Jetë mes maleve në Klos të Dibrës

4 Dhjetor 2022, 13:33

Veri Jug ka kaluar mespërmes tyneleve në Rrugën e Arbërit dhe është ndalur mes maleve në zonën e Klosit. Personazh i reportazhit është malësori Bajram Luga, një blegtor që mban një tufë prej 20 dhish në një stan të vogël pranë shtëpisë. Ai thotë se shtatë fëmijët i ka në emigrim dhe se jeta në fshatin e tij është e vështirë. Ndiqni reportazhin “Jetë mes maleve në Klos të Dibrës”, realizuar nga moderatori i emisioneve "Veri Jug", gazetari Agim Pipa.