-
VIDEO
Berat/ Përplasen 2 makina në Kuçovë, njëra përfundon në kanal, banorët arrijnë të shpëtojnë shoferin
2 makina janë pëplasur me njëra tjetrën në hyrje të Kuçovës. Makina tip “Benz” me targa Br 22 44 B është përplasur me mjetin tip BMV me targa AA 529 JH .
-
VIDEO
U dënua me 2 vite burg, momenti kur policia shkon në banesën e Adriatik Llallës për ta arrestuar
Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën mbrëmjen e sotme, pas kërkesës së SPAK për të ezekutuar vendimin e dhënë për dënimin me 2 vite burg. Efektivët e policisë ndodhen në brendësi të banesës së Adriatik Llallës dhe po kryejnë kontrollet.
-
VIDEO
VIDEO/Adriatik Llalla dënohet me 2 vite burg, vjen 'reagimi' i parë nga familja! Gruaja e tij u ngre gishtin e mesit gazetarëve
Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se vetë Llalla nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij. Kjo ka acaruar familjarët e tij, ku gruaja teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit, si për t'i treguar që ta lënë të qetë.
-
VIDEO
Dënimi i Adriatik Llallës, Ledio Braho për Report TV: Rast suksesi, si veprohet për ekzekutimin e vendimit me burg dhe kur ndërhyn Interpoli
Juristi Ledio Braho e konsideroi një rast suksesi vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për Report Tv, Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet në rastin e ekzekutimit të vendimit, kur ai ndodhet në Shqipëri dhe jashtë saj.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Drama e Ambrës/‘Motrat u birësuan,unë mbeta rrugëve 12-vjece" (22-09-2021)
E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjeç, kur një mik i babait të tij e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të. Ato dy personat kanë qenë tek shtëpia, kur kanë bërë muhabetin për Oracion. Angelo Borelli rreth të 50-tave ka qenë në shtëpinë tonë. Një mik i babait i ka mbushur mendjen prindërve të mi. Shoku i tij kishte djalin përkthyes. Në verën e 1999 janë bërë bisedat, ndërsa në fillim të vitit 2000 vëllanë e morën në Itali. Ato thonin se djali do iki në Itali dhe do merrnin edhe familjen me vete. Italiani e dinte sikur ajo nuk ishte nëna biologjike e djalit, është mashtruar nga shoku i babait. Vëllai ka dal në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Besniku e mori në shtëpinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar familjes italiane. Familja italiane ia ka ndryshuar emrin nga Oracio në Tomas Borelli. Në Sicilia u birësua. Angelo ka ardhur disa herë në familjen tonë për t'i nxjerrë vizën nënës. Pasi çifti italian të birësonte djalin, ne si familje do shkonim të jetonim atje që të ishim afër. Babai ka qenë pak i alkoolozuar mami analfabete. Nëna bëri një denoncim, pasi u ndërprenë kontaktet. Babai u dënua për 5 vite burg për shitje të fëmijës, ndërsa nënës iu hoq e drejta prindërore. Çdo gjë është bërë jo me ligj. E merrnim italianin në telefon, por ai na gënjente se do na merrte edhe neve në Itali. Nëna i pyeste për djalin dhe ai nuk i jepte asnjë info, nuk na e nxirrte në telefon. Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pa përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit. Uroj të gjej motrat, dua të bashkohemi të gjithë. I kam rritur të gjithë fëmijët. Në shkurt të vitit 2012 janë birësuar motrat. Shpresoj që të kemi lajme të mira për motrat dhe vëllain të bashkohemi.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Prindërit vdiqën brenda vitit, fati i 8 jetimëve të ndarë në…
E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjec kur një mik i babait të tij Kujtimit, e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të. Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pas përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit.
-
VIDEO
Vendimet e qeverisë/ 3 mld lekë për rindërtimin, Gjermania 28 mln euro për universitetet! Marrëveshje për decentralizimin dhe dixhitalizimin e bashkive
Qeveria shqiptare ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë, ku janë marrë edhe vendimet në kuadër të programit të qeverisë për mandatin e tretë qeverisës. qeveria ka marrë vendim që t'i kalojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit 3 miliardë lekë për të vijuar punët me shpejtësi në terren në mënyrë që të përmbyllen në shtatorin e vitit 2022, të gjitha gjurmët e tërmetit të vitit 2019
-
VIDEO
2 vite burg për Adriatik Llallën, Çupi: Drejtësia e re po vepron, qytetarëve po u kthehet besimi! Vendi ishte në humnera të thella padrejtësie, sot po pastron armatën e saj
Analisti Frrok Çupi tha se dënimi pikërisht i Adriatik Llallës është shumë domethënëse për shkak të postit të lartë që mbante, ku në vend të bënte drejtësi ishte kthyer në një ndërlidhës të krimit e korrupsionit me njerëzit në pushtet.Çupi tha se reforma në drejtësi tregoi se Shqipëria ndodhej në një humnerë të thellë padrejtësie, por sot me pastrimin e drejtësisë, njerëzve po u kthehet besimi.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në katin e 6-të, ndërron jetë në spital 6-vjeçari
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", ku 6-vjeçari teksa po qëndronte në ballkon ka rënë nga kati i gjashtë, për pasojë ka gjeture vdekjen.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë! 80% e spitaleve COVID të mbushura! Shitja e pasaportave të vaksinimit? 'E rëndë, të denoncohet'
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi masat antiCOVID që janë në fuqi. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë.
-
VIDEO
BE, Zvicra dhe Suedia së bashku me qeverinë, krijojnë fond për dixhitalizimin e shërbimeve vendore
Një fond i përbashkët mes disa donatorëve dhe qeverisë shqiptare do të krijohet për të ecur para me reformën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe modernizimit të shërbimeve të qeverisjes vendore.
Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra që do të japin një fond për dixhitalizimin e shërbimeve vendore së bashku me kontributin e qeverisë shqiptare. Ky ishte një nga vendimet e marra sot në Këshillin e Ministrave, ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ky program është i treti në radhë dhe do të quhet 'Start 3'
-
VIDEO
Këshilli i ministrave: Miratuam metodologji të re për menaxhim më të mirë të mbetjeve
Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është miratuar një amendim me qëllim menaxhimin më të mirë të mbetjeve.
““Kemi miratuar amendim të një VKM ekzistuese, që ka të bëjë me mënyrën sesi menaxhohen mbetjet, është e rëndësishme të kuptojmë se një mirë menaxhim kërkon të dhëna të sakta, ai është një riamendim i asaj që ka qenë ku theksohet se njësitë e qeverisjes vendore duhet të përllogarisin mbetjet që kanë në territoret e saj. Situata që kemi në terren në momentin që duam të fusim instrumente për pastrimin e territorit ndeshet me mungesë informacioni nga pushteti vendor, dhe ka qenë një punë e gjatë e bërë nga ministria e Mjedisit. Me angazhimin e qeverisë për të ndjekur një nga objektivat më kryesorë të kësaj periudhe që ka të bëjë me pastrimin e territorit që nuk do të bëjë dot vetëm me bashkitë do të bëjë të mundur që metodologjia që do të na ndihmojë për të pasur në vëmendje një gjë të tillë. Duke filluar nga kjo javë ne do të jemi në terren për të pasur në vëmendje një të të tillë”, ka thënë Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.