• VIDEO

    Konferenca ndërqeveritare, Roth: Ka një prespektivë anëtarësimi për të gjitha vendet! Po përpiqemi të zgjidhim problemin mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut

    Ndërsa po afron data e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare e cila pritet të mbahet në qershor, për negociatat e anëtarësimit, Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth dhe kryeministri Edi Rama u pyetën lidhur me klimën mes vendeve anëtare për të dhënë dritën jeshile. Roth tha se ka një problem por që s’ka të bëjë me Shqipërinë, ai është mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Michael Roth: Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Ndoshta diçka është  zhvilluar në drejtim jo aq pozitiv por shumëçka në drejtim pozitiv është një krizë që na ka ndikuar të gjithëve. Praninë e secilit prej nesh e bën reciprokisht të nevojshme. Vendet që janë të orientuar nga agresioni nuk janë me prespektivë për të ardhmen. Ne jemi të ndërlidhur, nëse fqinjëve u shkojnë gjërat mirë edhe ne na shkojnë mirë. Këtu ka një prespektivë anëtarësimi për të gjitha vendet. Kemi një prespektivë më miqësore drjetuar vendeve të ballkanit perëndimor. Kemi një problem që ska të bëjë me Shqipërinë, ka një problem mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut por po  e zgjidhim. Kam qenë atje se si mund të eliminohet një problem i tillë.

    Edi Rama: Ka apo ska vende skeptike se dimë sepse ka dalë Bullgaria përpara, në mometnin që zgjidhet ngërçi do shohim ka apo ska vende skeptike.

  • VIDEO

    Ç'do bëni nëse nuk hapen negociatat? Rama: Reformat dhe Shqipërinë evropiane nuk e bëjmë se na e kërkon Berlini apo Brukseli por për shqiptarët! Vijojmë punët

    I pyetur se ç'do të bëjë Shqipëria nëse nuk përcaktohet serish data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat Shqipëri-BE, Kryeministri Rama tha se reformat nuk bëhen se kërkohen nga BE-ja por sepse zhvillojnë Shqipërinë.

    "Na u tha që dera do të hapej dhe nuk na u hap. Por nëse dera nuk do të na hapet nuk do të jem i shqetësuar siç isha radhën e parë apo të dytë. Ky është një proces që lidhet me ne, me fëmijët tanë, me vendin tonë. Dhe ne nuk i bëjmë reformat,. përpjekjet se na i kërkojnë në Berlin apo në Bruksel, por sepse na duhen dhe për shqiptarët.

    Ne do të arrijmë që tu japim fëmijëve tanë Shqipërinë evropian si shtet që funksionon njësoj si një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ne e kemi bërë punën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ia thashë edhe ministrit se ne jemi de fakto në disa aspekte të procesit të integrimi më përpara se ato që po negociojnë. Për mua sfida është se si të rrisim më shumë kërkesat ndaj vetes së çfarë të bëjmë më shumë për veten", tha Rama.

  • VIDEO

    Roth: E rëndësishme të shmangim paragjykimet! BE nuk lë askënd vetëm

    Të njëjtin qëndrim pati dhe Roth, i cili u shpreh se  është e rëndësishme të shmangen paragjykimet dhe se BE nuk le askënd vetëm. Ai premtoi më shumë angazhim dhe mbështetje për Rajonin e Ballkanit Perëndimor

    "Është në interesin e Gjermanisë, BE, por dhe fqinjësisë që strategjia e përbashkët është të mbështetmi në mënyrë reciproke, të kemi s amë pak humbje jete është ideja dhe nëse Shqipëria është e suksesshëm në këtë drejtim, jemi dhe ne. Është e rëndësishme të shmangim paragjykimet. BE nuk le askënd vetëm, deri në 12 mld euro do vendosim në dispozicion në vitet e ardhshme për Ballkanin Perëndimor. Nuk dëshiroj që të lindë përshtypja që Rusia dhe Kina të jenë këtu shumë më ët angazhuara, në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtete anëtare. Ju mund të keni gjithmonë besim nga Gjermania", tha ai.

  • VIDEO

    Roth: Shqipëria ka shënuar rritje, ky është pozicioni gjerman! Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur

    Për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

    "Mua më ka marrë malli për ju. Jam i lumtur të jem sot këtu për një shenjë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor  por sidomos ndaj Shqipërisë. ka disa kolegë që më thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Por unë i përgjigjem se BP nuk është oborr i pasëm por i brendshëm i Evropës. Ndaj është interesi strategjik i Bashkimit Evropian. Unë jam shumë i lumtur të jem sot këtu. Shumë prej jush janë të frustruar dhe në një farë mase të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian. Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi, dhe ky është pozicioni i Qeverisë sime, që Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur. Sigurisht që jemi në fillim të një rruge", tha ai në konferencën për shtyp me Kryeministrin Rama.

  • VIDEO

    Negociatat, Rama në konferencën me Ministrin gjerman për Evropën: Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat! BE të respektojë vendimin e vet

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i përmbahet vendimit duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

    "Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dh e Maqedonisë së Veriut. Më vjen mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, por të gjithë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese, bazuar në vendimin e  marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja  e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është thjeshtë çështje  e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur së brendshmi BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanik dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar me Maqedonisë së Veriut  dhe Bullgarisë. Unë nuk mundet veç se të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte, sipas nesh, që duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. A do të ndodhë apo jo, ne nuk e dimë, kjo do varet në atë se sa do zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa Bullgaria do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë ne kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme për të ecur më tutje", tha Rama.

  • VIDEO

    KAS rrëzon PD-në për prova shtesë në Fier! Kërkohet nga KQZ kryqëzimi i të dhënave të PEI dhe informacion për 2 qendra votimi, 1 e burgut të Fierit

     

    KAS vendosi sot me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë  për Qarkun Fier.

    Kërkohen informacion për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI. Kërkohet gjithashtu nga KQZ informacion lidhur me rezultatin e PS-së në qendrën e votimit në fshatin Buzë-Madh në Cakran për zgjedhjet e vitit 2017 dhe zgjedhjet e vitit 2021.

    Gjithashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS kërkohet informacion për votimin në burgun e Fierit.

    Shqyrtimi i ankimit për Qarkun e Fierit do të rinisë ditën e hënë.  Vazhdon me shqyrtimin e provave të mbledhura sipas kërkimeve dhe pretendimet përfundimtare të palëve.

  • VIDEO

    Perspektiva evropiane dhe hapja e negociatave, ministri gjerman për Evropën Roth në Tiranë, takon Ramën

    TIRANË-Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku në takime të ndryshme diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

    Roth është takuar me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria.

  • VIDEO

    Rezultati i 25 prillit/ KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për prova shtesë për Korçën

    KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për prova shtesë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës. Si prova do të shërbejë vetëm të dhënat që vijnë nga kryqësimi i të dhënave të pajisjes PEI. Ndërkaq KAS ka filluar edhe shqyrtimin e ankesës për qarkun Fier.

    •  
  • VIDEO

    Shehaj: Kam punuar me mish e shpirt që PD të fitonte më 25 prill, s'po i dal kundër! Çdo lider që humbet, duhet të japë dorëheqjen

    Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka deklaruar se ka punuar fort që Partia Demokratike të fitonte më 25 prill, por nuk ia doli. Ndonëse thotë se ka patur parregullsi, thekson se është fakt që nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.

    “Kam punuar me mish dhe me shpirt që të fitonim zgjedhjet në 25 prill. Ne sjemi në pushtet, nuk arritëm të shkonim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Gara e forcon PD, konkurenca e forcon, mendimi ndryshe e forcon, nuk po dal kundër PD, unë po kandidoj ti shërbej Pd. Deri dje e kam shërbyer si deputet i PD, si kryetar. Unë kam punuar për Pd besoj në PD dhe do vazhdoj të jem në PD. Asgjë sështë personale, jam vetëm në borxh ndaj Pd për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që më bëri më afroi, unë kam qenë mirënjohës që PD më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD”, tha Shehaj.

    Ndërkaq Shehaj tha se çdo lider që humbet, sipas tij duhet të japë dorëheqjen. Këtë tha Shehaj do ta vendosë në statut nëse zgjidhet në krye të PD.

    “Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar. Ne duhet të punojmë, ajo që na takon sot është të forcojmë PD. Smund të forcojmë besimin e qytetarëve nëse nuk forcojmë PD”.

  • VIDEO

    Gara për kreun e PD, Shehaj nga Shkodra: Rama i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, për ta mundur nduhen njerëz të ndershëm! Basha të bënte më shumë që të fitonte

    Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj po zhvillon takime në Shkodër. Duke theksuar se kyedemokrati Lulzim Basha dështoi në drejtimin e PD, Shehaj theksoi se Rama është i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, sepse sipas tij mund ta mundë Bashën çdoherë.

  • VIDEO

    Balla: Beteja jonë në mandatin e tretë të çlirojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit!

    Kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se beteja e PS në mandatin e tretë është që të çlirojë zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para nga qytetarët për shërbimet publike. Balla sakaq komentoi edhe procedurat KAS për ankimimet e zgjedhjeve të 25 prillit, ku nënvizoi se tashme verdikti i popullit u pa brenda kutive dhe duhet që partitë t’a pranojnë. Balla tha se në fillim të legjislaturës së re të fillojë puna për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore dhe t’i jepet një zgjidhje votës së emigrantëve.

    ‘Vendet që sot rankohen në krye të listës botërore me më pak korrupsion janë vende ku i gjithë procesi i aplikimit për leje të ndryshme bëhet online. Për PS edhe në këtë mandat të ri beteja jonë kryesore është beteja për të çliruar zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para në këmbim të një shërbimi publik, ky mandat duhet të jetë një mandat i një goditje shumë herë më të fortë për çdo zyrtaruc të pandreqeshëm që se bën shërbimin publik si duhet. Transformimi i plotë i administratës së shtetit në shërbim të plotë dhe transparent ndaj shqiptarëve.

    Procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po marrin kohën e tyre dhe koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit çdo parti poltike nuk mund të ketë më gojë në fund të procesit të mos pranojë verdiktin e popullit. Verdikti i qytetarëve është brenda në kuti dhe ta respektojmë të gjithë. Ky ishte një proces tejet demokratik, në shtator sapo legjislatura e re të vijojë punë të punojmë së bashku për vijimin  reformës Zgjedhore të lën në mes. Të fillojmë punën për një komision të posaçëm të vijimit të Reformë Zgjedhore. Të bëhet implementimi i votës së qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne kemi kohë para që të garantojmë që në 2025 çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit të ketë mundësi të votojë.’- tha Balla.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD, Edith Harxhi prezanton programin: T’i jepet fund emërimeve nga Kryetari

    Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, ka prezantuar platformën e saj politike ku në fokus të saj ka reformimin e PD, bashkimin e partisë, heqjen e të drejtës së kryetarit për të bërë emërimet dhe rikthimi i çdo personaliteti e kontribuuesi që prej themelimit të Partisë.

    Me këtë program Harxhi shprehet se do të sjellë bashkimin e të djathtës, forcimin e PD dhe rikthimin e vlerave që e lindi atë si parti në 1990 dhe të risjellë sërish te shqiptarë idealet që frymëzuan dhe ringjallën një komb të tërë në vitin e shpresës 1990.

    Haxhin shkruan se ajo kërkon që të krijojë një PD me ideologji të qartë, të fortë dhe të mbizotërojë meritokracia.

    "Zotimi im, nëpërmjet shtyllave të paraqitura më lart, është pikërisht ky: Një Parti Demokratike ideologjikisht e qartë, e fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë", shkruan Harxhi.

    Me herët programi u prezantuar edhe nga Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, të cilët së bashku me Edith Harxhin do të përballën me Luzlim Bashën për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen më datë 13 qershor 2021.

    Disa nga propozimet e Edith Harxhit për një Parti Demokratike fituese:

    ➢ Partia Demokratike t’iu kthehet anëtarëve të saj dhe t’i shërbejë interesit qytetar;

    ➢ Të vendosen debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë;

    ➢ T’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë;

    ➢ Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv