Përshëndetje Odeta! Une jam Esmaja dhe kam parë videon tuaj në Youtube. Unë jam shokuar kur kam parë Landin në studio, sepse asgjë nga ato që ai ka thënë në program nuk janë të vërteta. Janë vetëm genjeshtra. Unë do marr guximin t’jua shkruaj historinë time nga fillimi deri në fund. Në moshën 16-vjeçare jam martuar me shkuesi me një djalë, pasi familjarët tanë njiheshin me njëri-tjetrin. Çdo gjë shkonte shumë mirë në muajt e parë, pastaj filloi dhuna nga bashkëshorti për shkak të varfërisë. Ai nuk punonte dhe mua nuk më lejonte të punoja. Në moshën 19-vjeçare unë bëhem nënë, vjen në jetë djali dhe mendoja se familja ime do përmirësohej, por jo gjërat u përkeqësuan më shumë. Unë kam qenë ajo nënë që flija pa ushqim edhe pse isha me gji. Kam tentuar të vras dhe veten disa herë, pasi nuk e kam pasur mbështetjen në familje, me babain në atë kohë nuk flisja. Kur djali shkoj dy vjeç, unë vendosa të iki nga ai ferr dhe u strehova te motra ime. Në ditët në vazhdim, po e shikoja që djalin nuk e mbaja dot dhe me kompromis ia lashë ish-burrit. Në këtë kohë jam njohur me Landin, burrin tim të dytë. Kur kam filluar të flas me Landin nuk e dija që ai ndodhej në burg. Në shtator të vitit 2017 ai vjen nga Belgjika në Shqipëri dhe vendosëm të bënim fejesën. Çdo gjë po shkonte mirë dhe pas një muaji mbetem shtatzënë. Vajza erdhi në jetë shëndoshë e mirë, por ndërkohë unë nuk isha divorcuar nga burri i parë për shkak të pamundësisë ekonomike. Nga këto vështirësi filluan edhe konfliktet mes meje dhe Landit, ndërsa familja e Landit më donte shumë. Në prill ai u nis drejt Belgjikës për të punuar, pasi kishim marrë një kredi dhe nuk kishim para për ta paguar. Pas 3 muajsh Landi kthehet, por na mbarojnë paratë dhe të dy vendosëm që unë të shkoja në Belgjikë edhe pse unë nuk doja të ndahesha nga vajza, sepse ajo është jeta ime. U nisa me lot në sy. Ishte ora 4 e mëngjesit. Vajzën e kisha në krahë dhe po flinte. Rrugës na mbaroi edhe nafta e makinës. Dukej sikur çdo gjë ishte kundër, që unë të mos nisesha atë mëngjes. Ndarja nga vajza ime ishte shumë e vështirë, shikoja mbrapa dhe më dhimbte shpirti. Pas 3 ditë rrugë mbërrita në Belgjikë, ku më priste një shoqja e Landit. Ditën tjetër vjen një shoqja tjetër e Landit, e cila më blen rroba dhe më jep 200 euro. Ajo më thotë të filloja punë prostitute, në xhamat e Brukselit. E di që është e rëndë, as familjes time nuk i tregova. E kisha biseduar me Landin dhe ai ma kishte ngulitur në kokë se është e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria. Pranova për të punuar 3 muaj dhe më pas do të kthehesha. Dita e parë e punës ka qenë tmerri më i madh. Rregulli ishte që, lekët dhe klientët t’i shkruaje, aq sa paguanin fiks 200 euro për njeri. Landi ishte i kënaqur, sepse unë fitoja lekë, më jepte kurajo më thoshte: "Bravo zemra ime, po ia del kam besim tek ty, më ke bërë krenar". Çdo natë i dërgoja lekë me bankë sa herë më kërkonte Landi. Ai ndërronte shtëpitë, një herë shkonte në Fier, pas dy javësh në Elbasan, një javë në Sarandë. Janë shumë detaje që çuan në ndarjen time me Landin. Po më lodhte xhelozia e tij. Ai iu rikthye sërish lëndëve narkotike, konsumonte kokainë, alkool, nisi lojërat e fatit dhe vajzën e linte vetëm në gjumë. Një natë shkon një shoqja ime në Shqipëri dhe fle tek shtëpia jonë. Landi kishte konsumuar kokainë dhe e lë vajzën me shoqen time dhe nuk kthehet gjithë natën në shtëpi. Kur shoqja ime më tregon situatën unë filloj t'i kërkoj llogari Landit dhe ndalova së dërguari para. I thashë: "Dil puno vetë." Aty nisën gjërat të acaroheshin dhe Landi filloi me ofendime dhe akuza se unë kisha të dashur. Ai më ndaloi të flisja edhe me vajzën. E pyes: "Ku është vajza ? ", ai më thoshte: "Është në spital me Covid." Në atë moment m'u shemb bota, por motra e tij më qetëson dhe më thotë: "Mos u bëj merak, vajza do bëhet mirë e kemi nën kontroll." Unë vetëm qaja, kisha një javë që nuk flisja me vajzën. Më pas më merr sërish motra e Landit dhe më thotë: " Vajza është mirë është me mua në Greqi, por mos i thuaj gjë Landit." Nuk i tregova asgjë, por vazhdova lojën. Isha e qetë pasi flisja me vajzën çdo ditë. Ai më kërkon para për vajzën dhe i dërgova 200 euro. Më 30 dhjetor ka qenë dhe mesazhi i fundit me Landin. Kam hequr dorë nga puna dhe nga Landi, por jo nga vajza. Lufta për vajzën vazhdon...Unë bëra një gabim nga papjekuria, por nuk do ta përsëris dy herë. Ju lutem mos më gjykoni pa e ditur të vërtetën, sepse bëhet fjalë për jetën time. "Mos e vrisni, pa e gjykuar"- i thonë një shprehje. Nga Belgjika me shumë respekt për JU Esma Lezi
Pa Gjurme-Letra e një punonjëse seksi/’Fitoja para çdo natë,burri ndihej krenar’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor 2025, 18:02

