-
VIDEO
Nishani: Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë Kushtetuese, sjellja e mazhorancës për shkarkimin e tij aspak serioze
Për ish- presidentin, Bujar Nishani, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës sa për t’u shkarkuar. Ai tha se kjo sjellje e mazhorancës është një tregues se qeveria e ardhshme do të jetë arrogante.
“Presidenti gjykohet vetëm nëse ka bërë një krim dhe një shkelje të Kushtetutës, unë nuk kam parë asnjë rast të një shkelje të rëndë nga ana e presidentit të republikës dhe në gjykimin e presidentit duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duan që të dorëheqjen vëmendjen se mazhoranca nuk ka ndonjë interes se i fituan votat, nuk është sjellje serioze, por paralajmëron qeverisjen arrogance që do ketë qeveria e re. Nuk është serioze dhe nuk ka për të arritur asgjë, se parlamenti nuk e shkarkon dot, por e vendos Gjykata Kushtetuese. Në gjykatën Kushtetuese nuk besoj se do ketë një vendim për shkarkimin e presidentit se nuk ka bërë një shkelje të rëndë”, tha Nishani.
-
VIDEO
Grupimi për PD/ Nishani për Report Tv: Nuk kam kontaktuar as me Bashën dhe as me Berishën
Bujar Nishani ka deklaruar se nuk ka pasur komunikime me Berishën apo Bashën, lidhur me qëndrimin e tij kundër kryedemokratit pas zgjedhjeve të 2025.
“Nuk kam pasur kontakte as me Bashën e as me Berishën, kam qenë bashkëpunëtor i Berishës, jemi miq. Raportet personale duhet të qëndrojnë jashtë për interesin publik”, tha ai.
-
VIDEO
Kërkon largimin e Bashës, Nishani për Report Tv: S’mund t’u kërkosh të tjerëve të sillesh si Europian, kur vet vepron si afrikan!
Në një intervistë për Report Tv, një nga kritikët më të mëdha të kryedemokratit Lulzim Basha, ka dhënë argumentet pse kërkon dorëheqjen e liderit të opozitës.
-
VIDEO
Denoncon PD: Tek njësia 8 janë blerë vota me para cash! SPAK nuk hetoi, por lejoi deformimin e votës
Në një deklaratë publike nga selia blu, Belidn Këlliçi, theksoi se PD ka bërë kallëzim në SPAK prej më shumë se një muaji, por SPAK nuk hetoi por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal në njësinë 8 në Tiranë
-
VIDEO
Braho: Të merren si provë deklaratat e Metës jo vetëm më shkrim, por edhe video
Spartak Braho, një nga anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ka kërkuar që si provë të mor merren vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video. Ai shtoi se duhet bërë që t’u ndalohen deklaratat për mediat të anëtarëve të saj.
“Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Ne do të na nevojitet të njohim jo vetëm deklarimet e Presidentit, por edhe filmimet, nuk i duam vetëm të shkruara duhet të kemi tabelën e të shohim publikisht të gjitha imazhet që akuzohet Presidenti. Kjo është më mirë për ne kur i shohim, dëgjojmë, por edhe për publikun”, tha Braho.
-
VIDEO
Komisioni për shkarkimin e Metës/ Hyseni: Përtej politikës, ne do të bazohemi vetëm mbi Kushtetutën dhe Ligjet
Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Metës, Alket Hyseni ka theksuar se në punën e tyre do të bazohen vetëm mbi ligjet dhe Kushtetutës, përtej Politikës. Ndërkohë që në mbledhjen e mbajtur Sekretare u zgjodh Klotilda Bushka.
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e Metës dhe hetimi i PD për zgjedhjet
-
VIDEO
Luçiano Boçi në 'Pa Protokoll': S'mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen, ne jemi ende në betejë
Luçiano Boçi, i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prilli, ka habitur me deklaratat e tij në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv. I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitës pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.
Boçi tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin masakër zgjedhore dhe kjo kishte nisur shumë më parë se ditën që të mbaheshin dhe se PD kishte denoncuar disa herë po SPAK nuk bëri asgjë."Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s'u bë nga SPAK", tha Boçi.
-
VIDEO
Murrizi: Dy deputetë shkuan me pranga në duar dhe votuan Reformën në Drejtësi
Deklarata e Murrizit u bë sot në mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' në Report TV
-
VIDEO
Murrizi: Aty ku do mblidhet Komisioni i Hetimit për shkarkimin e Metës është arrestuar Kadri Hasbiu
-
VIDEO
25 prilli/Misioni i SHBA në OSBE: Zgjedhjet transparente dhe të mirë-organizuara! SPAK të hetojë akuzat për blerje votash
Misioni i SHBA-së në OSBE i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si të mirë-organizuara dhe transparente dhe se pati një zbatim të suksesshëm të kodit të ri zgjedhor. Misioni i SHBA-së në OSBE përgëzoi edhe përdorimin e teknologjisë për herë të parë në zgjedhje si një mënyrë për të zbutur rrezikun e votimit të dyfishtë, votimit familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve.
"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin e Shqipërisë për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare në 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirë-organizuar dhe në mënyrë të përshtatshme transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia dhe zbatimi i teknologjive të reja. Vëmë re se këto zgjedhje panë zbatimin e suksesshëm të kodit të ri zgjedhor, rezultat i një kompromisi të lehtësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, siç është përmendur në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë për të zbutur rrezikun e votimit të dyfishtë, votimit familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodhi që nga viti 2017. Përmirësimet në kodin zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri partish në zgjedhje është demokraci në veprim dhe tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik", thuhet në deklaratë.
Dy javë pas ditës së zgjedhjeve, misioni i SHBA-së në OSBE thekson se problem mbetet fenomeni i shitblerjes së votës, ndërsa kërkoi nga SPAK që të hetojë akuzat për manipulimin e votës së lirë. SHBA shprehet se Shqipëria të inkurajohet që të përmirësojë edhe më tej proceset zgjedhore, ndërsa shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me vendin tonë për forcuar më tej demokracinë në vend.
-
VIDEO
Denoncon PD: Janë përdorur deri në 35 milionë lekë për familje për të blerë vota! Kemi bërë 5 kallëzime
Partia Demokratike pretendon se Partinë Socialiste ka blerë vota dhe këtë herë ka sjellë një shembull nga Bashkia e Rrogozhinës. Në një dalje publike për mediat, Grida Duma thotë se Bashkia e Rogozhinës akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmet.
Duma tha se kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill. Më tej, ajo tha se megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.
Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.
Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.
Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës.
3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste.