Ish-kryeministri ‘Non-grata’ edhe nga Britania/ Vangjeli: Asgjë e re! Ka një betejë të vetme për të bërë, Saliu duhet të mund Berishën

22 Korrik 2022, 19:34

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka njoftuar vetë se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.