-
VIDEO
Vettingu në politikë? Zotëria nuk e beson dhe shpjegon pse: A ia drejton dot kush thikën vetes?
Për propozimin e ish-presidentit Bujar Nishani për vettingun në politikë u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri e donte me ngulm një gjë të tillë por nuk e beson të ndodhë dhe shpjegoi edhe pse: Është sot mundësia që dikush tia drejtojë thikën vetes tha ai.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga "ndryshimi drejt Lindjes do ishte perdhunim" te vetmia e Bashes e deri tek pse Edi Rama do paqe me PD-ne?
-
VIDEO
Kryeministri Rama uron 'javë të mbarë' me pamje të lagjes së re 'Rilindja' në Fushë-Krujë
Me pamje shumë të bukura, të bëra me dron, të lagjes së re rë rindërtuar në Fushë-Krujë, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë të gjithë shqiptarët sot.
"Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama krahas videos.
Lagja e re në Fushë-Krujë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe në një largësi prej 1 kilometri nga qendra e Fushë-Krujës. Atje do të ndërtohen banesat individuale dhe apartamentet.
Në zonën e re për rindërtim e përcaktuar në Fushë Krujë, parashikohet strehimi për 218 familje nga të cilat 91 familje në banesa kolektive dhe 147 familje në banesa individuale.
Kryeministri Rama e ka quajtur më herët këtë lagje si një zonë cilësore rezidenciale për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
-
VIDEO
Zgjedhjet brenda partisë, Harxhi: Po fitoi Basha, PD kthehet në organizatë, shumë e vështirë për ta ringritur! Të mos futet në Kuvend nëse s'pranon 25 prillin, por të udhëheqë protestën
Nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet brenda partisë më 13 qershor, sipas kandidates Edith Harxhi, Partia Demokratike do të kthehet në një organizatë joqeveritare (ENG-një grup jofitimprurës që funksionon i pavarur nga çdo qeveri). Me Bashën në kryes sipas Harxhit, do të jetë shumë e vështirë për t'u ringritur PD. Kjo pasi sipas saj Basha nuk ka prespektivë të qartë se si do ta mundë qeverinë aktuale. Për të mundur mazhorancën sipas Harxhit duhet një projekt i ri që do drejtojë fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri dhe këtë premton ta bëjë ajo. "Kam frikë që PD do humbasë shumë për vetë faktin se ka humbur tashmë në këto 8 vjet. Në keto vite ne jemi jashtë pushtetit qendror dhe vendor. Unë mendoj që nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtën rrugë pa një prespektivë të qartë se si do ta mundim qeverinë aktuale, dhe se si është projekti ynë i ardhëm një projekt i ri që do drejtojë fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri, këto smund të bëhen me Bashën dhe kam frikë se PD do të përfundojë shumë rëndë, ndoshta në një OJF. Që do të thotë se do të jetë shumë e vështirë më vonë për ta ringritur partinë. Ndalur te kontestimi i rezultatit të 25 prillit nga Basha, Harxhi tha se nëse ai nuk e pranon rezultatin të mos futet në Kuvend por të udhëheqë protestën paqësore. "Basha e quan procesin të manipuluar, jo procesin vetë por para zgjedhjeve sepse dita e zgjedhjeve ka qenë normale, nuk ka pasur ankimin nga ana e komisionerëve të PD. Gjithccka ka dalë ditën e ditë, pasi ditën e parë kishte thënë se votat janë të kuti, por ditën e dytë tha se nuk i njohim zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë se nuk u njeh zgjedhjet por do të hyjë në parlament, nëse ne si njohim zgjedhjet të mos hyjmë në parlament por duhet ti prijë një proteste paqësore, për të rrëzuar ramën", shtoi ajo.
-
VIDEO
'Kush nuk është me Bashën është me Ramën', Agron Shehaj: Tezë komuniste! Ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës
Argumentit të përsëritur nga kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij se "kush është me Bashën, i shërben Ramës", kandidati për kryetarin e ri të partisë, Agron Shehaj i ka dhënë përgjigje nga Tepelena.
Shehaj ka sjellë një bisedë mes 2 demokratëve, ku njëri prej tyre mbështetës i Bashës i ka dërguar një mesazh qytetarit që mbështet Shehajn, duke i thënë " Kush nuk është me Bashën është me Ramën". Përgjigja e tij është e se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga shkolla e rindërtuar në Krujë: Rilindi më e bukur dhe më e fortë! Do presë 160 nxënës
Ndërsa procesi i rindërtimin vijon në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të shkollës ‘Gjon Luka’ në Krujë e cila është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.
Rama shkruan se shkolla ‘Gjon Luka’ rilindi më e madhe, më e fortë, më e bukur se ajo që prishi tërmeti.
Marshallah! Rilindi edhe Shkolla 9- vjeçare e Luzit, “Gjon Luka”, më e madhe, më e fortë, më e bukur se ajo që prishi tërmeti", shkruan Rama.
Shkolla ‘Gjon Luka’ ishte një tjtetër kaniter i hapur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kjo sjkollë do të presë 160 nxënës me kushte sipas standarteve europiane, me 10 klasa, 5 laburatore, 2 klasa për kopësht, biblotekë dhe hapësira sportive.
-
VIDEO
Vokshi me gratë demorakte: Vendimi për të penguar gazetarët për të raportuar lirisht në Parlament, antidemokratik dhe antikushtetues
Partia Demokratike e cilëson antidemokratike dhe antikushtetuese vendimin e parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informim dhe raportim të lirë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ish Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi tha se ky vendim i parlamentit është dhunim i fjalës së lirë vendimin që ndalon gazetarët të hyjnë lirisht në parlament dhe të raportojnë lirisht për punën e deputetëve. Për Vokshin nuk ka shoqëri të lirë pa fjalë të lirë dhe se ky vendim nga Kuvendi është marrë pa asnjë lloj transparence nga parlamenti monopartiak.
“Pa fjalë të lirë, nuk mund të ketë votë të lirë, nuk ekziston as shoqëria e lirë. Në këtë drejtim, vendi ynë vazhdon të bëjë hapa mbrapa me ritme alarmante. Me nje vendim antidemokratik, media ndalohet të marrë pjesë në komisionet parlamentare, aty ku diskutohen ligjet, ndalohet të pyesë deputetët, ndalohet të jetë aty ku ngjarja ndodh. Në vend të informimit të plotë të publikut, gazetarët urdhërohen të komunikojnë me publikun vetëm përmes pamjeve të regjisë së centralizuar të kuvendit. Vendimi antidemokratik, antikushtetues, i detyron gazetarët të qëndrojnë të izoluar në një dhomë, të rrethuar nga Garda e pushtetit.
-
VIDEO
Avokati Beqiri për Report TV: Meta u soll si kriminel ordiner, na bëri armik me SHBA!
Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga seanca ku Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Kreut të Shtetit, për avokatin Idajet Beqiri kjo gjë do të ndodh dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta shpëtojë atë nga shkarkimi, pasi sjellja e Ilir Metës në krye të shtetit ishte e ngjashme me atë të një krimineli ordiner. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se Meta doli totalisht nga roli i tij i Presidentit dhe u soll si një kriminel rrugësh që nxiste dhunë dhe vetëgjyqësi me preje duarsh nëse prekej vota e lirë. Për Beqirin këto përbëjnë vepra penale dhe beson se do të ndiqen nga SPAK dhe nëse provohen, Ilir Meta rrezikon minimumi 10 vite burg.
"Presidenti nuk ka qenë në rolin e kryetarit të shtetit që nga 2017 dhe në mënyrë të posaçme gjatë 2020-2021 ai doli komplet nga shinat e kryetrarit të shtetit dhe të qeniet faktor i unitetit të popullit, nuk e vuri dot veten mbi palët por u pozicionua politikisht në opozitë dhe doli në luftë të hapur kundër qeverisë. Presidenti ka bërë thirrje për dhunë, ka arritur sa të bëhet në kuptimin e vërtetë të fjalëve të bëhet një kriminel ordiner ku kërkon prerje të dorës. Nuk është kjo gjuha e kryetarit të shtetit, por gjuha e kriminelit të rrugës. Ai ka bërë thirrje për dhunë dhe në një rast të tillë është një vepër penale që e ndjek SPAK dhe jam i bindur që nëse provohen Meta dënohet me minimumi 10 vite burg", tha Beqiri.
Avokati Beqiri tha se Meta për shkak të konflikteve personale arriti t'i bëjë shqiptarët armiq me aleatin më të madh që i ka mbrojtur gjithmonë ndër vite.
"Të arrish të më bësh armik shqiptarët me aleatin më të madh të kombin shqiptar me SHBA qe na dhanë pavarësinë e Kosovës, na futën në NATO, na mbajnë në gjirin e tyre, është e paprecedentë. Të futesh në një luftë personale kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tënd, është normale që një parlament nuk mund ta mbajë atë më president dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese që të shmang shkarkimin e tij", tha Beqiri.
-
VIDEO
Rehabilitohet kanali vaditës i Rrinës në Librazhd, Balla: Mbulon me vaditje 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra
Taulant Balla ka inspektuar punimet që po kryhet për rehabilitimin e Kanalit vaditës të Rrinës në Librazhd. Investimet në bujqësi vijojnë për të lehtësuar punën e fermerëve në zonat e Librazhdit në prag të sezonit të vaditjes. Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit.
Balla tha se ky është një kanal që mbulon disa fshatra dhe natyrshëm që investimi në këtë kanal ka qenë një domosdoshmëri.
Me përfundimin e punimeve të këtij kanali ne përmbyllim një prej investimeve më të rëndësishme në rrjetin e kanaleve vaditëse. Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit”, tha Balla.
-
VIDEO
Presidenti i PE, Sassoli: BE të mbajë premtimet, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e saj!
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke thënë se zgjerimi i BE do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin të rajonit. Megjithatë për Sassolin se sa shpejt këto vende mund t'i bashkohen BE-së varet edhe nga përmbushja e kritereve të pranimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin ashtu edhe për Evropën. Ndihmon në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë ende në secilin prej këtyre vendeve, por Bashkimi Evropian duhet gjithashtu të mbajë premtimet e tij dhe të njohë progresin", tha Sassoli për mediat gjermane.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane 'Bild', tha se BE ka thyer premtimet e saj dhe po krijon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Historia e hapjes së negociatave, tha Rama, është bërë si historia "Duke pritur Godonë, vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh!”.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë për të nisur negociatat me BE, por procesi është bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria vuri vitin e kaluar për Maqedoninë e Veriut mbi një mosmarrëveshje të gjuhës dhe historisë.
Bullgaria akuzon Maqedoninë e Veriut për "vjedhjen e historisë" dhe kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj janë bullgare.
-
VIDEO
Vettingu në politikë, Beqiri: Do ishte nder për Kuvendin e ri që ta miratoj këtë ligj! Nishani e propozoi, por do jetë ndër 10 të parët që do preket
Avokati Idajet Beqiri e konsideroi krijimin e ligjit për vettingun në polikë si të vonuar dhe se ka ardhur momenti që duhet të bëhet. Madje ai shtoi se do të ishte në nderin e Kuvendit të ri në shtator që në punën e tij të ketë krijimin e projektligjit të parë për vettingun në politikë. Vettingu në politikë u propozua dje nga Bujar Nishani, por për avokatin Beqiri kjo nuk ka pse e gëzon shumë atë pasi ai do të ishte në 10-shen e parë që do të kalonte në sitën e vettingut.
Beqiri tha se në ligj duhet të përcaktohet qartë se kush do të jetë objekt i tij, kryeministra e ministra por edhe ata që kanë qenë më parë, ndërsa shtoi se ata që preken nga vettingu duhet të çohen në gjykatë dhe të ketë dënime për to.
"Nëse bëhet vettingu në politik tek 10-shja e parë do kapi edhe vetë Nishanin pasi në shumë aspekte. Parimisht janë plotësisht dakord për vetting në politikë dhe më duket e drejtë një gjë e tillë. Ka ardhur momenti që grupet parlamentare të bëjnë propozime konkrete dhe të hartojnë ligje për vettingun në politikë. Duhet të përcaktohet saktë se kush do të jetë objekt i këtij ligji, kryeministra e ish kryeministra, ministra e ish ministra, drejtorë të instituteve të larta. Kur të ndërtohet ky ligj dhe më pas t'i drejtohen gjykatave që të vendos vulën për çfarë ka bërë. Mendoj se ka ardhur momenti dhe një gjë e tillë duhet bërë. Për këtë legjislaturë të re do të ishte në nderin e saj që projektiligji i parë që duhet të hartoje të jetë vettingu në politikë", tha Beqiri.
Ditën e djeshme nga Mati, ish presidenti Bujar Nishani kërkoi vetting për politikanët që do të shërbente për të rikthyer besimin e njerëzve te politika.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, Basha: 13 qershori, testi i parë pas masakrës zgjedhore!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me demokratët në qarkun e Elbasanit, nga theksoi edhe njëherë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe se do të luftojë për zhbërjen e tyre.
Basha deklaroi po ashtu se do të bindë aleatët për një platformë që, sipas tij, do të kthejë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.Përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend", tha ai.