-
VIDEO
Ish-nënkryetari i FRPD, Hoxha: Gara një farsë, kanë hequr 28 mijë anëtarë që të fitojë Basha! U bëj thirrje demokratëve të mos votojnë asnjë kandidat
Duke i kosideruar zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD një farsë, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, në një intervistë për Report Tv tha se do të fitojë përsëri kreu aktual Lulzim Basha pasi janë hequr 28 mijë anëtarë që të fitojë Basha
-
VIDEO
PD e LSI ‘rrëzohen’ sërish! Zgjedhjet në Durrës të vlefshme, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë për qarkun e 5-të
Durrësi bëhet qarku i 5 ku vuloset rezultati i zgjedhjeve, nga 9 të kontestuar nga opozita. Pretendimet e përfaqësuesve të PD e LSI, Marash Logut e Altin Kaziajt, Kolegji Zgjedhor i cilësoi të pabazuara në prova dhe miratoi pa asnjë ndryshim rezultatin e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi për Report Tv: Është vetëm fillimi, ai do paraqitet në organet e drejtësisë! I ktheu ligjet në sfungjer që t'i shtrembëronte si të donte
Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se Meta shkeli shpirtin e kombit dhe deformoi orientimin kombëtar nga perëndimi drejt një bote të panjohur duke e kthyer atë në një “sfungjer që të mund të shtrembëronte si të donte”. Çupi thotë se Meta shkeli ligjet dhe tentoi ta fusë vendin në luftë, me qëllimin e vetëm për të qëndruar në qetësinë e tij.
-
VIDEO
Gara në PD/ Harxhi: Masakrën zgjedhore nuk e vërtetojmë dot! Shehaj: Demokratëve u duhet një lider i pakorruptuar! Kadilli: Amorale të kacavirresh pas karriges
Ashpërsohen akuzat mes kandidatëve që garojnë për kreun e Partisë Demokratike në ditët e fundit të fushatës. Basha thotë se baza e PD është e bashkuar për të vijuar betejën, ndërsa Harxhi, Shehaj dhe Kadilli thonë se fitorja vjen vetëm nëse ndryshon lidershipi që për ta s’ ka moral të rikandidojë
-
VIDEO
Ja çfarë ndodh tani pas vendimit të Kuvendit për shkarkim të Metës, të gjitha hapat ligjorë dhe skenarët për fatin e Kreut të Shtetit
Kuvendi duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të Metës brenda 5 ditëve. Meta do ftohet nga Kushtetuesja të paraqesë mbrojtjen e tij. Shqyrtimi i vendimit të Kuvendit do të nisë brenda 3 muajve
-
VIDEO
Kuvendi shkarkon me 104 vota Ilir Metën, Presidenti i parë në histori që ndëshkohet nga ligjvënësit! 'Fati' i tij në dorë të Kushtetueses! Rama: Largimin e tij e duan 90% e shqiptarëve
Nga sot Ilir Meta, përveçse një karrierë politike si askush tjetër pasi ka qenë në krye të tre institucioneve kryesore të shtetit si Kryeministër, Kryeparlamentar apo President Republike, do të hyjë në historinë e vendit si Kreu i Shtetit i parë që shkarkohet institrucioni që përfaqëson sovranitetin e popullit si 'shkelës i Kushtetutës'.
-
VIDEO
Basha: 25 prilli, masakër zgjedhore ose fitore e mazhorancës, bashkë s'shkojnë! Rama ka shtrirë dorën për të goditur demokratët, të dielën të dalim të bashkuar
Gjatë një takimi me demokratët në Tiranë. kreu i PD Lulzim Basha tha i kam mirëpritur dhe mirëpres çdo kritikë dhe çdo qëndrim qoftë edhe të padrejtë në PD, duket theksuar se të vetmin kundërshtar që ka ai dhe çdo demokrat, është Edi Rama.
-
VIDEO
Taulant Balla: I shkarkuari tashmë duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese! Puna jonë me Ilir Metën mbaroi
I shkarkuari tashmë duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky ishte mesazhi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas vendimit të Kuvendit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.
"Thirrja ime është që të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtjen ndaj çdo lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetues. Është institucion i pavarur dhe duhet të flasë. Puna jonë me Ilir Metën mbaroi", tha Balla.
-
VIDEO
Deklaron votën pro shkarkimit të Metës, gafa e Jenishehrit në Kuvend: Do i dalim zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë
Deputeti i opozitës Selami Jenishehri, gjatë fjalimit të sotëm në Kuvend deklaroi se do të votojë pro propozimit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.
Ndërkohë fjala e tij është shoqëruar edhe me një gafë, ku teksa po fliste për vjedhjen e zgjedhjeve, deputeti tha se koalicioni i tij do t'u dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.
“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasyr pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat.”, tha Jenishehri.
-
VIDEO
Me 104 vota pro, shkarkohet presidenti Ilir Meta! Gjykata Kushtetuese do thotë fjalën e fundit
Shkarkohet presidenti Ilir Meta! 114 deputetë morën pjesë në votim, nga ku 104 votuan pro, kundër 7 dhe 3 abstenim. Tashmë topi është në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta.
-
VIDEO
Deputeti Jakimi deklaron votën pro shkarkimit: Gjuha e Metës e papranueshme
Në fjalën e mbajtur në sot në parlament në seancën për miratimin e raportit përfundimtar të komisionit Hetimor të Kuvendit për shkarkimin e Metës, deputeti Halil Jakimi, shprehu votën e tij pro shkarkimit. Meta sipas tij nuk mund të jetë më unitet i kombit.
"Presidenti i Republikës ka mbajtur anësi politike. Kur bën deklarata të tilla të njëanshme ai e ka humbur rolin sipas atributit që i jep Kushtetuta. Në shumë dalje publike Presidenti i Republikës ka zgjedhur një gjuhë përshkallëzuese deri në deklaratën 'do t'u pritet dora' apo edhe rasti kur përmendi sfurqet, kosoret etj", thotë Jakimi.
-
VIDEO
Rama ‘shkel rregullat’, nuk voton në dhomën e fshehtë për shkarkimin e Metës
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos votojë në dhomën e fshehtë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por në foltoren e Kuvendit. Vota e tij tashmë dihet pasi është pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, për të cilat ka dhënë dhe një sërë argumentesh.