-
VIDEO
‘Aksion’ për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkohen drejtuesit e pabindur, 9 persona në pranga, pezullohen 46 leje në 24 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, janë intensifikuar përpjekjet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke ushtruar kontrolle në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane dhe 21 , për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.
-
VIDEO
Visar Zhiti ‘rrëmben’ në Berat çmimin e parë për ‘përkthimin më të mirë’: Ky qytet është një metropol i historisë dhe shpirtit të kombit
Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti është nderuar në Berat me Çmimin e Parë Letrar Kombëtar "Vexhi Buharaja 2021". Dorëzimi i çmimit u organizua në Bibliotekën "Vexhi Buharaja" të qyetit me pjesëmarrjen e miqve, shkrimtarëve, artistëve, lexuesve, përfaqësuesve të bashkisë Berat dhe të afërmve të shkrimtarit. Visar Zhiti, shkrimtari i përndjekur në periudhën e regjimit komunist e rrëmbeu çmimin e parë, për përkthimin më të mirë. Takimi për dorëzimin e çmimit është organizuar në formën e diskutimeve vlerësuese për veprat dhe poezinë e shkrimtarit.
-
VIDEO
Degradimi i ‘Urës së Zogut’ mbi Lumin Mat, aktivistë dhe të rinj ngrihen në protestë
Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistet e shoqërisë civile dhe nga grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini. Ata u mblodhen të dielën pranë objektit monument kulture i cili ka pësuar dëmtime të rënda gjatë këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen totale. Aktivistet e konsiderojnë të pafalshme mos ndqrhyrjen e shtetit për të mbrojtur Urën e Zogut, pavarësisht se është bërë dhe një peticion me 3 mijë firma të qytetareve.
-
VIDEO
Veliaj takon kreun e Komunës së Gjakovës: Vitin e ardhshëm, Tirana epiqendër e të rinjve tanë, ne jemi ‘një’
- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
-
VIDEO
Sharrë, nxënësit vizitorët e parkut të gjelbëruar, njihen me procesin e menaxhimit të mbetjeve
Nxënës të të gjitha moshave ishin në Sharrë në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit. Ata vëzhguan nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve deri në kapsulimin e tyre. Po ashta nxënësit vizituan parkun e gjelbëruar, duke mësuar se natyra dhe biodiveristeti rikthehet për qytetarët falë teknologjisë për menaxhimin e mbetjeve.
-
VIDEO
Qëlloi gruan më pas veten, flasin të afërmit dhe fqinjët e çiftit të vrarë në Divjakë: Hekurani ka pasur shenja depresioni së fundmi, gjendja ekonomike të vësh duart në kokë
Familja Rrasa në fashatin Babunj ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Hekuran Rrasën 58 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por me njëri tjetrin shkonin mirë. Ditët e fundit, Hekurani sipas një fqinjeje nuk ka qenë mirë dhe ka shfaqur shenja depresioni. Hekuran Rrasa pastronte në bashki, por kjo nuk e kishte ndryshuar aspak gjendjen e tyre ekonomike. Halli i tyre ishte qe gjendja ekonomike, thotë fqinjët, ndërsa nënvizojnë se çifti nuk kishin pasur debate me njëri-tjetrin më parë.
-
VIDEO
Karta e bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit Davide Pecorelli, u aktivizua 8 muaj pas zhdukjes së inskenuar në Pukë
Aktivizimi i kartës së bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 8 muajsh nga zhdukja e tij. Bashkëpuntori i tij shqiptar u raportoi hetuesve për aktivizimin e kartës
-
VIDEO
Vrau gruan më pas veten, flasin të afërmit e famijes Rrasa në Divjakë: Ka pasur shenja depresioni ditët e fundit, gjendja e tyre ekonomike të vësh duart në kokë
Familja Rrasa me fahatit Babunj ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Hekuran Rrasën 58 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa.
Familjarët të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por me njëri tjetrin shkonin mirë.
-
VIDEO
Po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 42-vjeçari në Fier
Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë në vend vijon, policia e Fierit ka evidentuar një tjetër rast të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit.
-
VIDEO
Rama poston video nga Lezha: Po çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës! Ka përmirësuar mjedisin, infrastrukturën dhe profilin turistik
Me një video nga qyteti i Lezhës e ka nisur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Makina del nga rruga në aksin Burrel-Ulëz, plagosen 6 familjarët, mes tyre një fëmijë! Njëri niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident me 6 të plagosur është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Burrel- Milot, në afërsi të fshatit Baz.
-
VIDEO
Me shpejtësi deri 156 km/h në aksin Sauk-TEG, hiqen disa patenta! Arrestohen 2 shoferë të dehur në Tiranë
Shpejtësia mbi normat e lejuara në makinë, është kthyer shpesh më vrasëse. Pavarësisht rasteve fatale, shoferët vijojnë te ecin me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrolleve në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg policia konstatoi 21 shoferë me shpejtësi deri në 156 km/h. Si masë ndëshkuese 10 prej shoferëve u është hequr patenta kurse 11 të tjerët janë gjobitur.