-
VIDEO
Lokalet në 6 mars, kush e rregjistron PD,Basha apo Berisha?
Emisioni Repolitix trajtoi zgjedhjet lokale të pjesshme që do të mbahen në 6 bashki të vendit në 6 mars. Kush do ta rregjistrojë PD-në në këto zgjedhje Basha apo Berisha? Të ftuar Ledio Braho, Akil Kraja, Idajet Beqiri dhe Kristaq Kume.
-
VIDEO
Komisioni i Jashtëm miraton marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-Spanjë! S'aplikohet për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të marrëveshjes
Marrëveshja e firmosur në 4 tetor të vitit të kaluar në Madrid mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij spanjoll për ekstradimin e ndërsjellë të të arrestuarve është miratuar edhe në komisionin parlamentar të politikes së Jashtme. Miratimi i saj i hap rrugën ekstradimit reciprok mes dy shteteve.
-
VIDEO
Çoçoli për report tv në studio live: ''Miku nga lindja'', Ndihma e Turqisë për Shqipërinë
Çoçoli për report tv në studio live: ''Miku nga lindja'', Ndihma e Turqisë për shqipërinë
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan-Papërr, makina përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli shoferi
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Papërr, por fatmirësisht pa viktima. Aksidenti u regjistrua në fshatin Papërr, ku një automjet u përmbys në rrugë, ndërsa shoferi shpëtoi mrekullisht.
-
VIDEO
Një ditë pasi u fal nga ILD, del para vettingut gjyqtarja e 'Tik-Tok': Për videot, u arrit në konkluzionin se nuk cenuan besimin e publikut! Mbi mua po hidhet baltë
Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja u shpreh se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.
-
VIDEO
Zbardhen porositë e Nanos për policinë e Elbasanit: Zero tolerancë për goditjen e krimit! Të zbardhen ngjarjet kriminale të ndodhura më parë
Mësohet se Nano u ka ka kërkuar strukturave vendore në Elbasan, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit. Sipas tij, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë, duke sjellë pasoja për jetën dhe pronën e qytetarëve.
-
VIDEO
Shembet kisha shekullore e 'Shën Kollit' në Lezhë, 30 vjet asnjë ndërhyrje! Dom Nik Ukgjini: Keqardhje! Banori i Zejmenit: Zemra e katundit është këtu
LEZHË- Me një vlerë të madhe historike e kulturore, gjurmët arkeologjike të kishës së “Shën Kollit” në Zejmen të Lezhës datojnë prej shekullit të XIII.
Dikur me një arkitekturë të rrallë dhe afreske të jashtëzakonshme, sot kjo është ajo çfarë ka mbetur nga ky objekt kulti historik, muret e së cilës kanë rënë nga të dy anët e Kishës.
-
VIDEO
Protestuesi i '5 Majit kërcënon publikisht Veliajn: Të marrim acid dhe t'ia hedhim në sy! Kryebashkiaku: Peshkaqen fajdesh! Koha e 'të fortëve' ka mbaruar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot është kërcënuar publikisht nga një prej protestuesve të banorëve të '5 Majit'. Për mediat, protestuesi i quajtur Elson Marku, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë objekt i OFL-së, u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin në sy kryebashkiakut.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme, Meta: S'kam ndërmend që të bëjë konsultime me partitë politike për datën
Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se nuk do të konsultojë me partitët politike për datën në zgjedhjet e pjesshme për kryetar. Ai tha se fjalën e fundit e ka KQZ, ndërkohë që zbuloi edhe 2 datat e propozuara.
"S'ka arsye për konsultim me partitë politike, po të kishte do i bëja ftesë kryetarit të partisë ose sekretarit të përgjithshëm. 27 shkurt dhe 6 mars, Meta jep një datë dhe më e rëndësishme është KQZ se ajo do merret me orgasnizimin e zgjedhjeve", tha Meta.
-
VIDEO
Pse nuk thirri opozitën për konsultime? Ironia e Metës: Taulanti është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai do të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkitë pa kryerat do të lë afatin maksimal që ia lejon ligji, prandaj thotë se nuk e ka pasur shqetësim se opozita do e bojkotojë. "Asnjë opozitë nuk shqetësohet se i i dhamë më shumë kohë për t'u përgatitur", tha Meta. Në një kohë kur ka akuza për bashkëpunim Rama-Basha, Meta nuk i ka kursyer ironitë duke e cilësuar Taulant Ballën si përfaqësues i të dyve.
"Mora garancinë nga Balla është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje dhe mirëkuptojnë datën dhe prekopumin e KQZ, për qoftë edhe një ditë më shumë, nuk ka pasur konsultim me partitë, por me përfaqësuesit e shumicës. Kam pasur vetëm një shqetësim mos i bojkotonte shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep një ditë më shumë ose një javë kohë për t'u përgatitur në zgjedhje, se në raste të tilla forca në pushtet. Taulant është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës", tha Meta.
-
VIDEO
Përplasjet për shembjen e banesave tek ‘5 Maji’, Meta: Pamjet tronditëse, çështje të tilla të zgjidhen me ligj
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shembjen e disa banesave nga IKMT në Tiranë në zonën e 5 majit, ku pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë.
‘Para se të kaloj tek çështja që ju keni merak, unë kam një çështje tjetër tronditëse. Opinioni publik është tronditur sot nga disa pamje të dhunshme të disa familjeve në kryeqytet. Këto nuk janë pamje për herë të parë dhe nuk nderojnë autoritetet dhe agjencisë ligjzbatuese. Çështje të tilla duhet të zgjidhen në bazë të ligjit. Dhe duke garantuar strehimin e përkohshëm në çdo rast. Me këtë rast i bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me veprimet dhe shkeljet e mundshme të pretenduara dhe të ndajë shqetësimin e tij.’- tha Meta
-
VIDEO
Shembjet e banesave tek ‘5 Maji’ Mazniku: Qytetarët po marrin vlerësim të drejtë për pronën! 75% e tyre kanë firmosur marrëveshjen me bashkinë
Mazniku tha se të gjithë banorët që preken nga projekti dotë përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Mazniku tha se zona është në rizhvillim, për arsye të tërmetit të 26 nëntorit, ku në banesat e reja pritet që të strehohen edhe qytetarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti.