 7 kundër 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme, raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pritet votimi përfundimtar i deputetëve për shkarkimin e Metës.
-
VIDEO
Myslim Murrizi: Presidenti ka dalë nga binarët, s'është më garant i unitetit të kombit! Uroj që edhe BE të marrë një vendim si Biden
Edhe deputeti Myslim Murrizi duket se është pro shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit, ndërsa tha sot nga foltorja e Kuvendit se ai nuk është më garant i unitetit të kombit. Murrizi komentoi edhe urdhrin e Presidentit amerikan, Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë, për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar, ndërsa uroi që një vendim i tillë të vijë shumë shpejt edhe nga BE.
"Gjykata Kushtetuese do të ndajë kilogramët e shkeljes, sa e rëndë është. Akti i parlamentit është akt politik dhe moral, jemi një parlament formalisht demokratik, nuk di pse kanë frikë të thonë që moralisht Presidenti ka dalë nga binarët, nuk është më ai garant i unitetit të kombit. Këta që sot e nxjerri si shpëtimtarë, e akuzuan si vrasës, si njeri që dha urdhër për arrestimin e Sali Berishës, hajdut për humbjen e floririt, e shumë e shumë të tjera. Unë e kam patur kundërshtar politik për 30 vite, nuk më bashkon asgjë me të. Jam kënaq mbrëmë me urdhrin e Biden edhe pse nuk kam qenë tifoz me të. Nëse I plas nja dy urdhra të tjerë kanë për të më bërë tifoz me zor. Akti i Kuvendit do jetë limonadë para ngjarjes së ndodhur në këtë vend. Kur t’i shohësh në hotele dhe motele që kanë në New York. Dashtë zoti t’i shohim me kosë bari në dorë. Nuk jam për burg se kanë kosto të madhe. Biden andej, drejtësia e re këtij, Mllefi dhe inati., Zoti jua shtoftë inati mes njëri tjetrit. Meta nuk besoj se do jetë I fundit I shpallur tradhtar. Halli i madh se ngelka një rob pa punë. Akti i Kuvendit do të jetë limonadë me ngjarjet që do të ndodhin në këtë vend, kur ti shikojmë të gjithë te Arben Kraja. Unë nuk jam dakord për burg se është kosto e madhe. Besoj se shpejt edhe BE do bëjë një doganë të tillë si Presidenti Biden dhe të gjejnë vrimë e të futen", tha Murrizi.
-
VIDEO
Majko: Në fillim refuzova të firmosja për shkarkimin e Metës, sot do të votoj pro! Është bërë simbol i joseriozitetit
Deputeti socialist, ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar votën e tij pro shkarkimit të Ilir Metës, edhe pse nënvizoi se në fillim ishte kundër.
"Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij. Në fillim refuzova ta nënshkruaja propozimin për shkarkim por Meta është bërë simbol i jo seriozitetit në detyrë. Unë do të votoj pro shkarkimit, një votë që më rëndon shumë por është votë për të vërtetën.
-
VIDEO
Vasilika Hysi thirrje në Kuvend për shkarkimin e Metës: Dëmtoi rëndë demokracinë
Ish-anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi, i bëri thirrje deputetëve në Kuevnd që të votojnë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Sipas Hysit, Meta ka dëmtuar rëndë demokracinë, duke ndërmarrë veprime që binin ndesh me parimet e funksionimit të një demokracie parlamentare.
"Presidenti nuk mund të mbajë pozicion politik, por vetëm neutral në pozicionin e tij. Presidenti duhet ët sillet me asnjanësi dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm dhe merr një rëndësi të veçantë gjatë fushatës zgjedhore sepse ndërhy dhe shtrembëron bindjen e pavarur të publikut. Kushtetuta kërkon që Presidenti të qëndrojë neutral, por të gjithë jemi dëshmitar se gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti nuk e respektoi detyrën e tij dhe u pozicionua pro forcave në opozitë dhe i bëri thirrje qytetarëve të rrëzojnë qeverinë. Presidenti, nëpërmjet deklaratave të tij, ka kërcënuar punonjës të policisë së shtetit, gjyqtarë e prokurorë. Kërcënimet dhe urrejtja tregojnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në çështje të Prokurorisë dhe bien ndesh me parimin e balancimit të pushteteve. Presidenti, në vend të nxisë bashkëpunimin institucional, e dëmtoi rëndë demokracinë duke ndërmarrë veprime që binin ndesh me parimet e funksionimit të një demokracie parlamentare", tha ajo.
-
VIDEO
PD përjashton nga votimi në 13 qershor një pjesë të antarësisë, Gjana: Bën fushatë për partitë e tjera!
TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur që të përjashtojë nga votimi të gjithët anëtarët e kësaj partie që kanë bërë fushatë në 25 prill për të tjetër forcë politike që shkon përtej koalicionin PD-AN. Identifikimi i tyre, për kreun e Komisionin Zgjedhor, Jemin Gjana është krejtësisht i thjesht, pasi njihen nga anëtarët e grup-seksionit, edhe pse duhet thënë që një taktikë e tillë mund të lërë vend për manipulim të procesit zgjedhor. Në konferencën për mediat, kur kanë mbetur 4 ditë nga zgjedhjet brenda PD-së, Gjana bëri me dije nga ana tjetër, se do të lejohen që të votojnë ata që s’kanë emrin në lista, por kanë kartë anëtarësie. Procedurat i ka sqaruar Gjana.
“Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve. Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime. Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendra me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti, Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin atësinë dhe mbiemrin, nr e identifikimin, nr të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera. Këto karta në një procesverbal të posaçëm do ua dorëzojë Sekretarit Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do i kthejnë dokumentin e vjetër. Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët”, tha Gjana.
-
VIDEO
Shkarkimi i Voltana Ademit nga Shoqata e Bashkive/ PD: Synohet tërheqja nga padia në Gjykatën Kushtetuese
TIRANË- Partia Demokratike e cilëson shkarkimin e Voltana Ademit nga kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, tentativë të kryeministrit Edi Rama, “për uzurpimin” e kësaj shoqate. Me anë të një reagimi nga selia blu të ish-deputetes Jorida Tabaku, demokratët shprehen se mazhoranca po synon të tërheqë nga padia në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Tentativa e dështuar për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë vjen pasi Edi Rama ka uzurpuar çdo instituticion tjetër tjetër në vend. Kjo është një përpjekje tërësisht anti-demokratike dhe autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia, funksionimi i institucioneve dhe liria e tyre. Synimi i Ramës është zhbërja e lirive të qytetarëve dhe pasurimi i tij personal”, tha Tabaku.
-
VIDEO
Ralf Gjoni apel Ramës e maxhorancës: Koha të prodhojmë lajme pozitive për shqiptarët, mjaft me sherr e gjuhë urrejtje!
Ndërsa e ka shprehur hapur qëndrimin që do të mbajë për votimin në Kuvend të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, deputeti Ralf Gjoni në seancën e sotme parlamentare, përfitoi vetëm për t'i drejtuar një apel "të sinqertë" maxhorancëse kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ka ardhur koha që parlamenti të prodhojë lajme pozitive dhe të largohet nga gjuha e konfliktit politik, që nxit urrejtje.
"Dua të bëj një apel të sinqertë ndaj naxhorancës, të gjithë deputetëve dhe kryeministrit Rama. Të nderuar kolegë, mendoj se ka ardhur koha të prodhojmë lajme pozitive për shqiptarët, jo konfliktualitet, sherr, e gjuhë urrejtje. Na takon të prodhojmë lajme pozitive për klimën e biznesit dhe çdo akt që duhet të dalë nga ky parlament apo ai i ardhshëm, duhet t'i shërbejë klimës së biznesit, paqëtimit të shoqërisë shqiptare dhe largimit nga gjuha e konfliktit politik që po nxit shumë urrejtje, ndasi të panevojshme. Ky është apeli i një qytetari, jo i një deputeti, i një prindi mbi të gjitha", tha Gjoni.
Më herët, Ralf Gjoni ka deklaruar se ai do të abstenojë në votimin për shkarkimin e Presidentit Meta.
-
VIDEO
Halit Valteri: Sot shqiptarët presin nga ne t'i japim fund karrierës politike të Ilir Metës
Deputeti Halit Valteri në seancë ka thënë se sot duhet t'i jepet fund karrierës së Metës.
"Ilir Meta është personazhi politik i ka marrë gjithçka vendit tonë. Gjithçka i ka dhënë Shqipëria Ilir Metës. Dhe shqiptarët presin sot që rrugëtimit të Ilir Metës t'i jepet fund. Unë e imagjinoj të nesërmen pa një President që na turpëron. Ky na shndërron në një 'imbesil' në sytë e botë. Shqiptarët presin sot që t'i shërbejmë atyre", tha Valteri.
-
VIDEO
Edmond Stojku thirrje deputetëve: Të votojmë për shkarkimin e Metës, ka shkelur Kushtetutën!
Edond Stojku, ish-anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, i bëri sot thirrje deputetëve në Kuvend që të votojnë raportin e hartuar prej tyre dhe kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Sipas tij, Meta ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën me qëndrimin dhe deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore, duke humbur funksionin ekuilibrues në jetën politike të vendit.
Po ashtu, Stojku tha se Meta është përpjekur të krijojë krizë dhe incidente diplomatike me SHBA dhe ka dëmtuar prestigjin e institucionit të Presidentit me jashtë.
-
VIDEO
Rama: Meta ka humbur të gjitha shanset për t’u kthyer në binarë! Keqardhje për mikun e vjetër, por sot s’meriton të jetë president
Kryeministri Edi Rama ka listuar argumentet sipas tij pse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta.
“Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të Unitet, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë parlamentare, Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në marrëdhënien me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e shqiptarëve në marrëdhënie me të huaj, i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset për t’u kthyer në binarët, nuk mund ta mbajmë në kurriz, prandaj ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e 90% të shqiptarëve për ta shkarkuar nga detyrës, keqardhje për mikun tonë të dikurshëm, por Meta i sotëm nuk mund ta mbajë këtë status”, tha Rama.