-
VIDEO
Sejko: Shmangëm falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë gjatë pandemisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur nga Kuvendi lidhur me përballimin e krizës ekonomike që zhvilloi pandemia. Sejko tha se Banka e Shqipërisë ndërhyri në mënyrë të shpejtë dhe të plotë dhe se masat për përballimin e krizës rezultuan të suksesshme
"Ndikimi i krizës në ekonomi rezultoi më i vogël së pritjet tona fillestare, duke ilustruar si rezistencën dhe fleksibilitetin e sektorit privat, ashtu dhe ndikimin pozitiv të përgjigjes së politikave publike. Po ashtu, ndikimi i goditjes mbi faktorët afatgjatë të rritjes duket i përmbajtur. Me gjithë problemet e natyrshme, ne kemi shmangur falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Së fundi, pavarësisht testit të fortë të cilit iu nënshtruam, ekuilibrat ekonomikë dhe financiarë të vendit mbetën solidë. Në gjykimin tonë, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të shpejtë në të ardhmen", tha Sejko
Gjatë raportimit për vitin 2020, Banka e Shqipërisë ka shënuar progres në implementimin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit, si dhe ka zbatuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.
"Vëllimi i aktivitetit ekonomik u tkurr me 3.3%, ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Rënia e të ardhurave solli rritjen e borxhit privat e publik. Në pasqyrim të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik, në vend dhe në botë, inflacioni mesatar për vitin 2020 rezultoi 1.6%, duke vijuar të mbetet poshtë objektivit tonë. Banka e Shqipërisë mori një paketë të plotë masash, ulëm normën bazë të interesit në minimumin e saj historik prej 0.5%, lehtësuam qasjen e sektorit bankar në fonde likuide dhe rritëm injektimet e likuiditetit në tregun ndërbankar, miratuam ndryshime rregullatore të cilat inkurajuan shtyrjen me 6 muaj të kësteve të kredisë për klientët në vështirësi imediate, si dhe ristrukturimin e kredive për klientët në vështirësi më afatgjata, eliminuam kostot e përdorimit të platformave elektronike të pagesave ndërbankare që operon Banka e Shqipërisë, duke synuar përdorimin e pagesave elektronike. Në vlerësimin tonë, masat e marra kanë qenë efektive për reduktimin e ndikimit të pandemisë në sektorin tonë", tha Sejko.
-
VIDEO
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ Gjoni: Të mos merremi me Komisione qesharake, të forcojmë ligjet
Deputeti opozitar Ralf Gjoni, nga foltorja e Kuvendit, u ndal te akuzimet seksuale e forcimin e ligjit ndaj këtyre fenomeneve.
-
VIDEO
Basha takime në Përmet, Gjirokastër dhe Tepelenë: 25 prilli masakër zgjedhore! Kjo betejë kërkon një lidership të sprovuar
Kryetari aktual i Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht kandidati për kryetar i PD-së ka zhvilluar një takim me demokratët në Gjirokastër, Përmet dhe në Tepelenë.
Nga Gjirokastra kreu i PD-së tha se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore dhe se ai është i gatshëm që betejën ta vazhdojnë deri në fitore. Basha u kërkoi demokratëve që të jenë bashkë me të pasi kjo betejë kërkon një lidership të sprovuar dhe të vendosur
‘Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motorr, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji dobitëse për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vtëm gtë bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikundnder ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë dri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë.’- tha Basha.
Po ashtu kreu i PD-së ka zhvilluar takime edhe në Përmet dhe në Tepelenë, ku nënvizoi se ka ofruar një program, vizion si dhe qëndresë. Basha tha më tej se për të objektivi kryesor është t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve duke duke sjellë një demokraci funksionale
-
VIDEO
Kulluri: Basha e ktheu PD në byrektore, solli mungesë transparence dhe demokracie në parti
Anëtari i grupit "Për PD" Edvin Kulluri tha se epoka e Lulzim Bashës ka mbaruar në PD dhe se ai nuk mund ta marrë dot më peng atë. Në një intervistë për Report Tv, Kulluri foli për garën për zgjedhje e kryetarit të ri për demokratët duke u shprehur se të vetmet pengesa janë ato artificiale që ka krijuar nga vetë Basha dhe komisioni kukull i krijuar prej tij. Për Kullurin, kandidatura e Edith Harxhit me programin e saj do të nxjerrë PD nga kjo krizë identiteti dhe do e bëjë atë një parti konkurrues për të fituar zgjedhjet.
"Fushata jonë është në mbështetje të plotë për zonjën Harxhi dhe është një punë e nisur 4 vite më parë për modernizimin e PD dhe për t'i dhënë asaj një të ardhme për ta nxjerrë PD nga një krizë identiteti dhe për ta çuar atë në një parti konkurruese për ta nxjerrë fituese në zgjedhje. Të vetmet vështirësi janë ato artificiale dhe të pamoralshme të krijuar nga Basha dhe komisionit kukull i vendosur nga Basha në mënyrë të njëanshme. Epoka e Lulzim Bashën në PD ka mbaruar dhe PD ka një të ardhme dhe kjo vjen përmes një gare. PD nuk e merr dot më peng askush", tha Kulluri.
Në lidhje me kandidatët e tjerë në garë për kreun e PD, Kulluri tha se si Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj kanë se çfarë të japin në fushatë, por Harxhi është figura më e kompletuar për demokratët.
"Kadilli dhe Shehaj kanë se çfarë i ofrojnë kësaj fushate. Zonja Harxhi ka qenë konsistente në kërkesat dhe përpjekjet e saj për të hapur PD. Ajo është figura më e plotë për shkak të profilit dhe aktivitetit të saj. Ajo në programin e saj kërkon t'i japi Kuvendit të partisë peshën e vetë pasi PD nuk është byrektore dhe nuk drejtohet vetëm se çfarë do kryetari", tha Kulluri.
Kulluri shtoi se Basha nuk është pronar i PD dhe se prej 12 vitesh e ka lënë partinë në opozitë.
"Basha nuk është pronar i PD dhe nuk i kërkojmë as të dorëzojë dhe as të marrë gjë. Ne sot kemi një kryetar që e ka lënë 12 vite në opozitë PD për shkak të mungesës së transparencës dhe demokracisë brenda partisë", tha Kulluri.
-
VIDEO
Murrizi: Shqipëria si Palermo, krimi i shtrirë në gjithë vendin! Ftesa për Lulin, teatër i pështirë
Deputeti Myslim Murrizi e ka quajtur Teatër ftesën e maxhorancës për opozitën, një ftesë që sipas tij synon të mashtrojë shqiptarët. Murrizi deklaroi se shqetësuese është krimi që ka goditur vendin në ditët e fundit.
“Ajo që unë vërej është shumë shqetësuese, në këtë periudhë para dhe pas zgjedhore në këtë vend. Krimi është shtrirë si kurrë ndonjëherë më parë. Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermo e vitit 70 85. Zotërinj të mazhorancës i morët votat e shqiptarëve në stilin e 20 viteve të fundit. Unë, pa pasur roje në kutitë e votimit dhe të numërimit, pranuam rezultatin. Lërini dorën e shtrirë për Lulin, sepse ka shtrirë dorën krimi në çdo vend. Ju jeni bashkë me të.
E keni provuar këtë sa herë ka qenë ortak i ngushtë. Ndani para publike së bashku. Aq shumë duheni se ditën e kongresit tuaj e keni lënë ditën e ditëlindjes së Lulit. E ai, për t’iu bërë karshillik, një ditë pas jush bën kongresin. Kë keni ftuar? Kë ftoni? Ky është teatër i përshirë, sepse atyre që i shtrini dorën, s’keni lënë gjë pa i thënë kur ka qenë këtu.
Opozitën thotë ai, ky është teatër i përshirë… Na e kurseni këtë teatër. Keni bashkëpunuar kundër interesave të shqiptarëve. 108 kuti janë hapur në Durrës, i kanë dhënë militantëve, 38 vota më tepër PD, ju kanë dhënë ju më tepër 26 vota, i kanë dhënë LSI një më tepër. Pse nuk çoni në SPAK këto palaço. 108 janë numëruar dhe kanë dalë 60 vota të tjetërsuara.
Ai numërues duhet të shkojë pas hekurave. Kjo ju bëri që të kënaqeshit? Ju ka kërkuar SPAK-u mbrëmë, pse nuk i çoni? Nuk ka më turp, për 21 ditë nëntë vrasje, shtatë tentativa vrasje, asnjë autor i zbuluar. Prisni dorën e shtrirë të krimit dhe lejeni atë të Lulit sepse do e keni këtu. Ç’a i thash kur u rijua Komisoni i Metës, sa të futet kaqoli kryesor i tehspisë, a si do ju ikin kokrrat nëpër shalë. Meqë po më shohin sytë, kaqoli kryesor ka ardhur, do të vazhdojnë edhe tre, katër kaqola të tjerë dhe kokërr tehspie s’do ju bjerë spakë. Do ju zë haku i shqiptarëve. Do të shohim gallatë me gjyqe”, tha Murrizi.
-
VIDEO
Drejtori i AMF raporton në Kuvend: Tregjet financiare po i kthehen normalitetit
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2020. Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, si edhe masat e marra nga Autoriteti në funksion të garantimit të stabilitetit financiar përgjatë një viti të vështirë, nën efektet e pandemisë COVID-19 dhe pasojave të tërmeteve të fundvitit 2019.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se treguesit e 3-mujorit të parë të vitit 2021 sugjerojnë se tregjet nën mbikëqyrje po i kthehen normalitetit.
“Tregu i sigurimeve e mbylli 3-mujorin e parë të këtij viti me një rritje prej 12.5% të të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe asetet neto të tregut të investimeve dhe tregut të pensioneve private shënuan rritje për 3-mujorin e parë, respektivisht me 2.4% dhe 5%,” – tha Mete.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se miratimi së fundmi nga Kuvendi i Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është një zhvillim i rëndësishëm. Miratimi i këtij ligji përmbush gjithashtu një nga kërkesat e Komisionit Evropian në progres-raportet e viteve të fundit. Me hyrjen në fuqi më 1 korrik, ky ligj pritet të përmirësojë disa aspekte të funksionimit të tregut të sigurimeve, si edhe të sjellë lehtësime për qytetarët.
-
VIDEO
Abuzimi seksuale më të mitur, Spiropali: Përdhunuesit mos të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet seksuale me të mitur, duke marrë shkas nga abuzimi i 5 meshkujve me 15 vjeçaren në Mirditë pak ditë më parë.
Spiropali tha se duhet të merren masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale. Po ashtu më tej Spiropali ka propozuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.
‘’Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.
Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet e denoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.
Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.
Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, Gjana: Janë mbi 75 mijë anëtare me të drejtë vote, aksesi për të dhënat personale vetëm për të autorizuarit
Kryetari i komisionit Zgjedhor për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana tha se një ditë më parë Komsioni ka përcaktuar kalendarin e ecurisë së procesit zgjedhor, deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues. Gjana tha se janë 75.067 anëtarë me të drejtë vote në PD. Duke u ndalur tek kërkesa e kandidatëve për kryetar të PD për listën e anëtarëve të PD-së, Gjana tha se dje është zhvilluara një diskutim në lidhje më këtë dhe se do të respektohet ligji për të dhënat personale, të cilat përdoren vetëm nga personat e autorizuar. Gjana tha se këto të dhëna janë sensitive.
‘Komisioni ka përcaktuar një kalendar të ecurisë të të githë procesit të zgjedhjeve deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues. Fushata mbyllet në datën 11 qershor. Deri në datën 3 qershor, kryesitë e dgëve të PD-së në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin emrin e anëtarëve të komisioneve. Është përcaktuar një periudhë ku duhet të merren me trajnimin e komisionerëve. Deri më datë 6 qershor do të miratojmë modalitetin e fletëve të votimit. Brenda datës 7 do të miratohen vend votimet dhe listën e votuesve dhe modaliteteve përfundimtare të fletëve të votimit. Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me anëtarët e komisionit lidhur me agendën e takimit të kandidatëve.
Mendohet që të bëjmë trajnime në grupe zonash për komisonerët. Kemi marrë vendimin për të përcaktuar nr e qendrave të votimit, 71 degë të PD-së janë sot aktualisht. Në 5 prej tyre do të ketë dy qendra votimi dhe këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra. Në të gjitha degët e tjera do të ketë nga një vend votimit. Nr i anëtarëve 75 067 anëtarë me të drejtë vote në PD. Ka pasur një diskutim të qartë. Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive personale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë provesin të besueshëm dhe transparent. Statuti ka përcaktuar saktësisht se kush janë anëtarët me të drejtë vote dhe janë ato që disponojnë një teser partie.’- tha Gjana.
-
VIDEO
'Mos më bëj si cub'/ Ruçi-Gjuzit: Shijoje dhe këtë një muaj që të ka mbetur
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi janë përplasur në seancën e sotme plenare.
Që në nisje të parlamentit, Kujtim Gjuzi ka kërkuar nga kryeparlamentari Ruçi që të merren në konsideratë propozimet e deputetëve.
KUJTIM GJUZI: Në thonjëza ë se mos na keqkuptosh, se je nga bektashinjtë e hershëm. Në seancën e kaluar nuk kërkova interpelancë, por respect. Kryeministri s’vjen, duhet të lërë mandate. Mos mu mbievndos. Jam kryetar i Partisë Konservatore të Shqipërisë, nga hiçi, jo si partia juaj që e keni trashëguar nga diktatori.
GRAMOZ RUÇI: Më mirë i asaj partie që the ti, se sa i një partie, o Kujtim, Kujtim, ulu, ulu ulu, ulu, ulu, ulu, ulu. Dhe mos mu bëj si cub, kur të shoh çoç më dukesh, kur të njoh çjere me ndukem thotë populli.
-
VIDEO
Betohen dy deputetet e reja në Kuvend në vend të Bashkim Finos e Tom Doshit
Janë betuar dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.
Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Rraboshta.
KQZ ka vendosur ti japë mandatin znj. Gentiana Cakrani dhe mandatin e Tom Doshit, znj. Jetmira Rraboshta. Deputetja Klotilda Bushka theksoi se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara.
‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë reskpetuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kush për të ushtruar mandatin e deputetit.’- tha Bushka.
-
VIDEO
Korçarja u kthehet telefonuesve: Flijeni mendjen, në Shqipëri 80% janë socialistë e 20% demokratë
Në diskutime e sipër një zonjë nga Korça që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv iu kthye keq qytetarëve. Ajo zbuloi se sipas saj janë blerë vota në rajonin e Korçës ndërsa e mbylli duke thënë: Flijeni mendjen. Në Shqipëri 80% janë socialist e vetëm 20% demokratë.
-
VIDEO
Ankimet për 25 prillin/ KAS shqyrton ankesën e PD- LSI për qarkun Korçës, Fierit, Lezhës dhe Elbasanit (LIVE)
KAS zhvillon mbledhjen e radhës ku shqyrtohen ankesat e PD, LSI dhe kandidatit të Pavarur, Boiken Abazi për disa qarqe, më konkretisht Korçës, Fierit, Lezhës dhe Elbasanit.