-
VIDEO
PD denoncon: Nga 1 janari-25 prill 2021, u kryen 125 mln euro transferta qeveritare për qytetarët që përfitonin nga rindërtimin në 11 bashki
Nga selia blu, Jorida Tabaku tha se në vetëm 4 muaj nga 1 janari deri më 25 prill 2021 janë dhënë 125 mln euro transferta nga fondet qeveritare në 11 bashki të vendit për rindërtimin.
-
VIDEO
Alfred Peza: Berisha mbështet Ilir Metën, por hesht për Lulzim Bashën
-
VIDEO
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me Presidentin
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e dytë. Kryetrari i komisionit, Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës.
Data paraprake është caktuar më 18 maj, por shtoi Hyseni do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur por brenda javës që vjen pasi këto janë limitet kohore të Komisionit.
Këtë fundjavë do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i raportit në Komisionin Hetimor dhe më pas t'i çohet Kuvendit.
Një nga pikat e diskutuar më gjatë, që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor. Kjo pati një kritike nga anëtari Spartak Braho, i cili tha se nuk duhet nxituar dhe se ekspertët të zgjidhen me tituj dhe të vlerësuar, pasi një ekspertizë e keqe do të sillte 'varrosjen' e çështjes.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me Presidentin! Më 24 maj paraqitet raporti përfundimtar në komision
Kryetrari i Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Matës, Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës. Ai tha se data e caktuar është 18, por do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur por brenda javës që vjen.
Gjithashtu Hyseni tha se këtë fundjave do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 20 maj do të jepen konkluzionet e raportin përfundimtar dhe do i lihen 4 ditë kohë të shkruhet në mënyrë që më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i tij në Komisionin hetimor dhe më pas t'i çohet Kuvendit. Komisioni miratoi në mënyrë unanime kalendarin e punimeve.
"Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara. Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t'i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend", tha Hyseni.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Braho: Mos u nxitoni për ekspertët, duhet të jenë të vlerësuar! Ekspertiza e keqe të varros
Pjesë e diskutimeve të Komisionit hetimor ishte zgjedhja e ekspertëve dhe për të dhënë në fund vlerësimet e tyre. Anëtarët kërkuan që në komision të ishin dy ekspertë, ndërsa një pjesë vlerësuan emrin e Erind Mërkurit. Anëtari Spartak Braho tha që Komisioni të mos nxitohet pasi ekspertët duhet të jenë me tituj të vlerësuar, pasi një ekspertizë e keqe mund të 'varrosë' të gjithë hetimin. Ndërkohë që Komisioni vendosi që seancën e radhës të sillet një listë me emra të ekspertëve nga anëtarët e komisionit për të bërë caktimin e tyre.Spartak Braho: Të nderuar kolegë, procedura e ekspertimit të shkeljeve që pretendohet se ka kryer President është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni. Të mos nxitohemi. Pjesa dërrmuese e këtyre anëtarëve e dinë ç’do të thotë një ekspertizë e mirë apo e keqe. Një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros. Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese me interpretimin e tërë vendimeve, dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë. Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin. Nuk kam vërejtje për shokët, se nuk i njoh, janë çuna të rinj, unë jam i kohës kur thërrisnim ekspert Luan Maron, por ky tani është plakur. Do të mendoja që si ekspertë përveç emrit që përmendët, që arrin deri te Doktor, ndërkohë që neve na duhen Profesorë këtu me tituj, unë do të them pse të mos jetë edhe Viktor Bumi. Nuk e kam marrë mendimin e tij, por unë do ta propozoja. Duke e njohur nga afër, vlerësimin dhe cilësitë e tij, them se ka një lloj paanshmërie. Them të mos e vendosim sot punën e ekspertëve, të shohim e të lexojmë emrat, të lexojmë biografinë e tyre dhe e votojmë ditën e premte. Na duhet një listë me disa emra. Unë do të gjykoja, bazuar në materialin që kemi, të tëra akuzat ndaj presidentin, pjesa dërrmuese e tyre janë të pasqyruara në materiale filmike, prononcimet e tij dhe të medias së shkruar, do të kërkoja që këto materiale të transkriptohen, nuk shkon. Unë jam marrë me të tilla ekspertime. Po t’i kemi të transkriptuara është edhe më serioze për komisionin. Ne kemi ekspertë shumë të mirë. Nëse këtë logjikë e pranoni, unë mund të ofroj edhe ekspertin apo grup ekspertësh për këtë punë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 11 maj 2021 / A duhet hequr ora policore?
Nga votat e pavlefshme te e djathta shqiptare e deri tek Gërdeci. Telefonuesit debatojnë dhe flasin për heqjen apo jo të orës policore
-
VIDEO
Habit telefonuesi: Mediu nuk e dinte fare ku binte Gërdeci, ja kush ka përgjegjësi për tragjedinë
Jo pak ka habitur një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke folur për tragjedinë e Gërdecit zotëria tha se Fatmir Mediu nuk e kishte idenë se ku binte Gërdeci dhe se sipas tij përgjegjëse është familja Berisha. Ndiqeni mendimin e tij.
-
VIDEO
Zotëria skanon të djathtën: Tradhëtuan elektoratin dhe zgjedhjet vendore, edhe kaq morën shumë
Një telefonues në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv bëri një analizë të së djathtës shqiptare. Ai tha se edhe kaq e djathta mori shumë në 25 prill pasi tradhëtoi elektoratin dhe zgjedhjet vendore dhe më pas kandidoi me figura të konsumuara.
-
VIDEO
Shpjegimi epik i qytetarit për votat e pavlefshme: Numrat dhe plusin e dimë, refuzuan politikën qorre
Një shpjegim epik bëri një i moshuar për votat e pavlefshme në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se shqiptarët nuk janë analfabet dhe e dimë plusin dhe numrat por e kanë bërë qëllimisht pasi kanë dashur të refuzojnë politikën qorre.
-
VIDEO
Lulzim Basha takim me strukturat e PD në Durrës: Ky rezultat nuk do të pranohet kurrë!
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Durrës.
Basha tha nga Durrësi se nuk do të ndalin në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin, për të cilin sipas tij vendi ka nevojë. Më tej Basha tha se wshtw i përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tw tyre dhe se sot më shumë se kurrë dhe nuk do rreshtin së luftuari për qytetarët shqiptarë derisa ti përmbushin ato.
Basha ka nënvizuar sërish se 25 prilli është një masakër elektorale dhe se vullneti i zgjedhësve sipas tij është tjetërsuar nga krimi i organizuar. Po ashtu Basha tha se ky rezultat i zgjedhjeve nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës e ka gabim, pasi beteja do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit.
‘Ne jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë. 25 prilli është një masakër elektorale ku vullneti i zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin. Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi. Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispozicion institucioneve ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit. Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës tonë për ta çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt së ardhmes që meritojnë. Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi, kjo është Shqipëria jonë, kjo është Shqipëria juaj e qindra mijëra shqiptarëve që na ndoqën dhe na besuan me votën e tyre.’- tha Basha.
-
VIDEO
Vazhdon puna për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës, Rama publikon pamjet
Kryeministri Edi Rama mëngjesin sotëm ka publikuar një video nga kantieri i stadiumit të ri "Zeqir Ymeri", në Kukës.
Në videon e publikuar shfaqen pamje nga punimet brenda dhe jashtë stadiumit, si dhe produkti final i cili pritet të realizohet së shpejti.Kryeministri përmes kësaj videoje i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.
-
VIDEO
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me Presidentin!
Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një nga pikat kryesore që të rendit të ditës, që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.
Nuk është parashikuar një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, teksa ky i fundit, ka refuzuar 2 herë, me argumentin se ka një axhendë të zënë dhe se nuk mund ta anulojë duke lënë si opsion të vetëm datën 10 maj. Në mbledhjen e parë u bë konstituimi i këtij Institucioni, teksa kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se refuzimi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një taktikë e tij për të shtyrë përtej afateve punën e tyre.