• VIDEO

    Kadilli mbështet Nishanin për vetingun në politikë, mesazh demokratëve: Të punojmë për një projekt të ri

    I pranishëm në Kukës, kandidati për kreun e PD mbështeti propozimi e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili kërkoi veting për politikanët. Kadilli u shpreh se mirëpret çdo propozim që synon të pastrojë figurën e çdo politikani.

    "Çdo propozimin që synon të pastrojë figurën e çdo politikani është i mirëpritur nga ana ime, si për vetingun e pasurive ashtu edhe për origjinën politike nga  vijnë, a kane implikime me regjimin e shkuar komunist dhe me ngjarje të padëshirueshme sepse kur dalin të kërkojnë mbështetje, ashtu siç kam dalë unë, ka te drejtën të thotë kush je ti zoti Kadilli? Unë do t'i them  jam një njeri i persekutuar nga regjimi që kam ndërtuar të gjithë karrierën time me duart dhe fuqinë time dhe të familjes time. E gjithë pasuria ime është e ndërtuar nga unë dhe familja ime pa asnjë teprim nga dikush tjetër", tha ai.

    Kadilli i bëri thirrje demokratëve që të bashkohen me të për një projekt të ri politik që, sipas tij, do të sjellë ringritjen e kësaj partie. Ai ftoi demokratët që të ndahen nga e kaluara dhe nga rruga e vjetër politike dhe të marrin përgjegjësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

    "Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde. Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjeçarit!Demokrat - Behu Zot i Fatit Tënd!", shtoi Kadilli.

  • VIDEO

    Avokati Beqiri për Report Tv: Meta u soll si kriminel ordiner, na bëri armik me SHBA! S'ka Gjykatë Kushtetuese që e shpëton!

    Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga seanca ku Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Kreut të Shtetit, për avokatin Idajet Beqiri kjo gjë do të ndodh dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta shpëtojë atë nga shkarkimi, pasi sjellja e Ilir Metës në krye të shtetit ishte e ngjashme me atë të një krimineli ordiner. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se Meta doli totalisht nga roli i tij i Presidentit dhe u soll si një kriminel rrugësh që nxiste dhunë dhe vetëgjyqësi me preje duarsh nëse prekej vota e lirë. Për Beqirin këto përbëjnë vepra penale dhe beson se do të ndiqen nga SPAK dhe nëse provohen, Ilir Meta rrezikon minimumi 10 vite burg.

    "Presidenti nuk ka qenë në rolin e kryetarit të shtetit që nga 2017 dhe në mënyrë të posaçme gjatë 2020-2021 ai doli komplet nga shinat e kryetrarit të shtetit dhe të qeniet faktor i unitetit të popullit, nuk e vuri dot veten mbi palët por u pozicionua politikisht në opozitë dhe doli në luftë të hapur kundër qeverisë. Presidenti ka bërë thirrje për dhunë, ka arritur sa të bëhet në kuptimin e vërtetë të fjalëve të bëhet një kriminel ordiner ku kërkon prerje të dorës. Nuk është kjo gjuha e kryetarit të shtetit, por gjuha e kriminelit të rrugës. Ai ka bërë thirrje për dhunë dhe në një rast të tillë është një vepër penale që e ndjek SPAK dhe jam i bindur që nëse provohen Meta dënohet me minimumi 10 vite burg", tha Beqiri.

    Avokati Beqiri tha se Meta për shkak të konflikteve personale arriti t'i bëjë shqiptarët armiq me aleatin më të madh që i ka mbrojtur gjithmonë ndër vite.  

    "Të arrish të më bësh armik shqiptarët me aleatin më të madh të kombin shqiptar me SHBA qe na dhanë pavarësinë e Kosovës, na futën në NATO, na mbajnë në gjirin e tyre, është e paprecedentë. Të futesh në një luftë personale kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tënd, është normale që një parlament nuk mund ta mbajë atë më president dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese që të shmang shkarkimin e tij", tha Beqiri.

    Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mbahet më 9 qershor ditën e mërkurë, në orën 10:00. Vendimi u mor nga Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen ku u diskutua për votimin e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, që u miratua më 28 maj. Report Tv ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

     

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja / 6 Qershor 2021 / A do shkarkohet Ilir Meta? Flasin qytetarët

  • VIDEO

    Nishani kërkon vetting: Presidentë dhe kryeministra, t’u konfiskohen çdo lugë e pirunj nëse nuk i justifikon

    BURREL- Nga Mati, në takimin me demokratët, ish- presidenti Bujar Nishani, ka kërkuar vetting për politikanët. Krah kandidates për kreun e ri të PD-së, Edith Harxhi, Nishani tha se ky duhet të jetë ligji i parë që duhet të miratojë parlamenti i ardhshëm dhe nëse nuk ndodh, të arrihet nëpërmjet referendumit. Vettingu i politikanëve, shoi Nishani, do të shërbente për të rikthyer besimin e njerëzve te politika. “Një muaj fushatë nuk folëm dhe denoncuam me dhjetëra raste korrupsioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; Vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite. Dhe jo vetëm këta që janë atje, por çfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, çfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum. Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit”, tha Nishani. Nga ana tjetër, Nishani e përshkroi situatën në PD me nota shumë të zymta pas humbjes. “Kur kam pësuar unë dëshpërim të thellë, imagjino si janë mijëra e mijëra të tjerë. Unë kam arritur, kam marrë maksimumin në karrierën time politike, ministër, president dhe nuk prisja që nga fitorja të merrja ndonjë tjetër, por mbi të gjitha është dëshira politike dhe që miqtë dhe shokët e mi do të drejtojnë nesër Shqipërinë. 8 vite në opozitë mijëra njerëz janë hequr nga puna se janë demokratë. Jemi në një situatë s’po dimë ku të shkojmë. Fataliteti na ka kapur prej fyti” tha ai.

  • VIDEO

    Raporti ekskluziv/ Pas shkarkimit, Ilir Meta drejt SPAK-ut për nxitje dhune dhe urrejtje, rol të dyshimtë edhe në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, detaje nga dokumenti 100 faqësh

    TIRANË- Pas shkarkimit të pritshëm në seancën e 9 qershorit 2021, Presidenti Ilir Meta mund të përballet me SPAK për dy vepra të rënda penale, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe thirrje për urrejtje nacionale. Report Tv ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në raport reflektohen thirrjet e Metës për dhunë, roli i tij në përplasjen mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, mbrojtja nga ana e tij e strukturës paramilitare të PD pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke analizuar qëndrimet e Metës në 19 emisione televizive, 9 deklarata për mediet, 45 postime në rrjetet sociale si dhe disa shkresa që u ka drejtuar institucioneve të pavarura në mënyrë të përsëritur.

    “Komisioni Hetimor nuk hetoi faktet e mësipërme të thirrjes për dhunë apo urrejtjes ne kuadrin e veprave penale, pasi objekti i hetimit në këtë proces lidhet me pretendime për shkelje të rënda kushtetuese, dhe kjo është detyrë e organeve hetimore që për këto çështje mund të nisin hetimin dhe kryesisht sipas dispozitave ligjore në fuqi. Komisioni Hetimor vlerëson se aktet e sjelljet e Presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale...Sipas komisionit nxitje dhune dhe ndasie dhe shembuj për të zgjidhur situatat me vetëgjyqësi, gjenden dhe në sjelljet e Presidentit që analizohen në këtë raport në lidhje me konfliktin midis FRD dhe Bashkisë Tiranë...”, thuhet në faqet 81 dhe 82 të raportit.

  • VIDEO

    Gara për kreun e ri të PD-së/ Nga reformimi i partisë te fati i kryetarit, platforma e tre kandidatëve! Basha duarbosh para demokratëve

    4 kandidatët e Partisë Demokratike pas një jave do të votohen nga anëtarësia për kryetarin e ri. Ndonëse ka vijuar turin e takimeve në thuajse gjithë vendin, Lulzim Basha nuk ka paraqitur program, ndërsa 3 kandidatët e tjerë kanë paraqitur platformat e tyre ku spikat një pikë e përbashkët, kryetari i partisë nuk duhet të vijojë drejtimin nëse humbet zgjedhjet

  • VIDEO

    Kulluri: Basha po saboton takimet e kandidatëve në degë! Është bërë 'meme'! S'di ku e gjen kurajën për të rikandiduar pas humbjeve seriale

    TIRANË- Anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri ka ngritur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha po ndikon të strukturat e partisë për të sabotuar takimet e kandidatëve të tjerë dhe kjo ka ndodhur në disa prej degëve. Në një intervistë për Report Tv, Kulluri tha se Basha është bërë "meme" dhe PD-ja, një parti historike për vendin, nuk mund të ketë Bashën kryetar. Sipas Kullurit, kryedemokrati duhet marrë si rast studimor, për shkak të kurajëss që ka për të rikandiduar në një kohë që nuk ka sjellë asgjë tjetër në parti përveç se disa humbje radhazi. "15 ditë e pamundur që të bësh takime me 75 degë. Para Bashës forumet mblidheshin, ka funksionuar, sot kemi një lider autokrat dhe të paaftë në raport me Berishën që na ka çuar në disa humbje seriale, nuk e di ku e gjen kurajon që të hyjë në garë, mendoj se është rast studimi për të ardhmen. Basha nuk ka një alternativë, Basha me dinjitetin janë si uji me vajin, po ndikon te strukturat për të sabotuar takimet e kandidatëve, në pak degë aty ku Basha ka akoma që ka njeri që beson se ka jetë në mars dhe se Basha mund të vijë në pushtet dhe me këto hile të vogla që është mësuar, për të sabotuar garën. Pati një kthim të votës pranë PD në 25 prill dhe vota të majta për inat të Ramës, Basha nuk motivoi elektoralin e djathët, PD i duhet 750 mijë vota për të ardhur në pushtet, kemi pasur një rritje, por PD nuk i duhej një rritje,por fitore. Nëse ka ardhur për të shënuar rritjet e veta le të hap një parti të re, Basha po tenton që të gënjejë demokratët dhe nuk do ia dalë dot. Ne drejtohemi nga në meme që nuk është e ardhmja e partisë", tha Kulluri.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD, Basha takim me demokratët në qarkun Durrës: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! Harxhi: Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit

    Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, 4 kandidatët po zhvillojnë takime me anëtarësinë ku kërkojnë votat e tyre për drejtimin e partisë.

    Nga Durrësi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nuk i njeh si legjitime zgjedhjet e 25 prillit, duke përsëritur po ashtu se nuk do të ketë bashkëpunim me autorin e masakrës së 25 prillit me Edi Ramën.

  • VIDEO

    Basha takim me demokratët në qarkun Durrës: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! S'ka bashkëpunim me autorin e masakrës

    Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Basha sakaq është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa nënvizon se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durrësit

  • VIDEO

    Verë 2021 iku COVID, priten turiste, po vrasjet?

    Largimi i të gjitha ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare në nisje të sezonit turistik ishte paralajmërimi i fortë i kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga strukturat përkatëse të vepronin me dorë të hekurt. Por duket se të pakën në Sarandë dhe Shkodër, këto ndërtime pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’. Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll”, kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma tha se ndërtimet pa leje janë sporadike dhe kryesisht ndërtesa të vjetra. Largimi i ndërtimeve pa leje tha Gurma nuk do të ndikojë te turistët, ndërsa tha se Saranda është gati për t’i pritur ato.

  • VIDEO

    Ekskluzive / Berisha-Kryemadhi, 9 mijë USD pagë në vit edhe pas djegies së mandateve!

    Dorëzuan mandatet e përfaqësimit në Kuvend në mars të vitit 2019, me qëllimi krijimin e një krize politike për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’ dhe për të marrë pushtetin, por krerët e opozitës shqiptare nuk kanë hequr dorë në asnjë moment nga të gjitha përftimet e mundshme që burojnë nga statusi i ish deputetit. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2020, rezulton se ka përfituar 940 620 lekë ose rreth 9 mijë USD nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në formën e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit. Mbi 9 mijë USD ka futur në xhep edhe Sali Berisha gjatë vitit 2020, ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve.

    Berisha dhe Kryemadhi kanë aplikuar për pagesë kalimtare nga ISSH, duke shfrytëzuar një hapësirë ligjore në ligjin e ’96 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese, ku për deputetët parashikohet që pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore dhe më pas marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Përpos Berishës dhe Kryemadhit, kanë aplikuar për gjysmën e pagës edhe 43 ish deputetë të tjerë të PD-LSI.Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e linjës radikale të opozitës kanë aplikuar për gjysmën e pagës. Ish-ligjvënësit e opozitës, gjatë vitit 2020, kanë përfituar në total 41 387 280 lekë për vitin 2020 ose rreth 400 mijë USD nga buxheti i shtetit. Disa prej tyre, të cilët nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të vijojnë përfitimin financiar deri në mars të vitit 2022. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili vijon të mbrojë si një vendim të drejtë aktin politik të djegies së mandateve, nuk ka përfituar pagesë kalimtare, për shkak të mos aplikimit.

  • VIDEO

    Klosi takim me homologun grek në Athinë: Lëvizja e lirë në kufi do të ndihmonte turizmin në të dy vendet

    Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka kërkuar nga Greqia që të hapen kufijtë për turizmin, pasi kjo do i shërben të dyja vendeve. Klosi tha se rënia e rasteve të infektive edhe vaksinimi masive lejojnë kalimin e lirë të njerëzve mes dy vendeve.

    "Kjo do ti shërbejë turizmit në të dyja anët e kufirit. Besimplotë se ministri Theoharis, do të jetë avokati i situatës së mirë pandemike, e reduktimit të infektimeve, vaksinimit masiv për t’ia përcjellë në instastancat vendimmarrëse të masave"- u shpreh ministri Klosi.

    Homologu grek Harry Theoharis shprehu vullnetin për të bërë më të mirën në këtë drejtim. Klosi ndodhet për vizitë zyrtare në Athinë me ftesë të Ministrit grek të Turizmit, Harry Theoharis.

    Në takimin mes dy ministrave, u fol për rritjen dhe shkëmbimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit, si një nga çështjet që i bashkon fort dy vendet tona kufitare e aq më shumë në kohën kur ky sektor ka pësuar dëme të mëdha nga pandemia.

    Ministri Klosi dhe homologu i tij grek ndanë pikëpamjet respektive për sektorin turistik, rrugët për rritjen e tij, sikundër edhe të rritjes së bashkëpunimit të dy vendeve në shkëmbimin e eksperiencave. Vendi ynë është i hapur për turistët e të gjithë vendeve ku nuk kërkohet as tampon antiCOVID dhe as pasaportë vaksinimi për të hyrë në Shqipëroi.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv