• VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 27 maj 2021 / A mbaroi pandemia në Shqipëri?

    Situatë shumë pozitive nga Covid-19 por qytetarët thonë se pandemia nuk ka mbaruar

  • VIDEO

    Me pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke, Rama publikon pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video ku paraqiten pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili pritet që të hap sot dyert në shërbim të qytetarëve.

    Në videon e publikuar nga kryeministri përmes rrjetit të tij social Facebook, kanë folur edhe disa mjekë pjesë e skuadrës shqiptaro-turke, të spitalit.

    Është një spital shumë i bukur, kam një respekt për të gjithë dhe një dashuri për popullin shqiptar.”, shprehet një prej mjekëve nga Turqia

    “Jam shumë i lumtur të jem këtu në Shqipëri dhe mezi pres të punoj me kolegët e mi shqiptarë.”, shprehet një tjetër mjek i Turqisë.

    “Ky është një spital që i plotëson të gjithë kushtet bashkëkohore krahasuar me gjithë spitalet e Ballkanit dhe të Evropës dhe jam shumë i lumtur që do ndaj këtë eksperiencë timen por edhe do marrë eksperiencë nga mjekët e stafit turk.”, shprehet një shqiptar.

    Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili do hapet sot, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër.  Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

  • VIDEO

    PD mes Berishës dhe SHBA/ LSI zhgënjen në Durrës, një votë më pak nga rinumërim

    Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë rinumërimin e votave në 108 kutitë e Durrësit që nuk solli asnjë ndryshim rezultati madje solli një votë më pak për LSI që kishte kërkuar rinumërimin. Në pjesën e dytë u trajtua tema “ PD mes Berishës dhe SHBA-së. Të ftuar në studio Petro Koçi, Arjan Starova, Plator Nesturi dhe Enver Bytyçi.

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga tallja e Lulzim Bashes me demokratet te bodrumi i pasurise e deri tek Teuta kampione

  • VIDEO

    Starova: Kushtetuesja do të marrë vendim pro për shkarkim të Metës! Koçi: Kjo është presidenca më e shëmtuar ndonjëherë

    Në emisionin 'Repolitix' të ftuarit folën edhe për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.  Arjan Starova u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta miratojë shkarkimin që do të votohet në Kuvend.

    "Vendimi i Kushtetueses pastaj do të jetë për ta hequr. Por kjo do të ketë një debat shumë të madh më pas"

    Ndërkohë që Petro Koçi tha se kjo është Presidenca më e shëmtuar e bërë ndonjëherë.

    "Presidenti i ardhshëm mund të vijë edhe nga opozita, ne na duhet një kryeqytetar", u shpreh ai.

    Për analistin Enver Bytyçi ky është një parlament i paligjshëm.

    "Vendimi i parlamentit duhet të bazohet në Kushtetutë, duhet të bazohet në një nen konkret. Së dyti unë mendoj se parlamenti është i paligjshëm", tha ai.  

  • VIDEO

    Berisha 'non grata', Starova në Repolitix: Ai nuk vret dot një pulë, s'ka asnjë akuzë zyrtare për të! Koçi: Ka afera konkrete korruptive si kompleksi 'Partizani'

    PD mes Berishës dhe SHBA'. Kjo është tema e 'Repolitix' në Report Tv sonte, ku janë të ftuar politikanët Petro Koçi dhe Arian Starova dhe analistët Enver Bytyçi dhe Plator Nesturi.

    Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha se vendimi i SHBA-ve për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha është i bazuar në lobingje dhe në lajmet e mediave shqiptare pasi sipas tij Berisha nuk është ccuar para drejtësi për ndonjë akuzë për ccshtje korruptive

  • VIDEO

    Ankimet e 25 prillit, Petro Koçi: Në PD e LSI desh u përmbys lista nga shitblerja e votës! Starova: PD ka të dhëna, s’flet në erë për masakër zgjedhore

    Ankimet e 25 prillit dhe vulosja e rezultatit zgjedhor për Durrësin sot nga KAS, janë temë diskutimi në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

    Duke folur për akuzat e opozitës për masakër zgjedhore, deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, ia atashon shitblerjen e votës PD dhe LSI, duke thënë se ata kanë pasur në lisa biznesmenë. Akuzën për përdorimin e administratës në zgjedhje Koçi i hedh poshtë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

  • VIDEO

    Iu zbrit një votë kur i duheshin plus 136, LSI: Rivlerësimi i votave u bë në mënyrë jo objektive

    Pas rinumërimit të 108 kutive në Durrës, LSI ka kërkuar që të mos miratohet ky rinumërim pasi është bërë në mënyrë jo objektive sipas përfaqësuesit të kësaj force politike, Altin Kaziaj.

    "Nuk kishte surpriza, dihet që do të ishte si në Berat. Pjesa e vlerësimit të votave nuk ka qenë objektive. Janë rivlerësuar nga ana juaj vota gabimisht. Kërkojmë mosmiratimin e rivlërimit të votave të bëra nga ana juaj. Kërkojmë pavlefshmërinë në Qarkun Durrës", tha ai.

  • VIDEO

    Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk rikuperon por del me minus 1 votë! Kërkonte 136 për të marrë mandatin

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave për partitë në qarkun e Durrësit. Nga 108 kuti të numëruara LSI ka marrë minus 1 votë, PD ka marrë minus 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. 

  • VIDEO

    Fatbardh Kadilli nis fushatën për kryetar të PD, flet nga Berati: Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve! Koha të ngremë kokën lart

    Fatbardh Kadilli ka nisur fushatën për zgjedhjet për kryetar partie në PD, ndërsa u ndal pasditen e sotme në Berat. Në fjalën e tij para strukturave të PD në Berat, Kadilli u shpreh se kryetari aktual, Lulzim Basha, duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

  • VIDEO

    Berisha ‘Non Grata’, Felaj: Opozita të shkëputet prej tij! DASH dha sinjal për këdo që shkel ligjin, kemi prova të mjaftueshme që Meta të shkarkohet

    Vendimin e Departamentit Amerikan të shtetit për shpalljen ‘Non-Grata’ të Sali Berishës, socialistët e shohin si një mesazh të qartë për këdo që shkel ligjin. Deputetja Ermonela Felaj shprehet se opozita duhet të distancohet nga figura e Berishës, ndërsa thekson se janë të mjaftueshme provat që shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.

  • VIDEO

    Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Sezoni veror i lehtësuar

    TIRANË- Sot nisi procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë  punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Procesi i vaksinimit masiv po vijon edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike.

    Të pranishëm gjatë nisjes së procesit ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët u shprehen se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm. Me lehtësimin e situatës dhe vijimin e vaksinimit masiv në vend, Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID. Rama tha se ky sezon veror pritet që të jetë më i lehtësuar në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa Manastirliu ushtoi se me ardhjen e dozave të reja të vaksinave do të ulet dhe grupmosha për kryerjen e vaksinës duke ulur edhe më shumë riskun e infektimit të popullatës nga COVID-19

    Mjekët deri më sot kanë argumentuar se mund të hiqet maska me detyrim në ambientet e jashtme dhe ora policore, megjithatë pritet se çfarë do të vendos komiteti ditën e nesërme.

    Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.

    Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv