• VIDEO

    KAS diskuton ankimimin për zgjedhjet në Gjirokastër, LSI: Karantinimi i të ardhurve nga Greqia na ndikoi rezultatin! Votuesit u ruajtën me policë

    KAS është duke diskutuar në mbledhjen e sotme ankimin e LSI-së për rezultatin e Gjirokastrës pasi ajo pretendon se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që ta godasë politikisht atë në zgjedhjet e 25 prillit.

    LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për Qarkun e Gjirokastrës.

    Përfaqësuesi i LSI është shprehur në seancë se edhe ato që erdhën nga Greqia apo Maqedonia e Veriut u ruajtën me policë pasi u ishte marrë adresa e shtëpisë.

    Qytetarët e Dropullit nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.  Në ankimimin, LSI sqaron KAS se urdhri për 'vetëkarantinimin e detyrueshëm', për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër.

  • VIDEO

    Ankimimet e PD dhe LSI, përfaqësues i PS: Kërkesa për pavlefshmëri bëhet për qendër votimi jo për gjithë qarkun

    Përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Eridian Salianji, i cilësoi si të pavlefshme kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në një qark të tyrë.

    Sipas tij kërkesa për pavlefshmëri bëhet për qendër votimi, po të shohim ankimimet nuk janë bërë konkretisht për QV, po për qarkun.

    "Në lidhje me kërkesën e PD efektin ligjor e ka zero, është kërkesë e mbështetur në deklarata politike të cilat në shumicë janë shpifje ndërsa në rastin më të mirë janë opinione", tha ai.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 12 maj 2021 / Vrasjet, politika e turizmi në fokus

    Nga “vrasjet po bëjnë kërdinë” tek “duhet ligj për vetëmbrojtje”. Telefonuesit komentojnë edhe politikën e sezonin turistik

  • VIDEO

    25 prilli, KAS shqyrton kërkesat ankimore! PD ka kërkuar ripërsëritje në 9 qarqe, LSI ankimim për 5

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat për rezultatin e 25 prillit.

    Sot shqyrtohen paditë e depozituara pranë KQZ nga PD, Lëvizja Socialistë për Integrim, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e pavarur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iljaz Shehu.

    Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës.

    Kujtojmë se dje KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).

  • VIDEO

    'Të shenjtërojmë Hoxhën për rendin e qetësinë', telefonuesi i shqetësuar: Vrasjet po bëjnë kërdinë

    “Vrasjet po bëjnë kërdinë dhe kjo është e patolerueshme”. I këtij mendimi ishte një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se në komunizëm kishte rend, e qetësi shpirtërore ndërsa sot krimi po bën kërdinë.

  • VIDEO

    A e zgjidhën zgjedhjet krizën? Të ftuar Blendi Klosi dhe Ivi Kaso

    Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv tha se kanë dyshime dhe prova se deputetë të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit janë me të shkuar kriminale. Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat.

    Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55​ në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Bamir Topi: Lufta e Bashës për karrigen e tij, nuk është liruar nga Berisha

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi aktualitetin politik ku i ftuar ishte ish-presidenti Bamir Topi. A do të shkarkohet presidenti Ilir Meta dhe cila është e ardhmja e së djathtës pas humbjes në 25 prillit ?- ishin temat e bisedës me ish-presidentin Bamir Topi. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi kronikën e zezë pas tre vrasjeve në Tiranë , Vlorë dhe Elbasan. Të ftuar në studio gazetari Sokol Dema dhe eksperti i IT Kadri Manaj. Nga Elbasani gazetari Ronaldo Gjoshi ndërsa nga Vlora gazetari Armand Xhelili. #repolitix #denisminga #reportTV Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga ndryshimet ne qeveri nisin me "drejtoret e medhenj" te Rama thote se Europa eshte hipokrite me ne e deri tek per miushin,Lulin dhe duart me gjak

  • VIDEO

    Ekzekutimi i Everest Çakës në Elbasan, gjendet një automjet i djegur në Kavajë, dyshohet i autorëve

    Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të Everest (Ibrahim) Çakës në Elbasan, një automjet i djegur është gjendur në Kavajë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Automjeti tip "Benz", pa targa, është gjetur në fshatin Kryemëdhenj, Golem, i djegur plotësisht. 

  • VIDEO

    'Grupimi për PD'/ Topi: S'kanë asnjë të drejtë morale! Duhet të merren dhe me Berishën, jo vetëm Bashës se ai i përjashtoi nga partia

     

    Bamir Topi është rreshtuar si ndër kritikët më të fortë të lidershipit aktual në Partinë Demokratike, por ka dalë hapur kundër "grupimit për PD-në, me në krye Bujar Nishanin. Kjo sepse sipas tij, ato bëjnë me faj vetëm Lulzim Bashën, ndërkohë që për Topin, ata nga partia i përzuri Sali Berisha.

     
  • VIDEO

    Topi: Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë, sot ka shumë prona! Pse duhet t'i besojmë? Basha po i gëzohet pushtetit të opozitës

    "Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë". I këtij mendimi është ish- presidenti, Bamir Topi, duke thënë se nuk ka asnjë shprese të PD-ja. Kjo sespes sipas tij, kjo forcë politike me në krye Sali Berishën, po i gëzohet pushtetit që sjell të qenurit në opozitë. 

     
  • VIDEO

    Kontestimi i 25 prillit/ Topi në Report Tv: 'Luftë' e Bashës për të ruajtur karrigen e tij, nuk është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD

    Kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, por nga ana tjetër futja në parlament, për Bamir Topin, është e gjitha një lojë e kryedemokratit Lulzim Basha për të ruajtur karrigen e tij. Për Topin, gjërat në PD po shkojnë shumë keq, pasi pas Bashës, fshihet Sali Berisha, që për ish- presidentin, ai i fundit do pronësinë e përhershme të PD-në.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv