• VIDEO

    Shkrumbohen tre makina gjatë natës në Vlorë, dy në pronësi të një personi, zjarrvënia e qëllimshme

    Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë, ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

    Dy automjete janë shkrumbuar në fshatin Vllahinë në Selenicë rreth orës 03:17 të mëngjesit të sotëm, ndërsa makinat rezultojnë në pronësi të Tomor Karçanit. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por nuk ka ende të tjera detaje për ngjarjen.

  • VIDEO

    Rama vizitoi Akademinë Ushtarake në Nju Jork dhe 'ngriti studentët në këmbë': Leje për të gjithë në fundjavë

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju Jork.

    I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri shfaqet përballë qindra studentëve të akademisë ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që ta përdorin gjatë fundjavës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 21 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga urimi i veçantë i Kadaresë për ditëlindjen e Helenës te sherr dhe tension në mbledhjen e PD-së e deri tek lacat e urbanëve të Tiranës.

  • VIDEO

    'Atvrasje ne PD dhe Fontana e çmimeve

    PD po shkatërrohet pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga PD liderin historik Sali Berisha. Kështu tha deputeti i PD Flamur Noka në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, ndërsa ka zbardhur edhe debatet që ka bërë me Bashën sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Ai pohoi se Basha e quajti bazën e partisë, anti-amerikanë

  • VIDEO

    Inskenoi vdekjen e tij, 'zbërthehet' Pecorelli: Kam shkelur disa ligje në Shqipëri! Nuk do të bëj më kurrë biznes në Itali! Për disa muaj jetova me murgj

    Davide Peccoreli, ka folur për mediat italiane pasi ka dhënë variantin e tij përballë prokurorëve për atë se çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre 8 muajve që ai kishte inskenuar vdekjen e tij. Përballë dy prokurorëve dy Petracini dhe Kantoni në Perugia, Pecorelli ka pranuar se ka shkelur disa ligje në Shqipëri, por nuk ka treguar detaje në lidhje me veprat penale të kryera në vendin tonë

  • VIDEO

    Rama në SHBA, pritet me ceremoni në akademinë Ushtarake 'West Point' në New York

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, në kuadër të takimeve në OKB.

    Gjatë një vizite në Akademinë Ushtarake “West Point", në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, Rama është pritur me ceremoni.

  • VIDEO

    Pogradec, mbahet konkursi kombëtar i letërsisë satirike! Agron Goga merr çmimin e parë në prozë, Jani Duri në poezi

    Me një mbrëmje gala të ndarjes së çmimeve dhe plot emocione është përmbyllur konkursi mbarëkombëtar i Letërsisë satitiriko-humoristike mbajtur për herë të parë në Tushemisht të Pogradecit.

    Çmimi i parë në prozë shkoi këtë herë për Agron Gogën ndërsa në poezi më i miri u kurorëzua Jani Duri. Organizatorja Flora Nikolla thotë se ky konkurs shërbeu edhe për të krijuar një hartë të më të mirëve në këtë zhanër.

  • VIDEO

    Faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Tiranës, plotësohen 64% e kuotave! Mungesë studentësh, gjuha ruse e greke nuk do hapen

    Ka përfunduar faza e parë e regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Tiranës. Rektori Artan Hoxha thotë se kanë mbetur të lira dhe 1874 kuota, ndërsa tregon dhe degët që nuk do të hapen këtë vit pasi nuk ka interes nga studentët.

  • VIDEO

    Vret gruan dhe veten. Djali: Dhoma ku dhanë shpirt prindërit, nuk do hapet më

    Familja Rrasa në fashatin Babunj ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Hekuran Rrasën 58 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por me njëri tjetrin shkonin mirë. Ditët e fundit, Hekurani sipas një fqinjeje nuk ka qenë mirë dhe ka shfaqur shenja depresioni. Hekuran Rrasa pastronte në bashki, por kjo nuk e kishte ndryshuar aspak gjendjen e tyre ekonomike. Halli i tyre ishte qe gjendja ekonomike, thotë fqinjët, ndërsa nënvizojnë se çifti nuk kishin pasur debate me njëri-tjetrin më parë. Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër. Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Kur djali i çiftit, Leonard Rrasa, 21 vjeç, ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës. 45-vjeçarja nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

  • VIDEO

    Andoni: Dhe pse e përjashtoi, Basha ndjek frymën 'Berishjane'

  • VIDEO

    Inskenon vdekjen dhe jeton në arrati,dorëzohet pas 9 muajve biznesmeni italian/Gazetari Rusta tregon

    U gjet i gjallë teksa vazhdonte rrugëtimin e tij të arratisjes për t'iu shmangur borxhlinjve dhe përfituar siguracionin, prokuroria e Pukës vë nën akuzë italianin Davide Pecorreli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh. ReportTv mëson eskluzivisht se hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorrelit të ndodhur në Janar të këtij viti në Pukë. Akuza për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në rinas ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda. Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Ky krim sipas hetuesve dyshohet se është kryer në bashkëpunim ndërsa pasditen e kësaj të hëne biznesmeni italian do të merret në pyetje nga prokurorët e Peruxhjas. Veç këtyre akuzave ai rrezikon edhe një procedim penal në Itali për falsifikim të letërnjoftimit pasi rezulton se gjatë kohës që qëndroi në Itali i fshehur ai përdorte një identitet të rremë nga i veti. Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë. Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh të shtunën pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Dje gazetat italiane, zbuluan se me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 9 muajsh nga zhdukja, është bërë një tërheqje e parave në një bankë në Romë. Ka qenë bashkëpuntori i tij shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili u raportoi hetuesve për aktivizimin e kartës në 12 shtator.

  • VIDEO

    Vret gruan dhe veten, flet i biri në Pa Gjurme:Babai para se te kryente krimin, me dëboi nga shtëpia

    Familja Rrasa në fashatin Babunj ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Hekuran Rrasën 58 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por me njëri tjetrin shkonin mirë. Ditët e fundit, Hekurani sipas një fqinjeje nuk ka qenë mirë dhe ka shfaqur shenja depresioni. Hekuran Rrasa pastronte në bashki, por kjo nuk e kishte ndryshuar aspak gjendjen e tyre ekonomike. Halli i tyre ishte qe gjendja ekonomike, thotë fqinjët, ndërsa nënvizojnë se çifti nuk kishin pasur debate me njëri-tjetrin më parë. Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër. Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Kur djali i çiftit, Leonard Rrasa, 21 vjeç, ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës. 45-vjeçarja nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv