-
VIDEO
Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Bushka: Meta nxiti dhunë e përplasjet gjatë fushatës
Ka nisur Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rëndë kushtetuese nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Anetarja e Komisionit Hetimor Klotilda Bushka nënvizoi se ato tashmë kanë në dispozicion të plotë materialet për të vijuar me hartimin e një draft raporti. Bushka tha se ka një dosje voluminoze më të dhëna.
‘Ne jemi në disponim të plotë të të gjitha akteve dhe shkresave që përbën provë në këtë proces hetimor. Me marrjen e procesverbalit të mbledhjes së djeshme, konsiderohet se ne disponojmë të gjithë materialin, për të vijuar me hartimin e një draft raporti. Gjykojmë që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Do të jetë voluminoz raporti, por do duhet edhe një panoramë e përmbledhur të atyre që do të ketë në raport. Renditja e fakteve duhet të jetë pjesë e raportit, është e rëndësishme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për t’i analizuar.Presidenti Meta prishi ekulibrin politik me deklarata e tij. Presidenti nxiti dhunën dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve’- tha Bushka.
-
VIDEO
KAS nis rinumërimin e votave për 108 kuti e Qarkut Durrës, ngrihen 8 grupe numërimi
Nis rinumërimi për 108 kutitë në Durrës për votat për partitë politike pas kërkesë së LSI, e cila ka humbur mandatin për 136 vota. KAS ka nisur procesin e rinumërimit dhe brenda sallës së saj janë ngritur 8 grupe rinumërimi.
Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.
-
VIDEO
Korrupsioni në zgjedhje, SPAK kërkesë Policisë: Të arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka!
TIRANË- SPAK i ka bërë ditën e sotme një kërkesë Policisë për arrestimin e ish-kandidatit për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etjon Joka pasi u filmua duke blerë vota. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO-së, ka refuzuar kërkesën e Jokës për heqjen e masës 'Arrest me burg', i cili vijon të jetë në kërkim.
Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Etjon Joka e ka mohuar duke thënë se është e sajuar, duke theksuar se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.
Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe", ka shkruar më herët ai.
SPAK aktualisht ka dyshime se Joka është larguar jashtë vëndit në mënyrë ilegale dhe kërkon që policia shqiptare të bashkëpunojë edhe me Interpol për prangosjen e tij.
Hetimi ndaj Jokës është një nga 37 procedime penale të regjistruara në SPAK për krime zgjedhore që lidhen me korrupsionin aktiv e pasiv ndërsa Report Tv mëson se të dyshuar janë mbi 30 persona mes tyre edhe funksionarë publik. Këto hetime sqaruan burime pranë SPAK janë të hapura dhe pritet shpejt të ketë rezultate konrete për to.
-
VIDEO
Balluku: Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik në mënyrë provizore për sezonin veror! Lehtëson trafikun nga Radhima
Ministrja e Transportit, Belinda Balluku tha se bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
"Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë. Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik", tha Balluku
-
VIDEO
Zgjedhjet brenda PD, Basha-kandidatëve në garë nga Korça: Askush s'mund të mohojë punët e bëra
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar turin e tij në qarkun e Korçës duke u ndalur në disa zona në të cilët i ka kërkuar demokratëve mbështetjen për të vijuar luftën kundër regjimit Rama-Doshi dhe sjelljen e ndryshimit që nuk u bë i mundur më 25 prill. Gjatë takimeve të zhvilluara në Korçë, Pogradec Maliq, Devolli, Basha tha se nuk mund të ketë dy vizione pasi demokratët duhet të bashkohen dhe të pranojnë ose 25 prilli ishte fitorja e Ramës ose ishte masakër zgjedhore, pasi të dyja bashkë nuk qëndrojnë.
"Një moment i cili është një moment reflektimi, i pari por jo i vetmi, moment vendimmarrje më 13 qershor, për mua më i rëndësishmi një moment ringritje, bashkimi dhe vazhdimi të betejës. Sepse pavarësisht gjithçka që ka ndodhur, dy gjëra janë të qarta si drita e diellit, regjimi bëri gjithçka për ta ndalur ndryshimin dhe në fund diferenca midis dy kampeve tona, është sa gjysma e votave të pavleftësuara nga një nga marifetet që përdori, heqja e emrave nga fletët e votimit. Dhe e dyta ne dolëm më të fortë, më të bashkuar nga kjo betejë. Ndaj, ftesa ime të dashur miq që e njihni fare mirë historinë 30 vjeçare të kësaj familjeje politike, që jeni dëshmitarë jo vetëm sa herë jemi rrezuar në betejë, por dhe sa herë jemi ngritur duke gjetur brenda vetes fuqinë e shpirtit dhe duke e projektuar atë tek çdo qytetarë, është e thjesht dhe e qartë: unë kërkoj që së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në arritjen e stacionit final që është rrëzimi i këtij regjimi, sepse për mua ka vetëm një kundërshtar, një dhe vetëm një objektiv që duhet rrëzuar një orë e më për dhe ky është Edi Rama i cili qartësisht nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë. Së bashku do ta çojmë atë deri në fund, por ky është një vendim të cilin nuk e merr dot ai, ky është një vendim që u takon ju. Nuk është një vendim i parëndësishëm. Hapi i parë pas betejës së 25 prillit, drejt betejës që na pret është 13 qershori. Për t’i treguar atij se demokratët janë në këmbë", tha Basha.
-
VIDEO
Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Sezoni veror më i lehtësuar
TIRANË- Ditën e sotme do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike.
Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.
-
VIDEO
Rama: Ambicia jonë, një sezon veror më i lehtësuar se vitin e kaluar
Kryeministri Edi Rama tha se vendi është në rrugën e duhur për të dal nga tuneli i pandemisë dhe se ambicia e qeverisë mbetet që ky sezon veror të jetë më i lehtë se vitin e kaluar.
"Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos të harrojmë se kemi parashikueshmëri të plotë lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masa. Ambicia jonë për të pasur një lehtësim të masave më shumë se vitin e kaluar", tha Rama
-
VIDEO
Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave anti-COVID
Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur që nesër do të mblidhet komiteti teknik i ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID. Kjo tha Manastirliu vjen si rezultat i vijimit të procesit të vaksinimit masiv dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’ Rama: Për mua rëndësi ka puna për mandatin e tretë!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA, pë rtë shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.
‘Jam 100% i fokusuar tek punë ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se ska kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rrapskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparjjnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konrete me kongresin tonë të 12 qershorit.’- tha Rama.
-
VIDEO
KAS rinumëron votat në 108 kuti në qarkun e Durrësit, LSI-së i duhen 136 vota për t'i marrë mandatin PS-së
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) ka nisur rinumërimin e votave për partitë në 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI për rinumërim të votave, të cilës i duhen 136 vota shtesë.Janë ngritur 8 grupe numërimi në sallën e KAS ku po bëjnë verifikimin dhe numërimin e votave për partitë.
-
VIDEO
Çfarë po ndodh me opozitën? Të ftuar Arben Ristani, Endrit Braimllari dhe Ilir Kalemi
Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Telefonuesi nuk përmbahet: Ndryshoni mentalitet, lëreni tifozllëkun për partinë, duhet drejtësi
I acaruar, irrituar dhe nuk është përmbajtur në mendimet e tij një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai kishte një kërkesë të parë për popullin kur tha se duhet të ndryshohet mentaliteti dhe njerëzit nuk duhet të jenë tifozë të partive. Drejtësia është ajo që duhet më shumë në Shqipëri e mbylli qytetari.