• VIDEO

    Nisin lëvizjet për t’i hequr licencën kompanisë ‘Fusha’, 5 muaj pasi fitoi tenderin për pastrimin 1/4 e Tiranës! ‘Fusha’ sh.p.k: Veliaj duhet të ketë ngatërruar zonat

    Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi heqjen e licencës kompanisë që është kontraktuar për pastrimin e zonës 4 të Tiranës pasi nuk po kryen shërbimin. Tenderin për pastrimin e kësaj zone e ka fituar kompania ‘Fusha’ e Shkëlqim Fushës që në shkurt 2021. Kompania ‘Fusha’ pretendon se kritikat e kryebashkiakut nuk i adresohen asaj dhe se nuk e kishte me zonën nr. 4.

  • VIDEO

    Përmbytet Kukësi, banorët: S' ka ndodhur kurrë më parë! Bashkia: Kolektori është bllokuar nga ndërtimet e reja

    Si asnjëherë më parë reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Kukësit. Banorët thonë se kjo është e paprecedente dhe vjen si pasojë e bllokimit të kolektorit dhe kanaleve kulluese. Bashkia e pranon problematikën, por ende nuk e ka gjetur zgjidhjen

  • VIDEO

    Universitetet hapin dyert për vaksinimin antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë: Do të vijojmë edhe në tetor! 66% e pedagogëve, mësuesve e edukatorëve janë vaksinuar me dy doza

    Në të gjitha universitetet publike dhe jopublike në vend, ka nisur vaksinimi për pedagogë e studentë, për të rritur aksesin në vaksinim, për mbrojtjen e tyre dhe për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik. Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 66% e pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve janë  vaksinuar me dy doza

  • VIDEO

    Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, shuhet familja Gjoka! Pas dy motrave dhe mamasë, humb jetën edhe djali 12-vjeçar

    Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.

  • VIDEO

    Babai i vrau nënën dhe më pas veten, djali i çiftit Rrasa kërkon ndihmë në Report Tv: Kemi jetuar në varfëri ekstreme, s'shkoja as në shkollë

    Varfëria vrau çiftin Rrasa në Divjakë. Kushtet e vështira të jetesës shtynë  Hekuran Rrasën 58 vjeç të vrasë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas edhe veten.

    Çifti lanë pas djalin e tyre Leonard Rrasa, 21 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmë përmes emisionit "Pa Gjurmë" në Report TV. Leonard Rrasa tregon se i ka blerë babait të tij një paketë, më pas është larguar, por kur është kthyer në banesë ka gjetur të vdekur të dy prindërit.  21 vjeçari thotë se nuk ka shkuar as në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike.

  • VIDEO

    Ekskluzive/I dështoi plani për inskenimin e vrasjes, Shqipëria nis hetimet për shkatërrim prone e dëmtim varresh ndaj Pecorellit! Në makinë u gjet kafkë njeriu

    U gjet i gjallë teksa vazhdonte rrugëtimin e tij të arratisjes për t'iu shmangur borxhlinjve dhe përfituar siguracionin, prokuroria e Pukës vë nën akuzë italianin Davide Pecorreli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh. 

  • VIDEO

    Përdhunuan në grup 4 muaj më parë 15-vjeçaren në Mirditë, prokuroria mbyll hetimet për 5 të akuzuarit: Kemi prova që kanë abuzuar me vajzën

    LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë. Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë "Arrest në burg" është ngritur akuza "Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" e kryer në bashkëpunim.

    Gjatë hetimeve organi i akuzës ka provuar se 5 burrat kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, ndërsa vetë të akuzuarit e kanë mohuar në vazhdimësi. Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji.

  • VIDEO

    Minatori Plaku humbi jetën në galerinë e kromit në Bulqizë, deputeti Krashi: Duhet monitoruar zbatimi i rregullave! Në 30 vitet e fundit, investimet për Dibrën kanë qenë me kursim

    Problemi është te siguria në punë. Ajo që duhet të ndodhë është monitorimi, për të ndjekur dhe për t'u siguruar që rregullat e dakordësuara zbatohen nga kompanitë që shfrytëzojnë këto pasuri", tha ai.

    Krashi u shpreh se në 30 vitet e fundit investimet në Dibër kanë qenë në pakta, duke lënë të nënkuptuar faktin se pasuria e kromit që zona ka është keq-shfrytëzuar, teksa thekson se qytetarët do të duhej të jetonin në kushte shumë më të mira se sa jetojnë sot. Ai theksoi se çështjen e minatorëve do ta ngrejë edhe në Parlament, për të ndërmarrë më pas hapat e domosdoshëm për t'i dhënë fund kësaj situate.

    "Nuk kam fjalë për ngjarjen, çdo humbje jete është e trishtë. Unë vij nga një vend që minierat i ka patur punëdhënësit më të madh në sektorin publik dhe privat. Zonat e Bulqizës, por dhe të tjera në Dibër janë të pasura me krom. Sa i përket investimeve, në 30 vitet e fundit kanë qenë më shumë kursim. Investimet publike kanë qenë me kursim, por tani vëmendja po kthehet drejt Dibrës. Do të negocioj fort me institucionet, me Ministrinë e Infrastrukturës. Do të kërkoj atë që unë mendoj se qytetarëve i takon, do të jetë një nga prioritet më të mëdha që do ta çoj edhe në parlament si çështje. Pasuria atje është shumë e madhe dhe qytetarët duhej të jetonin shumë më mirë sesa jetojnë sot", theksoi ai.

    60-vjeçari Plaku mbeti i bllokuar në galerinë e minierës në Bulqizë si pasojë e shembjes së masivit të mineralit, ndërsa trupi i pajetë i tij u nxor në mesnatë.

  • VIDEO

    Rama publikon pamje nga shkolla e rikonstruktuar ‘Dom Nikollë Kaçorri’ në Kamëz: Asnjë gjurmë nga tërmeti, 420 fëmijë do mësojnë në ambiente të reja

    Nxënësit e shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” tashmë do të ulen në bankat e shkollës, në ambiente krejtësisht të reja, që nuk kanë asnjë gjurmë nga tërmeti i 26 nëntorit.

  • VIDEO

    Nishani: Lëvizja e Berishës mund të jetë për interesa personale, por i shërben partisë! Disa takime po ia organizojnë deputetë të PD! S’ka pakt të fshehtë me Bashën

    Ish-presidenti Bujar Nishani nuk e ka përjashtuar si mundësi që Lëvizja e Sali Berishës të ketë ardhur për interesa personale, pas përjashtimit nga grupi i PD, por është i bindur se kjo i shërben partisë. Ai nuk beson te një pakt i fshehur me Lulzim Bashën, e ndërsa shtoi se me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, kryedemokratit ‘do i merren ‘çelësat e partisë’

  • VIDEO

    "Unë burra më të mirë i kam futur në dhe dhe jo më ty", kërcënoi policët në Durrës por procedohet në gjendje të lirë

    "Unë burra më të mirë i kam futur në dhe jo më ty. S'më njihke mirë ti mua". Me këto fjalë i drejtohet policëve, me një sjelljë shumë të dhunshme, drejtonte makinën pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l, dhe mjetin tip “Audi”, e kishte me xhama të riveshur por nga autoritetet thjesht procedohet në gjendje të lirë.   

    Përmes një njoftimi për mediat policia e Durrësit ka dhënë informacion në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur.

    Policia thotë se nga kontrollet e kryera ka rezultuar se Alert Karamani drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l. Më pas ai i ka kërcënuar punonjësit e Policisë, duke mos lënë gjë pa thënë.

    "Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë" dhe “Kanosja për shkak të detyrës". Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).  

    DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm", thotë policia e Durrësit.

  • VIDEO

    Festa të shfrenuara me drogë e alkool, 150 turistë në Porto Nova: Në Shqipëri çdo gjë është e mundur! Peshkatari: S'janë normalë! Autoritetet s'ndërhyjnë për ta ndaluar eventin

    Turistët shprehen se zgjedhin pikërisht këtë vend për shkak të faktit se janë 'në mes të askundit', ndërsa një tjetër thotë se në "Shqipëri çdo gjë është e mundur". 

    "Jam nga Sardenja e Italisë, këtu është bukur, kam dy ditë këtu, më pëlqen. Shqipëria është vend i bukur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që ta vizitojnë, edhe njerëzit janë shumë të mirë".

     

    "Jam nga Zvicra, kam 3 javë në Shqipëri. Këtu është super, është shumë bukur. Çdo gjë është perfekte, jemi në mes të askundit, të qetë, por edhe qytetin e kemi shumë afër për të shkuar. Më pëlqen me të vërtetë shumë Shqipëria, do ta vizitoj sërish. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur".

     

    "Unë vij nga Roma, Itali. Më pëlqen me të vërtetë këtu, është shumë këndshëm. Unë udhëtoj shumë, e dua këtë vend. Kam ardhur këtu me miqtë e mi".

    Grupimi “Ileghal Techno” është një festë e paligjshme ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë Europa, ku nuk mungojnë dhe shqiptarë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme, duke u argëtuar pa limit e duke përdorur masivisht alkool dhe lëndë narkotike. E pavarësisht kësaj, autoritete shqiptare nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar organizimin në Shqipëri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv