-
VIDEO
Dita e Europës, Rama uron me video! Meta: Do ishin në BE nëse politika s'do kishte krijuar pengesa artificiale!
9 maji shënon Ditën e Europës e vendosur nga Bashkimi Europian në përkujtim të Deklaratës Schumanit. Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.
Dita e Europës është përshëndetur nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili shkruan se së shpejti, kufijtë e Europës politike afrohen me ata të Europës kulturore.
9 Maji i sivjetëm është e dyta Ditë e Europës pasi Shqipëria ka merituar vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave. Dita e Europës pason ditën e fitores mbi fashizmin, dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë dhe Europa vetë është shtëpia e Lirisë. Europa si projekt politik është një ndër projektet më frymëzues të njerëzimit. Por projekti europian shkon përtej kufijvë politikë; është një projekt human, moral, pajtues, qytetërues, perëndimor. Europianizimi, Perëndimizimi dhe Modernizimi përkojnë me njeri-tjetrin. Merita e qytetërimit europian dhe perëndimor është se nuk përjashton, por ndërton ura bashkëpunimi me qytetërimet e tjera të kohës sonë. Sot, në Ditën e Europës, ne, shqiptarët, kemi shumë arsye të gëzojmë. Jo vetëm për rrënjët tona europiane, por edhe për aspiratat tona europaiste. Me kontributin, sakrificat dhe arritjet tona dhe të popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor ne po zgjerojmë projektin europian dhe po afrojmë kufijtë politikë të Europës në kufijtë kulturorë të saj. Nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj.
Është merita edhe e popujve tanë që Ballkani Perëndimor ka filluar të perceptohet si një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian. Asimetria e shkallës së demokracisë midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor po ngushtohet ndjeshëm. Jam krenar që integrimi europian është fari që ndriçon Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe që vendimi konsensual i Këshillit Europian për çeljen e negociatave u arrit gjatë shërbimit tim si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Ruçi.
-
VIDEO
PD ankimon në KAS 9 qarqe: Dorëzuam me qindra fakte për tjetërsimin e votës! Do luftojmë për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi
Partia Demokratike ka ankimuar sot në KAS rezultatin për 9 qarqe, duke e cilësuar atë si masakër elektorale. Drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD, tha se PD ka dorëzuar me qindra fakte ku provohet tjetërsimi i votës së lirë të qytetarëve.
"Procesi i 25 prilli ishte një masakër elektorale i bërë nga regjim i Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre janë shqiptarët. PD do të qëndrojë e fortë dhe e vendosur për të luftuar për rikthimin e demokracisë. Sot depozituam me qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të qytetarëve nga blerja e votave te përdorimi i administratës dhe vjedhja e të dhënave personale, nga legalizimet, përdorimi i bandave për blerjen e votës dhe kërcënimi i qytetarëve dhe mosveprimi i policisë së shtetit dhe prokurorisë deri te ndryshimi i fletës së votimi dhe llogaritja e tyre si të paligjshëm plot 83 mijë fletë që do të përktheheshin në 8 mandate", tha drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD
-
VIDEO
Qytetarët pro dhe kundër hyrjes në Parlament të deputetëve të opozitës, ja argumentet e tyre…
Disa nga telefonuesit që u bënë pjesë mëngjesin e sotëm e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhanë mendime të ndryshme për hyrjen apo jo të deputetëve të opozitës në Kuvend në legjislaturën e re. Ndjekim disa prej mendimeve të tyre…
-
VIDEO
'Pasuritë familjare të Berishës, Metës e Bashës sa 60% e buxhetit të shtetit”, fieraku: T’u merren nga drejtësia
PD duhej të ishte shkrirë që kur dogji mandatet në 2019-ën. Kështu u shpreh në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një qytetar nga Fieri i cili denoncoi pasuritë familjare të Berishës, Metës dhe Bashës për të cilat tha se përbëjnë 60% të buxhetit të shtetit. Drejtësia t’ua marrë dhe të rrisë pensionet dhe pagat ka nënvizuar ai e ndërsa u shpreh se 5 ditë do të rrinë në parlament deputetët e opozitës, sa për të “qëlluar me vezë” kryeministrin, sic ka deklaruar Gjekmarkaj, pastaj do të dalin nga Kuvendi.
-
VIDEO
PD akuza Doshit, bleu vota me para e kërcënoi votuesit në njësinë 4 në Tiranë! E kallëzuan në SPAK
Partoia Demokratike ka hedhur sot akuza ndaj Tom Doshit se ka blerë vota dhe ka kërcënuar votuesit në njësinë 4 në Tiranë dhe se për të është bërë edhe një kallëzim në SPAK. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, thotë se kallëzimi në SPAK për Doshin është bërë që tre javë para zgjedhjeve, por shton se Prokuroria e Posaçme nuk hetoi, duke e akuzuar se lejoi deformimin e votës.
"Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve", thotë Alibeja.
Sipas tij, Tom Doshi, sëbashku me dy personat e tjerë ndërtuan "një skemë kriminale" të blerjes së votës. Po ashtu, Alibeaj shton se secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.
"Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Secilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna", shton ai.
-
VIDEO
'Jo në parlament, por në burg!' Revolta e qytetarit për disa nga deputetët e zgjedhur, propozimi për pagën
Një nga qytetarët që mori pjesë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” nënvizoi se se disa prej deputetëve të zgjedhur nuk duhet të jenë në Parlment, por në burg sepse kanë kryer shkelje të ligjit. Ai propozoi edhe që të mos u jepen pagat atyre që nuk shkojnë në 4 seanca parlamentare sepse ata paguhen nga taksat e shqiptarëve.
-
VIDEO
'Ju kanë çuar në parlament me mërzit Ramën apo për Shqipërinë?', telefonuesit kundër Markut e Gjekmarkajt
Nisur nga disa deklarata të deputetëve të zgjedhur të Lezhës Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj që në Parlament do të jenë për të mërzitur Edi Ramën disa prej telefonuesve u shprehën kundër këtij qëndrimi pasi sipas tyre populli i ka votuar për të cuar përpara vendin dhe jo për t’u marrë me kryeministrin. Nëse kanë këtë qëllim më mirë të mos hyjnë fare në Kuvend kanë thënë ata.
-
VIDEO
'Vrasja e Xhuvanit vepër e bandave të Berishës', qytetari-Metës: Ishe përgatitur për të derdhur gjak
Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, një prej qytetarëve u ndal tek roli i PD në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan e kryen bandat e krijuara nga Sali Berisha. Ai ka përgërzuar ambasadoren amerikane që sipas tij parandaloi gjakderdhjen e 'programuar' nga presidenti Meta pas zgjedhjeve.
-
VIDEO
Dita e Europës: Soreca: Europa një histori e fillimeve të reja! T'i japim fund pandemisë, askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt
Në Ditën e Europës, ambasadori i BE, Luigi Soreca është ndalur te pandemia e COVID dhe domosdoshmëria për t'i dhënë fund asaj, si një mënyrë për të formësuar një fillim të ri për të gjithë europianët. Nëpërmjet një video mesazhi nga veriu i Shqipërisë, Soreca thotë se edhe Shqipërisë, sikurse Europës, i duhet pikërisht të fitojë luftën me COVID-19, duke shtuar se thirrja e BE për veprim është se 'Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt'.
"Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës. Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, Shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur. Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje. Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. t'i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët, Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. 'Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt', kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim", thuhet mes të tjerash në mesazhin e Sorecës.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Migena Sotirin 9 maj 2021 / Deputetët e opozitës po apo jo në Kuvend?
Debate dhe raste konkrete. Telefonuesit flasin për deputetët e zgjedhur më 25 prill
-
VIDEO
Xhaçka uron Ditën e Europës: Ne kemi të gjithë vullnetin politik për të mundësuar integrimin në BE
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Ditën e Europës, duke shprehur besimin se e ardhmja e Shqipërisë dhe rajonit do të jetë në Europë dhe se nuk do të kompromentohen në asnjë lloj skenari. Me një videomesazh, Xhaçka shprehet se rrugëtimi i BE në këto 7 dekada, nuk ka qenë një fushë me lule dhe se projekti politik i Unionit është endur mes skepticizmit dhe europeizmit. Xhaçka shprehet se Shqipëria ka të gjithë vullnetin politik për të punuar për integrimin në BE.
"71 vjet më parë, Robert Schuman, prezantoi deklaratën e tij historike, ku propozohej krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Ishte një hap i guximshëm dhe largpamës, të cilin Schuman dhe vizionarët e atij që sot e njohim si “Bashkimi Evropian”, e ndërmorën për të hedhur themelet e një bashkëpunimi politik dhe ekonomik, të bazuar mbi mirëkuptimin dhe solidaritetin, dëshirën dhe paqen afat-gjatë për të rindërtuar së bashku Evropën e dërrmuar nga lufta, në mënyrë që Kontinenti të mos njihte më kurrë, si më parë, konflikte të përgjakshme.
Sot, ajo ëndërr dhe ai vizion vazhdon edhe më aktuale se kurrë më parë. Historia jonë e përbashkët na mëson se paqja dhe mirëqenia dhe mënyra e të jetuarit sipas standardeve më të larta dhe vetë demokracia që i prodhon ato, nuk mund të merren të mirëqena. Deviza e kohës sonë, edhe në këtë pjesë me zemër të re të kontinentit të vjetër, Shqipërisë, mbetet vizioni i baballarëve të Unionit, i mbështetur në solidaritet dhe veprim të përbashkët, për ta çuar përpara këtë projekt politik, duke përfshirë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, me një perspektivë të qartë në BE, duke e bërë kështu triumfues projektin në të gjithë kontinentin.
-
VIDEO
Kryeministri Rama uron ditën e Europës me një video
Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Europës me një video ku tregohet se si BE funksionin si një organizatë bashkëpunuese mes vendesh dhe mbështetëse për njëri-tjetrin.