• VIDEO

    Komisioni miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Ilir Metës

    Komisioni hetimor ka votuar në mënyrë unanime duke miratuar raportin përfundimtar për verifikimin e shkeljeve të rënda kushtetuese të Presidentit Ilir Meta.

    •  
  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD, Basha: Ne jemi partia që bën garë! Kundërshtari kërkon të na përçajë, mos t’i japim kënaqësinë që ta përdorë këtë proces kundër nesh

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njëherësh edhe kandidat, ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët, ndërsa u ndal sot në Sarandë e Selenicë. Basha i kërkoi atyre besimin për të drejtuar sërish partinë, ndërsa e konsideroi si diçka mjaft pozitive procesin e zgjedhjeve brenda partisë dhe debatin.

  • VIDEO

    Braimllari: LSI u la në përballje frontale me Rilindjen, të vendosur të zbardhet masakra e 25 prillit!

    Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar për zbardhjen e masakrës zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, Endrit Braimllari, i cili theksoi se LSI ka denoncuar më prova dhe fakte por që janë rrëzuar nga KAS, duke treguar se është bërë palë.

    Braimllari tha më tej se kryeministri Edi Rama ka një strategji për të tërhequr vëmendjen nga masakra e 25 prillit siç është komisioni për Metën. Po ashtu ish-deputeti i LSI-së, tha se edhe PD është më shumë e fokusuar në procesin e  zgjedhjeve brenda partisë. Braimallari shtoi se LSI u la në një përballje frontale të drejtpëdrejtë me Rilindjen dhe i përballoi të gjithë.

    ‘Të gjitha energjitë tona janë të fokusuara në zbardhjen e së vërtetës për masakrën e 25 prillit. Ka qenë një masakër e mirëoragnizuar muaj me parë, duke filluar me përdorimin e administratës publike dhe parave publike.  

    Ne kemi kërkuar hapjen e kutive për t’u riumëruar dhe për të parë sesi votat e pavlefshme shkonin tek PS. Qoftë dhe një votë, është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. KAS vepron në mënyrë të njëanshme dhe kjo tregon se është bërë palë.  KAS kas rrëzuar provat shtesë që ka paraqitur LSI. LSI u përball me një armatë shtetërore dhe jo shtetërore që të godasin drejt për drejt LSI-në.

    Analistet e sponsorizuar drejt për drejt nga Edi Rama duna të heqin vëmendjen nga masakra e 25 prillit, siç është edhe Komisioni i Metës. Pse nuk flasin për masakrën e 25 prillit? Pse nuk e ngren zërin për këtë gjë? Jo të përdoren politikisht për të goditur LSI. Ne jemi në vazhdimësi të procesit.  Në qendruam në bllok dhe LSI është një forcë e sakrificës që sakrifikon në emër të një marrëveshje dhe të një morali politik.

    PD është në një garë të brendshme, dhe nuk dua të ndikoj. LSI u la në përballje frontale të drejtpërdrejtë me Rilindjen. LSI i përballoi të gjithë kundër të gjithëve. Të tjerët nuk arritën. Zoti Basha dhe PD janë fokusuar në një proces të brendshëm, kurse LSI është fokusuar në zbardhjen e kësaj masakra.’- tha Braimllari.

  • VIDEO

    Skënder Gjinushi për pranimin e 17 anëtarëve të rinj: Hapja ka sjellë pranime cilësore dhe kontributi i tyre është për t’u përshëndetur

    Nga ana tjetër Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi tha se janë pranuar shkencëtare dhe studiues nga Kosova, nga komuniteti arbëresh, nga Maqedonia e Veriut si dhe nga SHBA e vende të tjera.

    Gjinushi falënderoi qeverinë për mbështetjen financiare si dhe për bashkëpunimin që është kryer në kuadër të kësaj reforme, ku tha se hapja ka sjellë pranime të reja cilësore dhe se kontributi i tyre është për tu përshëndetur. Gjinushi tha se këtë vit do të mbahet Kuvendi i Albanologjisë.

    ‘Krahas nevojës për reformim të gjithë sistemit të arsimit të lartë prej vitesh edhe para akademisë së Shkencave shtrohej nevoja e reformimit të saj, sot është thirrur kjo mbledhje e asamblesë për të nderuar një prej elementëve kryesor të kësaj reforma të pranimit si anëtarë të akademisë të 17 shkencëtarëve dhe studiuesve, nga Kosova, nga komunitetit arbëresh, në Maqedoninë e Veriut, SHBA. Ky është një status i ri, një hapje e veçantë brenda një akademie të ngjashme. Ky pasurim i Akademisë është një pasurim me anëtarë të rinj. Janë pranuar 13 anëtarë të rinj. Pranimet e reja janë cilësore dhe të nivelit në Rajon dhe Evropë. Duke përcjellë mesazhin se dhe në Shqipëri të aftit mund të jenë të suksesshëm. Ligji i ri mundëson rritjen dhe rregullimin e Akademisë së Shkencave. Kontributi i anëtarëve të jashtëm është për tu përshëndetur. Akademia ka qenë e gatshme për të ndihmuar për sa i përket tërmetit dhe pandemisë. Tek ne ka një sërë kërkuesish të suksesshëm për fushat e reja. Duke huazuar një thënie të Çabejt deklaron se Shkenca albanologjike u kthyen në shtëpinë e vet ne do të thonim se këto vepra madhore u kthyen në Shtëpinë e vet. Këtë vit do të mbahet Kuvendi i Albanologjisë në nëntor. Reforma jonë do të ishte e pamundur pa bashkëpunimin instancat vendimarrëse. Reforma duhet të ishte produkt i vetë akademisë. Reforma e re vendos një raport të vazhdueshëm midis akademisë dhe qeverisë dhe Kuvendit.’- tha Gjinushi.

  • VIDEO

    Bizensmeni i përjashtuar nga ankandi për blerjen e Vllaznisë: Voltana Ademi na injoron

    Me argumentin se ka mungesë dokumentacioni, subjekti “Gurakuqi” është përjashtuar nga ankandi për blerjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, një vendim që përfaqësuesi Almiro Gurakuqi e ka ankimuar.

    ‘Presim përgjigjjen e bashkisë, por kam ndjesinë që do të shtyhet pafund. Pasi autoriteti shitës nuk kërkon një proces të hapur dhe transparent. Shoh te ky autoritet shitës një anshmëri absolut dhe një paracaktim të fituesit,’-deklaroi ai.

    Por nëse kjo ndodh Almiro Gurakuqi shprehet se do të ndjekë rrugë të tjera.

    ‘Unë, stafi im dhe i gjithë grupi i operatorëve do të ndjekim çdo procedurë nga bashkia Shkodër do kalojmë të autoriteti i konkurencës, APP-ja dhe KPP-ja. Janë të gjithë instanca që do shprehen dhe nuk e di se çfarë do të vendosë bashkia e Shkodrës më pas. Sido që të shprehen më pas do jetë procesi gjyqsor, pasi serioziteti jonë në këtë proces është maksimal,’-u shpreh ai.

    Edhe pse është e detyruar me ligj bashkia e Shkodrës dhe kryetarja Voltana Ademi sipas Gurakuqit i ka neglizhuar totalisht, duke mos i kontaktuar për ofertën.

    ‘Problemi është se kryetarja e bashkisë nuk ka komunikuar kurrë me ne, paçka se i kanë patur të gjithë mundësitë. Ka një injorim total,’-tha ai.

    Procesi i parë i ankandit ku morën pjesë 3 subjekte u mbyll me 12 maj, ndërsa oferta minimale për blerjen e aksioneve është 509 milionë lekë të vjetër. Në garë për blerjen e Vllaznisë mbeten në këtë fazë, Fuji Film me përfaqësues Alban Xhaferrin, ndërsa subjekti i dytë nuk është bërë publik.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, Gjikondi në Report TV: Mesazh i qartë për këdo që shkel Kushtetutën

    Ndërsa në Komisionin Hetimor është duke u lexuar raporti përfundimtar për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i tij si President dhe më pas t'i dorëzohet Parlamentit, aktivistja Brizida Gjikondi e cilësoi këtë si një hap të vonuar por të domosdoshëm si një mesazh të qartë në të ardhmen për këdo që mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme si ai. Në një intervistë për Report Tv, Gjikondi tha se si Ilir Meta si Sali Berisha janë ripërsëritës të mëkateve të tyre dhe kjo ka ndodhur pasi ata nuk janë dënuar dhe ndëshkuar për krimet dhe korrupsionet e bëra.

    "Ilir Meta është ripërsëritës i mëkateve dhe gjynaheve të vetes së tij si me korrupsionin si me të folurin dhe njerëzit  e pandëshkuar bëhen ripërsëritës si për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Ky është komisioni i dytë i ngritur kundër tij. Parlamenti është i vonuar për të shkarkuar Metën, ky është komisioni i dytë, komisioni i parë  e anuluan e nisën me bujë dhe më pas e përfunduan me heshtje. Mendoj se kjo radhë është ë vërteta", tha Gjikondi.

    Ngritjen e komisionit të dytë për shkarkimin e Metës për Gjikondin këtë herë ka sjellë dhe vendosmërinë  e socialistëve pasi ky rrugëtim është në harmoni edhe me ndërkombëtarët.

    "E shikoj si vullnet të ndërkombëtarëve për t'i shkuar këtij komisioni deri në fund. Është harmonia e mazhorancës me ndërkombëtarët në këtë rrugëtim që po bëjnë ndaj presidentit. Nuk është i turpshëm por i nevojshëm për të qenë si një mesazh për çdo president të papërgjegjshëm që do të vijë më pas", tha Gjikondi.

     

  • VIDEO

    Rama ironizon Metën: Si do ndihej Aleks Buda! Merr dekoratë dhe sheh që të njëjtin nderim merr edhe “ustai i tallavasë”

    Kryeministri Edi Rama, teksa ishte i parnishëm ditën e sotme në një aktivitet në Akademinë e Shkencave, thumboi presidentin Ilir Mtea, ku tha se ‘Ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndaheshin si ato dekorata presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skendërbeut.’

    Rama pyet se si do ndjehej Aleks Buda nëse do të ngrihej nga varri për të vizituar akademinë e pas masakrës së vitit 2008. Kreu i qeverisë shtoi se ka marrë fund koha kur titujt shpërndaheshin si dekorata presidenciale nga ustai i tallavasë

    ‘Nuk kemi më një instutcion qëllimi i vetëm i cili u katandis dietave ose pensioneve të veçanta dhe asnjë institucion pa asnjë rol. Si do ndjehej Aleks Buda nëse do të ngrihej nga varri për të vizituar akademinë e pas masakrës së vitit 2008 dhe sot kësaj pyetje mund ti jap një përgjigje paksa lehtësuese sepse janë tre projekte që bëjnë krenar Aleks Budën. Ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndaheshin si ato dekorata presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skendërbeut dhe Naim Frashërit apo Nene Tereza një kohë kur aq sa mund të ndjehesh krenar për arsye legjitime të marrësh një prej tyre aq edhe ndjehesh i poshtëruar kur të nesërmen e sheh që të njëjtën gjë merr edhe një usta i tallavasë.

    Jemi një vit larg nga një ngjarje e rëndësishme në Akademinë e Shkencave 5 vjetori i themelimit të saj edhe pse jemi një vend shumë më të gjatë akademike. Unë besoj se pranimi i 17 antarëve të jashtëm kërkimi në fusha të reja, hulumtimi në shkenca  janë një arsye për të mos e pritur 5 vjetorin e këtij institucioni me kokën e ulur edhe pse nuk janë mjaft për ta pritur me kokën lart. Këtu ka munguar në këtë kohë të fundit lidershipi organizimi dhe dëshira për tja u dhënë dijen e këtyre njerëzve sfidave të vendit përmes insitucionit serioz. Unë them që duhet pranuar se nuk është pak, inercia degraduse poshtëruese ja ka lënë vendin një inercie të re të qëndrueshme dhe ërpjepje për të ndryshuar me modesti.- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama falënderon Gjinushin: Më bëri mos të kem alergji nga Akademia e Shkencave! 'Thumbon' Metën

    Në Akademinë e Shkencave, sot janë pranuar 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019.

    Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave, ku ka vlerësuar rolin e drejtuesit Skënder Gjinushi, teksa tha tha se në një kohë të shkurtër ka arritur që t’a shpëtojë atë nga ‘alergjia’ e tij për Akademinë e Shkencave. Rama tha se Reforma në vitin 2019 bëri që të ketë një kapërcim real mes dy epokash, për më të lartin kërkim shkencor shqiptar në vend.

    Kreu i qeverisë nënvizoi se do të kërkojë ndihmën e Akademisë së Shkencave për ligjin e ri të medaljeve, për të cilin tha se do të afrojë edhe më shumë me botën ku mbizotëron racionaliteti dhe jo iracionalitetit.

    ‘I dashur Skëndër modestisht më lejo të komplimentoj për këtë takim që sipas meje është edhe një ngjarje më në fund për tu shënuar në jetën e gjatë dhe me plot tatëpjeta dhe të përpjeta të kësja Akademie. Në një habitat që të rri më së miri pas trupi si një kostum i qepur për merak, të jam mirënjohës për faktin se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh edhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Ju e dini që nuk është sekret që Akademia e Shkencave dhe unë s’kemi pasur një marrëdhënie të mira, më vjen mirë që të rikthehem në sallën e ta paharrueshmit Aleks Buda. Më lejoni të kujtoj se Rexhep Qosja ka shkruar diku vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë dhe ndaj është mirë që njerëve tu dhëmbë diçka, ndaj fjalët e mia u kanë dhembur disave.

  • VIDEO

    Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta prezanton raportin përfundimtar

    Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka miratuar në mënyrë unanime raportin përfundimtar për gjetjet e shkeljeve kushtetuese të kryera nga Presidenti. Të hënën në Konferencën e Kryetarëve do të vendoset dhe data se kur do të votohet ky raport në Parlament.

    Kryetari i Komisionit Alket Hyseni teksa lexon raportin përfundimtar tha se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë. Hyseni tha se Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Ndërsa Spartak Braho tha se Meta shkelur kushtetutën por dhe ka rënë moralisht në sytë e opinionit, politikës dhe të ndërkombëtarëve.

  • VIDEO

    Roth: Opozita të bashkëpunojë me qeverinë për integrimin e vendit

    Ministri gjerman Roth, pas takimit me Bashën, tha se integrimi i vendit nuk mund të sigurohet vetëm nga qeveria por edhe opozita që të bashkëpunojnë për reformat që do të çojnë në integrimin e vendit. Rotha tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe shpreson se më 22 qershor Komisionin Europian të jap dritën jeshile për hapjen e negociatave.

    " Të gjithë problematikat duhet të qartësohen dhe tu drejtohen institucioneve. Ne i besojmë ODIHR dhe i besojmë vlerësimit të tij për zgjedhjet.  Unë jam dakord me Lulzim Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme nuk varet vetëm nga qeveria e një vendit por edhe opozita e këtij vendi. Besoj që të gjendet një ton konsultimi dhe një marrëdhënie e drejtë mes qeverisë dhe opozitës. Jam në politike prej 23 vitesh dhe kam qenë edhe në opozitë dhe në qeveri dhe të dyja këto element janë njësoj të rëndësishme për një demokraci të gjallë dhe ne nuk jemi armiq të njëri tjetrit   por kundërshtar dhe parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet. KE në muajt e shkuara ka vlerësuar nëse janë përmbushur kushte e Shqipërisë për nisjen e negociatave  dhe mbajtjen e konferencës dhe komisionin arriti në një gjykim pozitiv dhe i është bashkuar dhe qeveria federale dhe besojmë se më 22 qershor të mbërrijmë në celjene  negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë", tha Roth

  • VIDEO

    Basha: Ndërkombëtarët të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit

    Pas takimit që zhvilli në selinë blu me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, Luzlim Basha tha se i ka kërkuar që të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë. Basha tha se rruga e vetme e Shqipërisë është të integrohet në BE.

    " Një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë dhe për të ecur para me integrimin, Për PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se sa procesi i integrimit që është i bazuar tek arritje dhe meritat dhe për fat të keq me këto zhvillime siç e kemi parë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për sa i përket arritjeve që janë rënduare dhe më shumë me zgjedhjet e 25 prillit. Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe atë të reformës zgjedhore të 5 qershorit, por qeveria i shkeli të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë", tha Basha.

  • VIDEO

    Basha: BE është e vetmja rrugë për ne! Roth: Integrimi nuk varet vetëm nga qeveria por dhe opozita!

    Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka mbërritur në selinë blu ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.

    " Një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë dhe për të ecur para me integrimin, Për PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se sa procesi i integrimit që është i bazuar tek arritje dhe meritat dhe për fat të keq me këto zhvillime siç e kemi parë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për sa i përket arritjeve që janë rënduare dhe më shumë me zgjedhjet e 25 prillit. Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe atë të reformës zgjedhore të 5 qershorit, por qeveria i shkeli të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë", tha Basha." Të gjithë problematikat duhet të qartësohen dhe tu drejtohen institucioneve. Ne i besojmë ODIHR dhe i besojmë vlerësimit të tij për zgjedhjet. Unë jam dakord me Lulzim Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme nuk varet vetëm nga qeveria e një vendit por edhe opozita e këtij vendi. Besoj që të gjendet një ton konsultimi dhe një marrëdhënie e drejtë mes qeverisë dhe opozitës. Jam në politike prej 23 vitesh dhe kam qenë edhe në opozitë dhe në qeveri dhe të dyja këto element janë njësoj të rwndwsishme për një demokraci të gjallë dhe ne nuk jemi armiq të njwri tjetrit por kundërshtar dhe parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet. KE në muajt e shkuara ka vlerësuar nëse janë përmbushur kushte e Shqipërisë për nisjen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës dhe komisionin arriti në një gjykim pozitiv dhe i është bashkuar dhe qeveria federale dhe besojmë se më 22 qershor të mbërrijmë në celjene negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë", tha Roth

    Dje, Roth zhvilloi një takim dhe me kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës së përbashkët ai tha se faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe se të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim.

    Për Gjermaninë tha ai përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv