Kanali i La Manshit u kthye në kryefjalën e muajve të fundit përsa u takon dyndjes së emigrantëve mes tyre mjaft shqiptarë të cilët paguanin shuma të mëdha në euro për të kaluar nga Franca drejt brigjeve të Anglisë. Ky emigrim i paligjshëm i shqiptarëve, përgjatë vitit 2022 që shkaktoi debat politik, madje edhe ndërkombëtar nuk i ndali të rinjtë shqiptarë të realizonin endrrën. Mes tyre ishte edhe i riu shqiptar nga Hasi i Kukësit, Elton Ahmataj i cili sëbashku me disa djem të tjerë u nisën drejt Francës me destinacion Anglinë më 30 gusht të vitit 2022. Për pagesën e transportit ilegal me gomone ai mori me vete 350 euro, ndërsa pjesa tjetër do të paguhej nga i vëllai i cili e priste në Angli. Dy ditë më pas, Eltoni telefonoi babain ku e njoftonte se kishte mbërritur në Francë dhe do të udhëtonte drejt Anglisë, por telefonata u shkëput…Me numrin e një shokut i biri telefonon të atin duke i thënë:“Babi nuk shkuam dot në Angli, na u ça gomonia rrugës, shpëtuam, na nxorri policia franceze në tokë të thatë…”Një tragjedi ishte shmangur nga marina franceze në ditët e para të muajit shtator 2022. Në një gomone ku ndodheshin mbi 50 shtetas të huaj dhe shqiptarë ishte edhe 24-vjeçari Elton Ahmataj. Në komunikimin me babain e tij, ai e njoftoi se gjatë momentit të shpëtimit kishte humbur në ujë të gjitha sendet personale dhe se kishte nevojë për para. I vëllai nga Anglia i nis 200 euro ndërsa pas këtij momenti, Eltoni humb gjurmët dhe çdo komunikim me të afërmit e tij nga Calais, ku ndodhej në atë kohë. Afro një muaj më pas më 2 tetor të vitit 2022, në familjen Ahmataj mbërrin një zarf nga Franca, ku shkruhej:“Babi a jeni mirë? Unë jam mirë, jam në burg në Francë, nuk e di sa do më mbajnë se thonë se kam një gjyq në datë 31. Ndoshta më mbajnë disa muaj ose më kthejnë. Këtë s’e di, telefon për të folur nuk japin. Jam mirë mos u mërzisni se të shkruaj për çdo gjë”. Sipas babait shkrimi në letrën e bardhë është i Eltonit, ndërsa z.Sahit veç denoncimit në polici, nuk ka mundur dot të bjerë në gjurmët e djalit, pasi nuk ka informacion mbi vendin ku ai mbahet i izoluar nga autoritetet franceze, ndaj sot kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”…
I zhdukuri dërgon letër pa adresë: Gomonia u mbyt në La Mansh, unë humba…(13 mars 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27

