• VIDEO

    Rama: Shqiptarët na dhanë besimin e madh për të udhëhequr, baltës dhe sherrit do t'i kthejmë faqen tjetër

    Në fjalën e tij para grupit të deputetëve të zgjedhur të PS, Rama tha se 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë shumë ndryshe në marrëdhënien me PD-në.

    "Mesazhi im i dytë është për të gjithë ju këtu, jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike dhe për të çuar këtë frymë në të gjithë PS-në. NË aspektin me marrëdhënien me PD-në ky mandat i tretë nuk do t'i ngjajë në asnjë mënyrë 2 të parëve. Sado që ata të mos e pranojnë rezultatin. Shqipëria na ka dhënë besimin e madh dhe mbështetjen  e plota për ta udhëhequr dhe ne do ta bëjmë pa u marrë me politikën banale të përditshme. Ne nuk kemi më një mandat për të luftuar me PD-në por për të çuar në fund punët e mëdha që kemi nisur dhe për të nisur punët e mëdha që duhen çuar në fund. Pa u lodhur, pa e humbur durimin dhe toruan. Do ta tregojmë me sjellje dhe me vepra që për ne kjo është dekada kur duhet çuar sa më në majë Shqipëria. Sharjeve të tyre ne do t'i përgjigjemi me idetë tona. Kritikave të tyre ne do t'i përgjigjemi me mendje të hapur. Baltës dhe sherrit të padobishëm ne do t'i kthejmë faqen tjetër", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Konsultohemi me PD për emrin e Presidentit të ri! Ilir Metën do e shkarkojmë në bllok

    Kryeministri Edi Rama tha se PS ka qëllimin e saj shkarkimin e Ilir Metës si President, i cili me figurën e tij është personifikimi i anti-shtetit. Duke e cilësuar si një personash grotesk, Rama tha se ai turpëron shqiptarët e ndershme dhe Shqipërinë dhe se do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të votuar në bllok shkarkimin e tij. Rama tha se nuk ka ende një emër zëvendësues, por që për këtë do të diskutojë me PD.

    "Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim ai duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë  e tij në krye të shtetit. Shkarkimi I ilir Metës nuk është i gjithë në dorën tonë  por të bëjë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe  se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah  anës dërrmues të popullit  që nuk duan ta shohin më atë si presidet. Ne do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.", tha Rama.

  • VIDEO

    Mesazhi i demokratit nga Tepelena: Nëse përsëriten zgjedhjet PD shkrihet fare, të pastrohet

    Një telefonues nga Tepelena që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se është i djathtë dhe ka votuar për PD-në. Por zotëria kishte një mesazh për demokratët kur tha se nëse zgjedhjet përsëriten PD shkrihet fare. Kjo është alibi sqaroi ai dhe se PD duhet të pastrohet nga figurat 30-vjeçare.

  • VIDEO

    Rama me deputetët: Më 12 qershor kongresi i jashtëzakonshëm i PS, do hapim partinë!

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave deputetët e PS pas zgjedhjeve të 25 prillit. Rama tha se përtej votave personale që ka marrë gjithsecili, që për të nuk kanë asnjë vlerë, në fund të gjithë puna për një objektiv fitoren e PS është ishte një triumf i pakundërshtueshme dhe i pastër që doli nga zgjedhjet. Rama tha se listat e hapura në këtë proces zgjedhor ishin një hap pozitiv, por që solli disa dëme anësore që do të shihen me kujdes në zgjedhjet e ardhshme për t'u përmirësuar.

    "Urimi im është për të gjithë pa përjashtim edhe pse jo të gjithë keni dalë të lumtur nga vlerësimi personal nga ndeshja që foli qartë dhe me rezultat bindës dhe të plotë. Ju duhet të ndiheni si fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe të punoni si fitues në çdo nivel. të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore që është kontribut i dhënë në 4 vite dhe jo vetëm gjatë fushatës. për mua nuk kanë rëndësi votat individuale por realizimi i objektiv ve të triumfit të madh i nr 12 dhe realizimi në nivel qarku. Listat e hpaura kanë sjellë përparësi të mëdha, or edhe dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për zgjedhjet e ardhshme", tha Rama

  • VIDEO

    Shkodrani e thotë me sinqeritet: Krenar që jam me PD-në, asnjëherë nuk kemi blerë vota

    Një telefonues nga Shkodra mik i programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha me sinqeritet se është krenar që është mbështetës dhe anëtar i Partisë Demokratike. Ai e mbylli duke thënë se kjo forcë politike ,gjithmonë sipas tij asnjëherë nuk ka blerë vota dhe nuk ka paguar komisionerët.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 10 maj 2021, PD do përsëritje zgjedhjesh në 9 qarqe?

    Diskutime ,debate dhe mesazhe. Telefonuesit komentojnë kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarqet ku ka humbur

  • VIDEO

    KQZ përcakton relatorët e ankimimeve për 25 prillin, KAS nis shqyrtimin brenda 24 orëve

    Për zgjedhjet e 25 prillit në Komisionin e Animimeve dhe Sanksioneve janë dorëzuar 15 kërkesa ankimore nga subjektet politike, ku 9 kërkesa janë nga PD, ku kërkon rivotim në 9 qarqet që humbi zgjedhjet, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.

    KQZ përcaktori ditën e sotme relatorët për kërkesat e dërguara me numër nga 36 deri në 46. Caktimi i relatorëve u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.

    -Elvin Lako u caktuar relator për kërkesat e PD për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasan me nr.40

    -Elvis Çefa u caktua relator për kërkesën e PD për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI për qarqet Berat me nr 34 dhe Durrës me nr. 34

    -Ilir Rusmajli do të jetë relator i dy kërkesave të PD për qarkun Berat me nr.42 dhe Fier me nr. 44 dhe kërkesën e koalicionit ABEOK me nr.45.

    -Koli Bele u caktua relator për dy kërkesat e PD për qarkun Durrës me nr.37 dhe Gjirokastër me nr. 41 si dhe për kërkesën e LSI për qarkun Berat me nr.35

    -Ledio Braho u caktuar relator për kërkesën e PD për qarkun e Tiranës me nr 39, kërkesën e LSI për qarkun Gjirokastër me nr.33 dhe atë të ABEOK me nr.32  

  • VIDEO

    Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës në Rrajcë Sutaj: Rrugët e reja do të zhvillojnë agro-turizmin

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Rrajcë Sutaj në Prrenjas. 

    Në fjalën tij Balla deklaroi se shtrimi i rrugëve do të zhvillojnë agro-turizmin e zonës.

    “Nuk kemi kohë për pushim prandaj sot jemi në Rajcë për të ndjekur nga afër punimet që po kryhen në shtrimin me asfalt të rrugës kryesore të Rrajcës. Kjo është faza e parë e një projekti. Synimi jonë është zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë. Është koha që ta zhvillojmë Rrajcën”, tha ai. “Shumë shpejt do të financojmë me 5000 euro çdo familje Në Rrajcë që do ta kthejë shtëpinë në bujtinë. Kjo do të bëhët për turistët e kësaj zone përrallore. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, përfundoi Balla.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 10 maj 2021

     Titujt e gazetave per sot,nga legalizimet, familjet e reja qe marrin tapine te antikomunizmi si gjethe fiku e deri tek opozita kerkon te hapen kutite

  • VIDEO

    Rama rikujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon nga Tirana: Kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm pemët ishin pak më të larta se unë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama ka rikujtuar periudhën kur dikur drejtonte kryeqytetin, teksa ka ndarë një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

    Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama.

  • VIDEO

    Ish anëtari i KQZ-së, Skënderi: KAS shpall pavlefshmërinë në një ose disa qendra votimi! Kur rezultati ndikon në shpërndarjen e mandateve, bëhet rivotim në gjithë qarkun

    Juristi dhe ish anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një intervistë për Report Tv sqaroi teknikisht sipas ligjit kërkesat ankimore të PD për të kërkuar rivotim në 9 qarqet ku nuk doli fituese. Skëndëri sqaroi se KAS ka kompetencën që të shpall pavlefshmëri në votim në një ose më shumë qendra votimi në një qark dhe në kohën që në këto qendra votimi mund të sjellin ndryshim në shpërndarjen e mandateve atëherë në këtë qark do të ketë rivotim nga e para.

    "KAS shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve ne një ose disa qendra votimi, dhe nëse rezultati është kaq i ngushte sa kjo qendër votimi do te ndikonte ne rezultatin tërësor te qarkut dhe kjo do te sillte përsëritjen e zgjedhjeve ne te gjithë qarkun", tha Skenderi

  • VIDEO

    PD surprizon: Nuk kërkon rinumërim të votave, por direkt ripërsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqet ku kanë humbur

    Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Një vendim surprizë i PD-së e cila nuk e nis kërkesën e saj me rinumërim të votave edhe për të faktuar atë që pretendon dhe akuzon prej ditësh se janë manipuluar votat, por kërkon direk rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues. PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS 10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona.Partia Demokratike ka ankimuar sot në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Shkodrën, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ thanë për mediat se PD ka dorëzuar me qindra fakte ku provohet tjetërsimi i votës së lirë të qytetarëve. Ata shprehen se PD ka grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në 10 dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët. Përfaqësuesit e PD thanë se lufta e PD për të risjellë demokracinë në vend do të vijojë dhe se do të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. "Procesi i 25 prillit ishte një masakër elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend. Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partisë shtet. Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për te blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për te blere vota dhe kërcënuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë. Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik te fletës se votimit qe sollën zhvleftësimin e 83 mije votave baraz me afërsisht 8 mandate. Nga pamundësimi i votës se emigranteve tek karantina 3 ditore për te penguar emigrantet te vijnë fizikisht për te votuar", tha drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD Përfaqësuesi tjetër ligjor i PD, Marash Logu akuzoi KAS se miratoi sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama modeli e fletës së votimit, që sipas tij prodhuan 83 mijë vota të pavlefshme. "Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve", tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv