-
VIDEO
Ankimet për 25 prillin/ KAS shqyrton kërkesën e Vetëvendosjes për qarkun Lezhë
Ditën e sotme mblidhet KAS dhe do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Vetëvendosjes e bërë nga kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Iljaz Shehu, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.
Shehu, pretendon se në shumë fletë votimi është vendosur shenjë nga komisionerët për ti bërë votat të pavlefshme.
Dje KAS rrëzoi kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës; rrëzimin e kërkesës së kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë.
Gjithashtu, pas shqyrtimit të kërkesave ankimore për zonat zgjedhore Qarku, Elbasan, Korçë dhe Fier, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.
Ndërkohë, sa i përket të dhënave të sjella nga pajisja PEI, mësohet se në qarkun e Tiranës janë raportuar 6 raste të dyshimta të votimit më shumë se një herë nga një qytetar në 2 qendra të ndryshme, ndërsa në Elbasan 2.
-
VIDEO
Xhaçka pret Roth: Gjermania mbështet Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim në MEPJ, Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Shqipëri. Ministrja Xhaçka nënvizoi se vizita e Ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i angazhimit të Gjermanisë në mbështetje të proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.
Ajo vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jovetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dy palësh.
Ministri Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të mbajtjes së Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës portugeze të BE-së.
Ai konfirmoi se Gjermania së bashku me vende të tjera partnere të BE-së janë angazhuar fuqimisht për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të arritur objektivin e caktuar.
-
VIDEO
Dosja 21 janari, djali i Faik Myrtajt kërkon drejtësi për babanë e tij: Ta marrë në dorë SPAK
Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 20211, ka nxitur edhe familjarët e viktimave të tjera në këtë protestë që të kërkojnë drejtësi për të ndjerit e tyre. Një prej tyre është edhe Ranato Myrtaj, i biri i Faik Myrtaj i cili mbeti i vrarë nga garda e Republikës gjatë protestave të opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" më 21 janar 2011. Renato kërkon që çështja e babait të tij t'i kalojë SPAK-ut për të rinuar hetimet dhe vendosur drejtësi.
“Për dy personat që është hapur dosja e 21 janarit në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar dhe mesa kam marrë vesh ky është një hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës si dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Ne thjeshtë kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë. Akoma skemi marrë përgjigje. Pres që ëështjen ta marrë SPAK. Kjo është shpresa ime. Edhe gjykata speciale nuk është krijuar koma. Por kësaj çështje do i shkohet deri në fund. Është cështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështje do ti shkohet deri ne fund. E kam thënë edhe më parë themelet e reformës në drejtësi sapo janë vendosur dhe kini besim të gjithë që kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund,” tha Renato Murtaj.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 28 maj 2021 / Rihapen hetimet për '21 janarin'
Rihapja e dosjeve të bujshme. Telefonuesit flasin për Gërdecin dhe 21 janarin
-
VIDEO
Protestuesja e 21 janarit kujton momentet e tmerrit: Njerëzit e pafajshëm u vranë kur mitingu mbaroi
Pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës një zonjë nga Lezha telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se ka marrë pjesë në protestën e 21 janarit dhe rrëfeu edhe njëherë tmerrin që kishte përjetuar kur tha se: Njerëzit e pafajshëm u vranë kur mitingu mbaroi.
-
VIDEO
Zonja rrëfen historinë e protestuesit të 21 janarit: Sot është si i vdekur, e helmuan në komisariat
Një zonjë që telefonoi nga Fieri në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv rrëfeu historinë e djalit të tezes që ishte një nga protestuesit e 21 janarit dhe tha se edhe sot e kësaj dite ai është si i vdekur. Qytetarja zbuloi edhe arsyen: Sipas saj atë e kanë helmuar kur e shoqëruan në komisariat.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga formulari per shtesen 6 per qind te pensioneve te a do merret Berisha i pandehur per 21 janarin e deri tek Covid-19 vrau me shume burra
-
VIDEO
Rihapet”21 janari”, Idajet Beqiri: Vendimi i DASH për Berishën, dritë jeshile për prokurorinë
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi temën e tragjedisë së 21 janarit pas rihapjes së dosjes nga prokuroria e Tiranës. A do të hetohen ish-zyrtarët e lartë dhe kur mund të përfshihet SPAK për këtë dosje? Të ftuar Dorian Matlija avokati i familjeve të viktimave dhe Idajet Beqiri avokat penalist. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi temën e covid-19 ndërsa bien shifrat dhe lehtësohen masat.Çfarë po ndodh me virusin dhe si duhet të sillemi ? Të ftuar Alban Ylli anëtar i Komitetit teknik dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti.
"Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Rama: BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor! E rëndë ndarja e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, sic janë ajo e Sputnik dhe Sinovac që përdoren edhe në Shqipëri, duke e konsideruar të rëndë ndarjen e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama tha se BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, nuk ka arsye pse njerëzit të ndahen në kategori, duke i bërë thirrje Roth që të ndihmojë në përçimin e këtij mesazhi.
-
VIDEO
Përplasja me ministrin gjerman të shëndetësisë, Rama në sy të Roth: Shqipëria është vendi më i përshtatshëm sot në Evropë për të ardhur me pushime
"Falënderim publik për të gjithë mbështetjen jo vetëm për këtë temë por në tërësi që kemi pasur nga Republika Federale e Gjermanisë. Unë e diskutova edhe me ministrin çështjen e deklaratave të ministrit të shëndetësisë për çështjen e COVID në Shqipëri dhe Ballkan. Shqipëria është vendi më i përshtatshëm sot në Evropë për të ardhur me pushime. Dhe meqë ra fjala sot nuk ka më maska në Shqipëri", tha Rama.
-
VIDEO
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, Roth: Duhej të ishte bërë prej kohësh! Rama: E turpshme, BE e ka marrë peng në një lojë shahu
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ndërsa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur.
"BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim", tha ai.
Më i ashpër ishte Rama në reagimin e tij, duke e konsideruar "të turpshëm" faktin që BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovë. Sipas Ramës, BE e ka marrë peng Kosovën "në një lojë shahu".
"BE e ka marrë peng Kosovë, në një lojë shahu, ku një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng dhe qytetarët në Kosovë të mos lëvizin lirisht. E turpshëm, po nuk ke ça i bën", u shpreh Rama.