Dy të humbur dhe një i vrarë, sot në ’Pa Gjurmë’ misteri i zhdukjes së dibranit Ulvi Skana, mik i ’të fortëve’. Ushtar i Ervis Martinajt, zhdukur dy muaj më pas dhe lidhja shoqërore me Can Karriqin, i vrarë në dhjetor të vitit 2021.Kur kanë kaluar 6 muaj e gjysmë nga zhdukja e tij, nëna e Ulvi Skanës, Thëllëza i ka humbur shpresat se ai mund të jetë gjallë. Nga pista e rrëmbimit, ajo thotë se fakti që nuk ka asnjë gjurmë të re nga djali, e bën të mendojë se ai është vrarë.Në një rrëfim në ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume, Thëllëza thotë se kërkon nga policia vetëm ta gjejë “të gjallë ose të vdekur”. Edhe pse shpresat i ka humbur, e ka të vështirë të besoj se pse ai duhet vrarë, pasi si çdo nënë, edhe për të , djali është krejtësisht i pafajshëm. Lidhjet me Ervis Martinajn, edhe ky i zhdukur, thotë se nuk janë të vërteta. I vetmi “faj” thotë se ka qenë shok me Can Karriqin që e kishte fqinj.“Si ka mundësi që të humbasë në atë farë feje. Djali nuk ka pas lidhje me grupet kriminale, jam 100% e sigurt, na e kanë njollosur edhe emrin, ai nuk është vrasës, vjedhë jo.Ai kishte 3 ditë pasi kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet, dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë, nuk gjeti punë dhe erdhi,. Ka qenë dhe në Gjermani, kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh, nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë, ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte, nuk ka pas lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë, përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë, nuk e di. Policia na thotë vetëm bëjmë hetimoret tona, po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë ja vdekur, e kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, po unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë, me Can Karriqin, e kemi pasur fqinj”, tregon e ëma.Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021 dhe kjo është një nga pistat e ti kryesore ku po hetohet, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë të re. Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz më 23 dhjetor 2021, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë. E kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir, pasi Kariçi ka qenë mik i Mihasit.
Pa Gjurme-Ekskluzive/Flet xhaxhai i Ervis Martinajt: Nipin e vranë,kufomën na e kanë fshehur
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
